• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Gjithnjë e më shumë shqiptare po martohen me serbë

by Aalison Pearse Stevens
01/08/2016 12:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk është se përbën më ndonjë habi të madhe. Disa djem nga rrethina e Oseçinës (Serbi) gjatë viteve të fundit kanë gjetur fatin e tyre duke u martuar me vajza nga Shqipëria. Shembull janë Lindita dhe Dragani nga fshati Gunajci te Oseçina, të cilët tash dy vjet jetojnë në bashkëshortësi të lumtur, shkruan B92 i Beogradit, transmeton Koha.net.

Një takim ka mjaftuar për Linditën e Draganin që ata të parapëlqejnë të kalojnë bashkë pjesën tjetër të jetë së tyre. Dragani kishte marrë vesh për Linditën përmes një shoku, derisa kishte qenë te e motra në Pozhegë. Menjëherë kishte udhëtuar për ta njohur.

“Ai erdhi aty dhe shkuam në dhomë. Aty biseduam. Atëherë shkëmbyem numrat e telefonave. Pastaj unë u ktheva në Shqipëri. U dëgjuam disa herë dhe pastaj ai kërkoi të vinte te ne. Unë pyeta vëllanë e nënën, dhe ata pranuan të vinte”, rrëfen Lindita.

“Unë shkova atje dhe mora fjalën për të. Pastaj pritëm 15 ditë, meqë kjo është procedura e tyre, e mandej unë me babain tim shkuam ta marrim nusen”, rikujton Dragani.

Distanca 900 kilometra nuk përbënte pengesë, as gjuha, as besimi. Ishte në mes dashuria që ndërtoi respektin, i cili sot, dy vjet më pas, përbën shtyllën e familjes.

“Unë jam tepër i kënaqur. Më duket se në rajon nuk do të mund të gjente një personalitet të tillë. Dragani im është shumë i lumtur. Është më i lumtur s që peshon që e ka gjetur atë”, tregon babai i Draganit, Miqa.

Pas ardhjes në këtë anë pemësh, Lindita për herë të parë voli mjedra, manaferra dhe kumbulla. Ajo iu përshtat shpejt punëve bujqësore në familjen Miqiq, e cila ka tetë hektarë tokë të punueshme. Dallimet në zakone, traditë e ushqim thuaja sikur s’kanë ekzistuar.

“U mësua me ushqimet tona. I përgatit të gjitha. Ajo gatuan bukë. Kur ka ardhur ka pasur 20 vjet dhe menjëherë nisi të gatuajë bukë dhe të përgatisë gjellëza”, tregon Sllavica, e ëma e Draganit.

Edhe pse ishte gati e sigurt që kjo anë do të boshatiset, në saje të shqiptareve të reja u bën me fat shumë të rinj në Podgorinë (Serbi).

“Janë disa sosh në Gunajc, Dragodol, në Skadar dhe në Stava, atje poshtë. Si i kanë gjetur?! I gjejnë çfare u duhen”, thotë Marija Aleksiq.

Ndonëse kanë lidhur kurorë sipas zakoneve civile dhe kishtare, administrata serbe Linduitebn e njeh si të huaj që qëndron në Serbi. Ajo paguan taksen e qëndrimit, ndërsa për vizën që jepet me afat të caktuar, çdo gjashtë muaj duhet të dalë jashtë vendit dhe të rikthehet. Për fat, kufiri me Bosnjën nuk është aq larg, po as ajo që bashkon djemtë dhe vajzat, thuhet në shkrimin e B92. (b.an)

Next Post

Zajmina braktis muzikën për dashurinë e re të saj? (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Divjakë/ Përplasen kokë më kokë dy automjete, disa të lënduar

Divjakë/ Përplasen kokë më kokë dy automjete, disa të lënduar

July 5, 2026
Berisha pas votimit për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar: Lista dinjitoze, përfaqësojnë elitën

“Kërkesat e tyre janë edhe të PD-së”, Berisha del në krah të protestuesve që kërkojnë edhe arrestimin e tij

July 5, 2026
Zyrtare, ja kur nisin aplikimet për universitet dhe si do të zhvillohet procesi

Zyrtare, ja kur nisin aplikimet për universitet dhe si do të zhvillohet procesi

July 5, 2026
Ministri serb merr pjesë në ceremoninë e Ali Khameneit, opozita kritikon Vuçiçin

Ministri serb merr pjesë në ceremoninë e Ali Khameneit, opozita kritikon Vuçiçin

July 5, 2026
Netanyahu drejt Uashingtonit, takim me Trump për Iranin dhe Lindjen e Mesme

Netanyahu drejt Uashingtonit, takim me Trump për Iranin dhe Lindjen e Mesme

July 5, 2026
Mbyllet seanca për protestuesit, dy mbeten në arrest shtëpie, të tjerët të lirë

Mbyllet seanca për protestuesit, dy mbeten në arrest shtëpie, të tjerët të lirë

July 5, 2026
Rama nda videon nga protesta: ‘Arkivoli politik’ është simbol i së shkuarës dhe nuk duhet të rikthehet

Rama nda videon nga protesta: ‘Arkivoli politik’ është simbol i së shkuarës dhe nuk duhet të rikthehet

July 5, 2026
Lëvizte me bombë të telekomanduar dhe maskë në makinë, arrestohet 38-vjeçari në Vaun e Dejës

Lëvizte me bombë të telekomanduar dhe maskë në makinë, arrestohet 38-vjeçari në Vaun e Dejës

July 5, 2026
Përkeqësohet situata nga zjarri në Fier, flakët avancojnë drejt një lokali, pritet ndërhyrje nga ajri

Përkeqësohet situata nga zjarri në Fier, flakët avancojnë drejt një lokali, pritet ndërhyrje nga ajri

July 5, 2026
Çfarë po ndodh me Euron? Banka e Shqipërisë po e blen me ritëm rekord, por kursi vijon të bjerë

Çfarë po ndodh me Euron? Banka e Shqipërisë po e blen me ritëm rekord, por kursi vijon të bjerë

July 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In