• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

GJKKO bashkon çështjet për Berishën e Malltezin, zbulohet arsyeja pse u shty seanca për dhëndrin

by Java News
04/03/2024 13:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka vendosur bashkimin e dy çështjeve, të Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit. Kërkesa e tyre për heqjen e masës së sigurisë arrest në shtëpi do të shqyrtohet më 8 mars në orën 09:00. Ndërkohë, seanca për Malltezin u shty pasi avokati ka kërkuar kohë që të njihet me informacionet e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme.

“Gjykata pasi kreu verifikimin e paraqitjes së palëve, konstatoi se nuk ishte paraqitur personalisht, kërkuesi/i hetuari Jamarbër Malltezi. Referuar akteve respektive të njoftimit të depozituara nga ana e shërbimeve të policisë gjyqësore, Komisariatit të Policisë nr.1 Tiranë, rezultoi se shtetasi nën hetim Jamarbër Malltezi, i cili ndodhet me masë sigurimi personal “arrest në shtëpi” kishte marrë dijeni për datën dhe orën e zhvillimit të seancës gjyqësore, dokumentuar nëpërmjet kopjes së fletëthirrjes, të nënshkruar personalisht nga ana e tij me shënimin “Nuk do jem personalisht. Do përfaqësohem nga avokatët”.  Për sa më sipër, gjykata e konsideroi njoftimin si të kryer, duke qenë se rezultoi i shprehur edhe vullneti i tij lidhur me të drejtën për të mos marrë pjesë në gjykim (ndodhur në kushte e  masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” ) dhe vijoi gjykimin në mungesë të kërkuesit/personit nën hetim Jamarbër Malltezi, duke u mbrojtur interesat e këtij të fundit nga ana e avokatit të zgjedhur me prokurë të posaçme.

Pasi gjykata ftoi palët për të parashtruar kërkesat paraprake, nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në nenin 246/6 të K.Pr.Penale,  u paraqit informacioni 2 mujor për personat nën hetim Jamarbër Malltezi dhe Sali Berisha, si dhe njëherazi u kërkua  që të procedohej me bashkimin e dy cështjeve gjyqësore në një të vetme, me kërkues Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi, me objekt revokim mase sigurimi, sipas nenit 92 të K.Pr.Penale, kërkesë për të cilën mbrojtësi i zgjedhur i kërkuesit, dakortësoi qëndrimin e prokurores si dhe kërkoi kohë për tu njohur me informacionin.

Për sa më sipër, gjykata bazuar në nenet 79, 92 të K.Pr.Penale vendosi të bëjë bashkimin e dy kërkesave penale, në një të vetme me nr.125, datë 23.02.2024, pasi çmoi se çështjet ndodhen në të njëjtën gjendje dhe shkallë procedimi pranë të njëjtës gjykatë.

Në këto kushte, Gjykata vendosi të ndërpresë shqyrtimin gjyqësor dhe të shtyjë seancën për në datën: 08.03.2024, ditë e premte, ora 09.00, për t’i lënë kohë avokatit që të njihet me informacionin me shkrim të paraqitur nga ana e prokurorisë,  në kuadër të nenit 246/6 të K.Pr.Penale”, njofton GJKKO.

/f.s

Next Post
Lesi flet për ‘surpriza’ nga SPAK: Brenda vitit merr brenda një tjetër të rëndësishëm nga…

3 mars 1997!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In