• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gjithë mëkati është i Ramës dhe Metës

by
13/06/2015 15:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli/

…por mielli është i Fiqos…

Zgjedhjet në Shqipëri, me përjashtim të dy të parave, në 91-shin dhe 92-shin, kur nuk ja kishte idenë njeri vlerës së vjedhjes, janë shoqëruar gjithmonë me ankthin e administrimit të votës. Ato kanë qenë gjithmonë përpjekja për të zgjidhur një ekuacion me dy të panjohura: pozita si të merrte me të gjitha mënyrat sa më shumë vota dhe opozita si të ruante maksimalisht votën e saj.

Në zgjedhjet e fundit të 2013-ës që rrëzuan pushtetin dhe modelin e pushtetit të Berishës, ndodhi risia. Për herë të parë pozita akuzoi opozitën për grabitje, deformim dhe blerje të votës. Ishte një mënyrë elegante për të fshehur përmasën e një humbjeje dramatike që gati-gati nuk e besonin edhe vetë triumfuesit. PD e përdori kartën e vjedhjes së votave për të sqaruar, shfajësuar dhe ngushëlluar humbjen e vet përballë të majtës së bashkuar. Historia me qingjin fajtor që turbullonte ujin që pinte ujku i fabulës, u vërtetua dy herë; herën e parë se e majta e turbulloi keq kundërshtarin dhe e dyta se “qengji” i zakonshëm e bëri ujkun proverbial të politikës shqiptar një vegjetarian kokëulur.

Një palë të zgjedhje të parakohshme që u bënë për bashkinë e Korçës, bashkë me akuzat e zakonshme që bëhen në të tilla raste, ishin shumë pak për të besuar se e majta po merrte tashmë si ves çfarë kishte qenë gjithmnë virtyti i të djathtës: futja e duarve në kuti, siç kishte ndodhur rëndom më parë me xhepat e shqiptarëve.

Në këto zgjedhje po riaktivizohet sërish ky ankth i vjetër. Nisi me Shkodrën, vazhdoi me Durrësin dhe po shumëfishohet me Vorën për të dhënë idenë se në të gjithë Shqipërinë e majta po përgatit vjedhjen e votave. Por më shumë se realitet, kjo është një strategji daljeje ndaj asaj që është e paralajmëruar, që është tërësisht e lexueshme dhe e parashikueshme.

Edhe më skeptikët nuk kanë dyshim për raportin e numrave mes të majtës dhe të djathtës. Ato mendohet se janë pothuaj të njëjta me atë të dy vjetëve më parë. Optimistët e njërit krah, madje gjykojnë se PD, për fatin e keq të demokracisë së brishtë shqiptare, ende nuk ka mbërritur fundin e saj historik. Sepse edhe mbas këtyre zgjedhjeve lokale, nuk do të ketë asnjë ekuilibër mes pushtetesh që të zbusin sadopak arrogancën e shifrave të së majtës në pushtetin qëndror. Në PD gjithashtu e dinë një gjë të tillë. Jo për shkak të sondazheve të IPR Marketing – Ora Neës që e mallkuan dhe as të Piepolit – A 1 Report që nuk e pranuan. As për shkak të sondazheve të tyre vetjake që u dëshmojnë një realitet të zymtë. Matësit e temperaturës së votuesit shqiptar në të djathtë e dallojnë qartë se për këtë krah më e keqja elektorale është ende rrugës dhe nuk ka kthyer rrugë. Se ky raport votash mes koalicionesh  vërtitet diku tek 60 për qind me 40 për qind dhe humnera që ndan palët ka gjasa të thellohet edhe më tej. Kjo është arsyeja që po flitet gjithmonë e më shumë për vjedhje të votës. Kjo është arsyeja që në fjalorin politik të opozitës kanë hyrë fjalë të tillë si shkatërrim, destabilizim, kërcënim, shantazh, shitblerje, dhunim, polici e policim, grabitje e të tjera si këto. Duke u nisur dhe me rastin e Vorës, kur në të vërtetë, prova të dukshme dëshmojnë tërësisht të kundërtën. Që ka miell elektoral që shpërndahet në këmbim të votës, që ka para që ndahen në këmbim të dhënies së votës me qera, që ka transferime e noterizime të çuditshme për të shpikur votues të ri në Vorë. Përvballë kësaj dëshmie, edhe elokuenca e djathtë që tenton të denoncojë të kundërtën, është vetëm gërhitje në veshin e të shurdhërit, është alibia e sotme për rezultatin e nesërm.

Në fakt gjithë mëkati është i Rama-Metës që në këtë fushatë po sillen në një mënyrë të pakuptueshme dhe po bëjnë një fushatë të pakuptueshme. Po aq sa në të djathtë nuk kanë dilemë për humbjen, po aq ata në të majtë nuk kanë dilemë për thellësinë e frikshme të fitores së tyre. E megjithë këtë, barbarisht ata po i vënë edhe më fort shkelmin në fyt një kundërshtari të dërmuar. Mbasi e mundën njëherë dy vjet më parë, kësaj rradhe kërkojnë edhe ta poshtërojnë. Dhe kjo nuk tingëllon bukur. Ndoshta më shumë se vota, në politikë vlen mëshira. Kundërshtarit të tyre që është sjellë gjithmonë si ujk elektoral në qershor 2013 i hoqën dhëmbët, në vijim e bënë vegjetarian e tani duan t’i afrojnë shkopinj poshtërimi në vend të karrotës së mëshirës. Dhe shkopinjtë i afrojnë jo për ushqim elektoral. Mëkat! Ky po që është mëkat!

Next Post

Sallatë me patëllxhanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Territorialja”/ PS i jep një shans të fundit PD, Balla: Ejani të Hënën në komision ose ndryshojmë formulën

“Nga 10 minuta për 140 deputetë është shumë…”, Balla: E drejtë e Kuvendit të ndryshojë komisionet

March 4, 2026
Analiza e ISHP për 1 milion banorë: 3 në 4 të rritur në Shqipëri janë obezë, më shumë tek meshkujt

Rreziku nga obeziteti, 60% e shqiptarëve janë mbipeshë, të kërcënuar nga diabeti dhe zemra

March 4, 2026
Kritikat e Dumanit për institucionet, Rama: SPAK ka pasur impakt parandalues

“Mungesa e kryetarit problem, por nuk e keni marrë seriozisht”, detaje nga takimi i Ramës me deputetët e Tiranës

March 4, 2026
Korrupsioni te “Rrugorja”, gjykata lë në burg oficerin Edison Tabaku

Mbi 7 mijë gjoba dhe 19 të arrestuar në Elbasan, policia apel shoferëve: Respektoni rregullat!

March 4, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Mars 2026

March 4, 2026
Çmimet rriten/ Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta shitet me 185 lekë për litër, benzina arrin në 188 lekë për litër

Lufta me Iranin, autoritetet nisin monitorimin e karburanteve: Nëse rriten çmimet, do merren masa!

March 4, 2026
Zbulohet kush goditi anijen iraniane, mbi 140 të humbur

Zbulohet kush goditi anijen iraniane, mbi 140 të humbur

March 4, 2026
“Konsumi është motori kryesor që nxit rritjen ekonomike”

“Konsumi është motori kryesor që nxit rritjen ekonomike”

March 4, 2026
Vula e “The Telegraph” për turizmin shqiptar, Rama: Vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar

Vula e “The Telegraph” për turizmin shqiptar, Rama: Vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar

March 4, 2026
Katër skenarët për pasojat e sulmit amerikan-izraelit ndaj Iranit

Katër skenarët për pasojat e sulmit amerikan-izraelit ndaj Iranit

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In