Ka përfunduar masa e sigurisë në GJKKO për ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni.
Masa e sigurisë mësohet se u la në fuqi, arrest shtëpiak dhe pezullim nga detyra.

Pak minuta më parë dhe pas më shumë se dy orësh seance për njohjen e akuzave dhe masës arrest shtëpie dhe pezullim nga detyra të ngritura nga SPAK, Hyseni ka dalë nga godina e heshtur dhe nuk bëri asnjë prononcim për mediat, ndryshe nga deklarata e shkurtër që dha kur hyri në institucion.
Policia ka zbatuar masën e sigurisë së dhënë si në hyrje, ashtu edhe në dalje për ish-drejtoreshën e shërbimit sekret.











