Ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që vendosi që mbajtja e tij në burg është e ligjshme. Në një postim në rrjeti sociale, Meta shkruan se: Asnjë suprizë nga Gjykata e Lanës! Pasi e zvarriti çështjen prej 6 muajsh, përtej çdo afati të arsyeshëm, me qëllim, vonimin në rrugën tonë drejt Strasburgut, sot tregoi edhe njëherë se kjo Gjykata nuk di të zhgënjejë. Vlerësimin tim për të e kam thënë që më 2 Mars 2020 kur këta betoheshin te Lana. Por se paku të kenë fare pak dinjitet dhe të mos vonojnë zbardhjen e vendimit të tyre.
Edhe njëherë i ftoj të gjithë mediat dhe gazetarët, më 27 prill, në seancën e parë të gjykimit në themel, dhe në të gjitha seancat e tjera, ku do të jem ballë për ballë me bandën, që më rrëmbeu në mënyrë banditeske dhe ku do të çmontojmë këtë proces farsë të neveritshëm të drejtësisë me regji”. Meta, në postim ka vendosur një foto gjatë manifestimit përpara atij që e ka quajtur “populli i 2 Marsit” në vitin 2021.
Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për shpalljen si antikushtetues të masës së sigurisë arrest me burg.
Gjykata thekson se masa e sigurimit personal ndaj ish presidentit është vendosur për një qëllim të ligjshëm, ndaj vendosi rrëzimin e kërkesës.











