• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

GJKKO dënon me 8 vite burg Shkëlzen Dacin/ U akuzua për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal

by Os De
29/09/2025 15:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka dënuar me 8 vite burg Shkëlzen Dacin, i akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal dhe për pjesëmarrje në organizatë kriminale. 

Fillimisht ai u dënua me 12 vite, por përfitoi ulje prej 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar. 

Daci ishte një prej 28 personave të arrestuar në korrik të vitit 2021, në kuadër të operacionit “Shpirti”. Grupi i arrestuar ishte pjesë e një rrjeti kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike. 

 Njoftimi i GJKKO: 

REPUBLIKA E SHQIPËRISË GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR 

NJOFTIM PËR MEDIAT

1.Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin eҫështjespenale që i përket procedimit penal nr. 36/2 të vitit 2019 (238 të vitit 2017), me të pandehur Shkëlzen Daci, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikim i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal”.

2.Gjykimi i kësajҫështjeu zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Alfred Konomi, Sokol Pasho dhe Migena Laska, me vendimin Nr. 60, datë 29.09.2025 vendosi: 

  1. Deklarimin fajtor tëtëpandehurit Shkëlzen Daci për kryerjen e veprës penale të “Trafikim i lëndëve narkotike”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 283/a/1,28/4 të Kodit Penal dhe në bazë edhe të nenit 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet burgim. 
  2. Deklarimin fajtor tëtëpandehurit Shkëlzen Daci për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3(tre) vjet burgim. 
  3. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve të dhëna, i pandehuri Shkëlzen Daci dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.
  4. Në aplikim të nenit 406/1 tëK.Pr.Penale, i ulet 1/3 e masë së dënimit të dhënë dhe në përfundim dënimin e të pandehurit Shkëlzen Daci me 8 (tetë) vite burgim.
  5. Në aplikim të Nenit 14 të ligjit Nr.8328 datë 16.04.1998 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosur” i ndryshuar i pandehuri Shkëlzen Daci ta vuajë dënimit në burgun e sigurisë së lartë.
  6. Shpenzimetprocedurialei ngarkohen të pandehurit. 
  7. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për ekzekutimin e këtij vendimi.
  8. Kundër këtij vendimi lejohet ankimbrënda15 (pesëmbedhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të këtij vendimi. 
Next Post
Iu sekuestruan pasuri me vlerë 3 mln € / Flet noterja 35-vjeçare: Vijoj punën, e shkuara e bashkëshortit nuk mund të më prekë mua

Iu sekuestruan pasuri me vlerë 3 mln € / Flet noterja 35-vjeçare: Vijoj punën, e shkuara e bashkëshortit nuk mund të më prekë mua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In