• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjithmonë vetë i kanë djegur!

by Mero Baze
30/09/2024 20:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Një tufë karrigesh të deputeteve të mbetur opozitarë me Berishën, u dogjën sot para Kuvendit të Shqipërisë nga vet deputetët. Një gjest simbolik, i cili në të vërtetë përshkruan gjithë historinë piromane te PD në politikën shqiptare.

Shumë vetëve u dukej pamje e rëndë. Në fakt përtej dëmit ekonomik që dhe ai është më i vogël në raport me çfarë i kanë bërë këtij vendi, ky është gjesti më i natyrshëm i PD, që tani tregon dhe pafuqinë e saj.

Ata kanë një lidhje psikologjike me zjarrin sa herë u rrezikohet pushteti apo nuk e marrin dot.

Më 1997, Shqipëria u zhyt në flakë për karrigen e Sali Berishës dhe ende nuk kanë mbaruar pasojat e saj. Pastaj gjithë retorika kërcënuese sa herë ndjehej I pafuqishëm ka qenë flaka dhe zjarri.

Beteja e vitit 2019, me djegien e mandateve dhe molotovët në rrugë ishte një shkallë më e ulët se viti 1997, por një shkallë më e fortë se kjo e tanishmja. Pasi së paku i dogjën karriget me gjithë mandate.

Pas disa vitesh akuzuan Lulzim Bashën se ua dogji.
Tani ai nuk është më mes tyre, por këta prap dogjën karriget.. Për fat i dogjën para parlamentit. Kjo tregon se nuk kanë fuqi të djegin mandatet, por vetëm karriget. Pak nga pak bie dhe fuqia.

Nuk di nëse seancën tjetër do kërkojnë karrige të reja, por administrata mund tu sajojë disa karrige prej hekuri, që nëse i djegin, t’i pastrojnë e të ulen prap në to. Bardhi edhe ashtu në këmbë rri se do gjuajë me copa hekuri.

Pasi mbaruan sot punë me karriget nesër kanë ditën që djegin goma para bashkisë, pasnesër nëpër kryqëzime rrugësh e kështu me radhë deri në datën 7 Tetor.

Nuk di pse e shtynë protestën më 7 tetor, se data 6 ishte mirë se ishte e diel. Më 7 Tetor duket sikur duan të imitojnë sulmin e Hamasit mbi Izraelin në përvjetorin e parë. Ose ndoshta Berisha ka mësuar se më 7 tetor Presidenti i Turqisë Erdogan do vizitojë Shqipërinë dhe do të justifikojë dështimin e mitingut nga masat e sigurisë për Erdoganin.

Por më e rëndësishme se koincidencat e këqija m datën janë me motivin.

E vetmja gjë e paqartë është se me e kanë betejën.

Po kërkojnë para bashkisë dhe para Kuvendit që Edi Rama tu lirojë Salianjin dhe mos tu arrestojë Berishën? Po Edi Rama po ta kishte aq fuqi lironte ministrat dhe bashkiakët e vet që i ka në burgje.

Duan drejtësi të pavarur dhe kërkojnë ndihmë nga Edi Rama? D.m.th. duan që të varet prej tij?

Dhe pikërisht kjo paqartësi, kjo mungesë kauze dhe mbi të gjitha shfaqja teatrale dy tre çerrave që bëjnë si të fortë në sallën e Kuvendit, është flaka më e keqe në të cilën është shtyrë opozita për tu vetëdjegur përfundimisht. Dhe nuk është ndonjë gjë e re.

Gjithmonë vete i kanë djegur karriget e pushtetit të tyre.

Next Post
Deputetët e PD u vunë zjarrin karrigeve, Rama për tensionet në Kuvend: Këtu ndahemi! Ata shkatërrojnë, ne mbjellim

“Deputeti që duam"/ Rama takim me të rinjtë: Trefishuam të ardhurat për frymë. Pensionistëve u kemi borxh...

Comments 1

  1. L.Xh says:
    1 year ago

    Që tu thuash janë janë burra e gra të mirë/a këtyre deputetëve të PD~së.
    Nuk janë.
    Tu thuash janë të këqij.
    Nuk janë.
    Po ç’janë ?
    Janë pisa.
    Janë faqezinj.
    Janë pa cipë.
    Janë kriminelë.
    Janë hajdutë.
    Janë vrasës.
    Janë pa karakter.
    Janë….ëëëë e ç’nuk janë.
    Janë e keqja më e madhe e këtijë populli e këtijë vëndi, me në krye Sali Berishen janë kanceri i Shqipërisë.

    Reply

Leave a Reply to L.Xh Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In