• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 16, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gjithnjë e më shumë dronë të armatosur mbi Ballkan dhe askush nuk i mbikëqyr

by B K
16/06/2025 16:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gati tridhjetë vjet pas pushimit të armëve në Ballkanin Perëndimor, dronë të rinj të armatosur janë duke patrulluar në heshtje mbi rajon, por askush nuk e di saktësisht numrin e tyre.

Marrëveshja për kontrollin nënrajonal të armatimit u nënshkrua në vitin 1996 – një vit pas përfundimit të luftës në Bosnje e Hercegovinë – nën kujdesin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Me të u vendosën kufizime për numrin e tankeve, automjeteve të blinduara, artilerisë së rëndë, avionëve luftarakë dhe helikopterëve sulmues në Bosnje e Hercegovinë, Kroaci, Serbi dhe Mal të Zi.

Por, sot, në këtë listë bie në sy mungesa e një arme moderne vdekjeprurëse: dronët e armatosur.

“Vetëm tri shtete zotëronin dronë të armatosur në vitin 2010. Në fund të vitit 2024, ky numër u rrit në mbi 40”, thotë për Radion Evropa e Lirë Antonio Prlenda, analist ushtarak nga Sarajeva, i cili së fundmi mbrojti tezën e magjistraturës për këtë temë.

Rregulla të reja të lojës së luftës

Dronët ushtarakë janë më të lirë, më të lëvizshëm dhe më vdekjeprurës sesa avionët luftarakë tradicionalë.

Ata janë bërë një armë e preferuar në konfliktet e sotme – nga Ukraina, përmes Kaukazit deri në Lindjen e Mesme – dhe të gjithë duan t’i kenë në forcat e veta të armatosura.

Ballkani Perëndimor nuk bën përjashtim nga kjo.

Serbia ka blerë dronë sulmues nga Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli.

Ajo është duke zhvilluar edhe modelet vendase: Pegaz, Vrabac dhe Komarac, të cilat e kanë mbushur qiellin mbi këtë vend, pasi – së paku tash për tash – marrëveshja për të blerë dronë Bayraktar nga Turqia ka dështuar.

Kroacia ka blerë gjashtë dronë të armatosur turq dhe është duke prodhuar mini-dronët e saj vdekjeprurës, të cilët i ka eksportuar, mes tjerash, edhe në Ukrainë.

Sipas deklaratave të zyrtarëve, me kapacitetin aktual, ky vend mund të prodhojë rreth gjysmë milioni mini-dronë në vit.

Një tjetër vend i NATO-s, Mali i Zi, është duke i rritur në heshtje, por gjithnjë e më shumë kapacitetet e tij ushtarake.

Me një buxhet të kufizuar ushtarak, ai ka blerë dronë zbulues nga Sllovenia dhe është duke investuar në blerjen e dronëve shtesë, të destinuar për mbikëqyrjen e kufijve.

Gjithashtu ka njoftuar se do të prodhojë edhe vetë, në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara.

Në Bosnje e Hercegovinë, modernizimi i forcave të armatosura pengohet nga një buxhet i kufizuar, si dhe nga përçarjet politike.

Përveç helikopterëve të dhuruar nga Shtetet e Bashkuara, ky vend nuk ka avionë të tjerë.

Së voni, Turqia i ka dhuruar një sistem bllokimi të dronëve dhe i ka premtuar dy dronë Bayraktar.

Kosova – ndonëse nuk është pjesë e marrëveshjes për kontrollin e armatimit – ka filluar të sigurojë dronë ushtarakë, fillimisht përmes një donacioni turk të Bayraktar-ëve.

A mund të rregullohet kjo çështje?

Analisti ushtarak nga Sarajeva, Antonio Prlenda, beson se dronët pa pilot duhet të përfshihen ose si një kategori e re, e gjashtë, ose të përfshihen në klasifikimin ekzistues të avionëve luftarakë.

“Megjithatë, këto propozime janë bllokuar, sepse, për momentin, nuk ka vullnet politik nga ana e nënshkruesve për ta bërë një gjë të tillë”, thotë Prlenda për Radion Evropa e Lirë.

Në vitin 2015, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Kroacia dhe Serbia kanë marrë përsipër përgjegjësinë për zbatimin e marrëveshjes nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), e cila deri atëherë e ka mbikëqyrur zbatimin e saj.

“Që nga ajo kohë e këndej, presioni i drejtpërdrejtë nga faktori ndërkombëtar mbi zbatimin dhe ndryshimet e mundshme, nuk është më i mundur. Që nga ajo kohë e këndej, ajo varet vetëm nga vullneti politik i vetë nënshkruesve”, thotë Prlenda.

Çdo blerje e pajisjeve ushtarake në rajon perceptohet nga njerëzit si një garë armatimesh, dhe ky shqetësim përkeqësohet edhe nga deklaratat e politikanëve udhëheqës.

Pasi Kroacia nënshkroi një kontratë për të blerë avionë luftarakë francezë, Rafale, për të zëvendësuar MIG-ët sovjetikë, një gjë e tillë bëri bujë në rajon. Serbia u përgjigj duke blerë të njëjtit avionë.

Edhe pse të gjitha vendet janë shumë më poshtë numrit maksimal të ushtarëve dhe armatimit të rëndë, të dakorduar rreth tridhjetë vjet më parë, balanca e forcave ka ndryshuar më së shumti në lidhje me dronët ushtarakë.

“Situata me dronët është mjaft e ndërlikuar, sepse ka një numër të madh të kategorive të ndryshme. Dronët e vegjël komercialë janë relativisht të lehtë për t’u modifikuar. Mund të flasim vetëm për ata më të mëdhenjtë, që mund të klasifikohen si avionë luftarakë”, thotë Aleksandar Radiq, analist ushtarak nga Beogradi.

Qielli pa kufij

Sistemi i vjetër i kontrollit të armëve në rajon duket më shumë si një relikt sesa një mbrojtje, pasi të gjitha vendet kanë futur në përdorim armë të reja dhe më moderne.

Radiq thekson faktin se në kohën kur është nënshkruar marrëveshja në vitin 1996, Serbia ka pasur më shumë se 155 aeroplanë luftarakë.

“Serbia sot nuk është as afër atij numri. Britania e Madhe ka rreth njëqind avionë luftarakë. Vetë fryma e asaj marrëveshjeje është e lidhur me rrethanat e vjetra dhe ndryshimi i një dokumenti të tillë, mendoj unë, është jorealist. Ne kemi nevojë për një dokument të ri që do të garantonte besim, në përputhje me rrethanat moderne”, thotë Radiq për Radion Evropa e Lirë.

Vendet e NATO-s dhe të Traktatit të Varshavës – nga Oqeani Atlantik deri tek Uralet – nënshkruan në fund të vitit 1990 Marrëveshjen për forcat konvencionale në Evropë (CFE), por Rusia e pezulloi pjesëmarrjen e saj në këtë marrëveshje në vitin 2007.

Marrëveshja nënrajonale, e nënshkruar nga të njëjtat vende që ishin nënshkruese të Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe, e cila i dha fund luftës në Bosnje dhe Hercegovinë në vitin 1995, bazohej në atë traktat të Luftës së Ftohtë.

“Ajo i ka shërbyer qëllimit të saj. Është miratuar në kohën më kritike. Shtetet që e kanë nënshkruar, nuk kanë qenë kurrë afër përmbushjes së kuotave të përcaktuara. Nevojitet përditësim jo vetëm i kësaj marrëveshjeje, por edhe i Dokumentit të Vjenës, CFE-së dhe çështjeve të armëve bërthamore”, thotë për Radion Evropa e Lirë Dragan Samarxhiq, admiral në pension i Ushtrisë së Malit të Zi.

Sa u përket dronëve ushtarakë, Samarxhiq thotë se asnjë marrëveshje për kontrollin e armëve nuk i ka përfshirë ata dhe se, tani për tani, dronët pa pilot konsiderohen më shumë si armë të rrezikshme që mund të përdoren nga grupet terroriste, sesa nga shtetet.

Paralelisht me prokurimin e dronëve, vendet në rajon po punojnë edhe për prokurimin e sistemeve të integruara për gjurmimin dhe rrëzimin e dronëve.

Kroacia dhe Serbia kanë sisteme të tilla më të vogla, ndërsa, së voni, Turqia i ka dhuruar Bosnje e Hercegovinës një sistem anti-dron./ REL

Next Post
Cilët janë ata që kanë depërtuar si agjentë të Mossad-it në Iran

Cilët janë ata që kanë depërtuar si agjentë të Mossad-it në Iran

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shefi i NATO-s: Brazili, Kina dhe India mund të goditen rëndë nga sanksionet

Shefi i NATO-s: Brazili, Kina dhe India mund të goditen rëndë nga sanksionet

July 15, 2025
Sadushi: S’kam ndërhyrë në mandatin e kryetares së Kushtetueses, po mbahet peng Kuvendi për pozicionin vakant

Sadushi: S’kam ndërhyrë në mandatin e kryetares së Kushtetueses, po mbahet peng Kuvendi për pozicionin vakant

July 15, 2025
“Dora e fortë” e Ramës, çfarë po kërkon? Eksperti: Po përgatitet të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme lokale

“Dora e fortë” e Ramës, çfarë po kërkon? Eksperti: Po përgatitet të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme lokale

July 15, 2025
“Më akuzojnë vetëm për 15 mijë euro”, Meta nga burgu i hedh fajin Kryemadhit: Si më gënjeu ish-gruaja, me pasuritë merrej ajo!

“U shkel besimi”, Blushi: Divorci mes Metës dhe Kryemadhit u bë pasi u zbulua përdorimi i kartave

July 15, 2025
U shpall “Dëshmor i Atdheut” pas aktit heroik në Shkodër, ministri Vengu i dorëzon titullin familjes se Arben Anamalit

U shpall “Dëshmor i Atdheut” pas aktit heroik në Shkodër, ministri Vengu i dorëzon titullin familjes se Arben Anamalit

July 15, 2025
Eksporti i mallrave ushtarake, Ministria e Mbrojtjes zgjat vlefshmërinë e licencave nga një në dy vjet

Eksporti i mallrave ushtarake, Ministria e Mbrojtjes zgjat vlefshmërinë e licencave nga një në dy vjet

July 15, 2025
“Fitorja e Koalicionit të Shqipërisë Madhështore, e padiskutueshme!”, Blushi si Meta: Synojmë të marrim 84 mandate

“Rrëmbimin e Metës do ta çojmë deri në Strasburg “, Blushi: Tërhiqem nga politika nëse në dosjen e tij ka shkelje penale

July 15, 2025
“Unë nuk jam në anën e askujt”, Trump: Dua që vrasjet të ndalen! S’do ta furnizojmë Kievin me raketa me rreze të gjatë veprimi

“Unë nuk jam në anën e askujt”, Trump: Dua që vrasjet të ndalen! S’do ta furnizojmë Kievin me raketa me rreze të gjatë veprimi

July 15, 2025
“Thika në kockë”/ Banori i Thethit paralajmëron ndërtuesit: Matuni mirë! Këtu i thonë Dukagjin, s’ka hyrë dot serbi e turku

“Thika në kockë”/ Banori i Thethit paralajmëron ndërtuesit: Matuni mirë! Këtu i thonë Dukagjin, s’ka hyrë dot serbi e turku

July 15, 2025
Supremja “shkarkon” Kurtin/ “Deputeti nuk mund të ushtrojë funksion ministri”, reagon LDK: Të veprojë Prokuroria

Supremja “shkarkon” Kurtin/ “Deputeti nuk mund të ushtrojë funksion ministri”, reagon LDK: Të veprojë Prokuroria

July 15, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com