Ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka ofruar 50 mijë euro garanci për të lënë qelinë, por kjo është rrëzuar nga GJKKO.
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar këtë të martë (24 mars), kërkesën e ish-Presidentit Ilir Meta për zbutjen e masës së sigurisë.
Kujtojmë që kreu i Partia e Lirisë, Ilir Meta, depozitoi një kërkesë të re në GJKKO, ku kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më të lehtë.
Kërkesa u bë vetëm një ditë pasi gjykata vendosi kalimin për gjykim të dosjes penale ndaj Metës dhe disa personave të tjerë, përfshirë Monika Kryemadhi, Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku.
Procesi ndaj tij lidhet me akuza për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, ndërsa çështja tashmë ka hyrë në fazën e gjykimit në themel.











