• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

GJKKO dërgon për gjykim dosjen ndaj grupit të strukturuar kriminal të Laert Haxhiut, ja akuzat

by Os De
12/12/2025 14:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në seancën paraprake të kësaj të premteje, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve vendosi të dërgojë për procedimin penal  të vitit 2023, të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të të pandehurve Laert Haxhiu, Artan (Marjus) Tafani dhe Kristi Bixheku.

Haxhiu akuzohet për  kryerjen e veprave penale: “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Mbajtja pa leje i armëve, armëve shpërthyese ose e lëndëve plasëse’’, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 05.04.2021, në Lushnjë, në dëm të viktimës A.A.;

“Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Mbajtja pa leje i armëve, armëve shpërthyese ose e lëndëve plasëse”, në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 29.05.2021, Lagjia ****, pallati nr.****, Lushnje, në dëm të shtetasve B.Ç dhe E.Ç.; “Vrasje me paramendim”, e kryer për interes, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 01.06.2021, ora 21:15, në Tepelenë, në dëm të viktimës Ç.S, të parashikuar ;“Vrasje me paramendim”, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” ngjarje e ndodhur në datën 02.06.2021, në dëm të viktimës F.Xh..

“Vrasje me paramendim” e kryer për interes, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i Strukturuar Kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në lagjen ****, Peqin, më datë 17.10.2021, në dëm të viktimës A.S (E.M), “Vrasje për gjakmarrje”, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në ****, Peqin, më datë 27.12.2021, në dëm të A.(D.)B; “Vjedhje me armë”, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e automjetit të shtetasit G.Ç, më datë 27.01.2022, në autostradën Tiranë-Elbasan; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, derisa pa kryer vjedhjen me armë në dëm të shtetasit G.C, më datë 27.01.2022,

; “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, e kryer për interes, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 20.04.2022, në Lushnje, në dëm të viktimës K.M,; “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 08.06.2022, në Durrës, në dëm të shtetasve B.R e R.R; “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” në formë të veçantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e datës 06.07.2022, rreth orës 21:00, në Lushnje, në dëm të shtetasit R.G, “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 01.11.2022, në Lushnje, në dëm të shtetasit B.T;

“Shkatërrim i pronës me eksploziv”, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 31.12.2022, në Lushnje, në dëm të shtetasit B.T/R.T, të parashikuar përkatësisht nga nenet 152 paragrafi 1, 28 pika 4, 333/a paragrafi 1, 334 si dhe 278 paragrafi 1 të Kodit Penal; “vjedhje me armë”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 22.02.2023, në ****, Shijak (Durrës), në dëm të shtetasit M.Z (automjetit të tij), të parashikuar përkatësisht nga nenet 140, 28 pika 4, 333/a, paragrafi 1 dhe 334 të Kodit Penal;

“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, derisa pa kryer vjedhjen me armë të automjetit në pronësi të shtetasit M.Z, ndodhur më datë 22.02.2023, të parashikuar nga neni 278 paragrafi 1 të Kodit Penal; “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në formë të veçantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në periudhën prill-maj 2024, në Lushnje, në dëm të shtetasit G.H, të parashikuar përkatësisht nga nenet 80, 28 pika 4, 333/a paragrafi 1 dhe 334 të Kodit Penal.

Ndërkohë Kristi Bixheku, akuzohet për kryerjen e veprave penale: “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, në formë të veçantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 01.11.2022, në Lushnje, në dëm të shtetasit B.T, të parashikuar përkatësisht nga nenet 152 paragrafi 1, 28 pika 4, 333/a, paragrafi 2, si dhe 278 paragrafi 1 të Kodit Penal; “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, në formë të veçantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 31.12.2022, në Lushnje, në dëm të shtetasit B.T/R.T, parashikuar nga nenet 152 paragrafi 1, 28 pika 4, 333/a paragrafi 2, 334 si dhe 278 paragrafi 1 të Kodit Penal;“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në formë të veçantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në periudhën Prill-Maj 2024, në Lushnje, në dëm të shtetasit G.H, të parashikuar përkatësisht nga nenet 80, 28 pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 të Kodit Penal. 3.

Ndërkohë Artan (Marjus) Tafani, akuzohet për kryerje e veprave penale: “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në formë të vecantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e datës 06.07.2022, rreth orës 21:00, në Lushnje, në dëm të shtetasit R.G, të parashikuar përkatësisht nga nenet 80, 28 pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 të Kodit Penal, si dhe kërkesën për gjykim të shkurtuar të të pandehurve Kristi Bixheku dhe Artan (Marjus) Tafani, trupit gjykues të përbërë prej tre gjyqtarësh, tërësisht të ndryshëm nga ky trup gjykues monokratik dhe hedhjen e çështjes në short për arsye se gjykata çmon se ka prova të mjaftueshme në mbështetje të akuzës. II.

 

Next Post
Avokati i Popullit, pretendimet e ngritur nga PD/ Reagon Mustafaj: Efekti i oborrit duhet thyer! Marrëzia duhet të marrë fund

Avokati i Popullit, pretendimet e ngritur nga PD/ Reagon Mustafaj: Efekti i oborrit duhet thyer! Marrëzia duhet të marrë fund

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

BSH për buxhetin e paketën fiskale: Frenoni emigracionin, korrigjoni skemën e pensioneve dhe ruani borxhin

November 2, 2026
Supermarketet evropiane nën sulm kibernetik, në shënjestër të hakerëve sistemet e frigoriferëve

Supermarketet evropiane nën sulm kibernetik, në shënjestër të hakerëve sistemet e frigoriferëve

November 2, 2026
“TVSH-ja në hoteleri rritet në 10%”- Rama për buxhetin: Supertaksa për apartamentet bosh dhe vilat në bregdet!

VIDEO / Rama: Provim kombëtar për administratën, do krijojmë institucione europiane

November 2, 2026
“Do të bëhem zoti Veto”, Trump e ka një plan nëse demokratët marrin Kongresin

“Do të bëhem zoti Veto”, Trump e ka një plan nëse demokratët marrin Kongresin

November 2, 2026
Champions League/ Bayern luan në Madrid, duel delikat për Barcelonën. Spikat edhe United-Roma

Champions League/ Bayern luan në Madrid, duel delikat për Barcelonën. Spikat edhe United-Roma

November 2, 2026
Hajdutët i marrin 6 800 euro të moshuarës që i kishte kursyer për operacion

Hajdutët i marrin 6 800 euro të moshuarës që i kishte kursyer për operacion

November 2, 2026
Irani: Mund ta rihap Ngushticën e Hormuzit brenda dy ditësh, nëse SHBA pranon kushtet tona

Irani: Mund ta rihap Ngushticën e Hormuzit brenda dy ditësh, nëse SHBA pranon kushtet tona

November 2, 2026
“I kemi dëgjuar më shumë se kushdo”- Rama: “Profesori i dhunës” ideologjizoi një grup Antifa, ky është një revolucion imagjinar!

“Shkalla e meritës”, Rama dhe Pirdeni prezantojnë planin e ri të vlerësimit në administratë

November 2, 2026
Sulmet ajrore në Myanmar, të paktën 15 civilë të vrarë, mes tyre një foshnjë

Sulmet ajrore në Myanmar, të paktën 15 civilë të vrarë, mes tyre një foshnjë

November 2, 2026
Dalin pamjet nga aksidenti tragjik që i mori jetën gruas shkodrane (VIDEO)

Dalin pamjet nga aksidenti tragjik që i mori jetën gruas shkodrane (VIDEO)

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In