• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Gjithë kuajt që tërheqin karrocën drejt pushtetit

by Lorenc Vangjeli
31/01/2021 18:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Vetëm pak më shumë se 80 ditë më pas, në mbrëmjen e të dielës do të ketë një ide pak a shumë të qartë se çfarë qeverisjeje do të ketë Shqipëria për katër vjetët e ardhshëm. Kush do të jetë kryeministri, cilët do të jenë fituesit, cilët humbësit dhe përgjithësisht, do të kuptohet se cili do të jetë në vija të përgjithshme fati i çdo shqiptari; ngjyra e qeverisjes ndikon për mirë apo për keq në fatin e çdo individi në Shqipëri, qoftë ky lojtar në fushë, qoftë bari në mal, qoftë i varfër që ëndërron pasurinë dhe qoftë i pasur që ka harruar kohën e varfërisë së frikshme të diktaturës nën begatitë e papritur të pluralizmit.

Nëse Edi Rama rikonfirmohet për herë të tretë, nuk do të ketë shumë histori sepse është një histori që edhe në të ardhmen, do të ndodhë njëlloj si në të shkuarën. Përballë tij, njëlloj siç ka bërë dhe ai vetë në të shkuarën, opozita do të thotë që zgjedhjet janë grabitur. Sepse çdo opozitë në Shqipëri ka pasur vetëm dy alternativa në zgjedhje: ose fitore, ose në të kundërt, përbetIm se zgjedhjet janë të deformuara. Dhe vetë Basha do të dëshmojë aftësinë e pabesueshme për të fituar mbi veten, të cilën ai e mund vazhdimisht! Në rast të kundërt, humbja e Ramës do të bëhet shumë shpejt histori sepse për fituesin tradicionalisht është më e udhës festa për të nesërmen në pushtet sesa qortimi i pushtetit të djeshëm. Dhe edhe njëherë si përherë, do të verifikohet se sa më shumë ndryshon, aq më shumë vazhdon të jetë e njëjta gjë.

Deri në mbrëmjen e të dielës në 25 prill, ka ende një përjetësi për t’u konsumuar. Deri atëherë vetëm ndonjë e papritur e madhe mund të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve që parashihet të ndodhin sa kohë janë të njëjtit personazhe në garë.

Maxhoranca dhe opozita po rikualifikojnë pothuaj të njëjtit emra me të cilët kanë ushtruar qeverisjen dhe opozitarizmin. Ato do të ndeshen përgjithësisht me të njëjtin fjalor, Rama duke pretenduar se i ka dhënë vendit qeverisjen më të mirë të tre dekadave pluralizëm dhe Basha duke e konsideruar të njëjtën gjë si humnerën më të thellë të së njëjtës periudhë. Sherri do të vazhdojë pak për shifrat, pak më shumë për opinionet dhe shumë më shumë për njerëzit që do të flasin për shifra e opinione.

Opozita do të vuajë mungesën në pushtetin lokal, kurse qeverisja do të shfrytëzojë si avantazh çdo dhuratë paraelektorale që i ka dhënë kundërshtari në këto katër vjet, marrëzitë e të cilit kanë qenë aleati strategjik i Ramës në kohën kur koha punonte kundër tij.

Në Tiranë dhe Durrës, dy qarqet më të mëdha që do të kushtëzojnë rezultatin zgjedhor, maxhoranca vjen me një gardh të ngjedhur që nis me kryeministrin Rama, kryetarin e bashkisë Veliaj, ministrat Spiropali e Ahmetaj dhe me menaxherin e talentuar Çela në Durrës. Kurse opozita deri më tani ka konfirmuar vetëm Edi Palokën si drejtues qarku në Durrës dhe ka lënë ende në pikëpyetjeTiranën, duke i dhënë kundërshtarit një tjetër avantazh në kohë, njëlloj si në Vlorë me Leskajn, Elbasan me Bardhin, në Korçë, Fier e gjetkë, ku drejtuesit e saj politikë janë konfirmuar me vonesë. Dhe mbi të gjitha, janë pothuaj në tërësi ose figura të nivelit të tretë të trashëguara nga mandati i dytë i Doktorit, ose prurje të vetë Bashës.

Fushata është si tërheqja e një karrojë të rëndë: zakonisht ajo merr ritmin e kalit më të shpejtë. Ajo do të ndjekë vrapin e Ramës që duket ende i pa nginjur nga pushteti dhe të Bashës që duket sikur nuk e ka me ngut vrapin drejt pushtetit. Fatkeqësisht, më pas në qeverisje, gjërat përmbysen dhe shoqëria shqiptare lëviz përpara me ritmin e kuajve më të ngadaltë të karrocës. Ata që janë një shumicë që të dëshpëron dhe që ndodhen në mënyrë kapilare e vertikale në çdo qelizë të shoqerisë shqiptare. Eshtë marrëzi e pastër që të ngulmosh për rezultat të ndryshëm duke përdorur të njëjtët njerëz, mjetë e mekanizma. Në rast dështimi ky nuk është faji i njerëzve, mjeteve dhe mekanizmave të zgjedhur, por është mëkati i atyre që i kanë zgjedhur ato. Nesër, varësisht rezultatit, kjo aksiomë do të verifikohet edhe njëherë në Shqipëri si kudo gjetkë. Atëherë do të rishfaqen sërish trimat e epilogut të betejave, të urtët që do të flasin mbasi ka mbaruar kuvendi, do të rikthehen dashnorët mbasi janë konsumuar tradhëtitë dhe do të gëzojnë horrat e zakontë që nuk mungojnë kurrë. Ata e dinë se koha e tyre ende nuk ka mbaruar!

Next Post
Vjehrri ka tentuar të varë veten me litar, vëllai i nuses kërcënon dhe Eni Çobanin

Vjehrri ka tentuar të varë veten me litar, vëllai i nuses kërcënon dhe Eni Çobanin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngjarja tragjike, policia jep detaje: Ndodhi pasi shoferi kish lënë pa siguruar frenat e dorës

Ngjarja tragjike, policia jep detaje: Ndodhi pasi shoferi kish lënë pa siguruar frenat e dorës

September 27, 2026
“Të zbulosh Kinën nëpër libra”, eventi si urë mes kulturave

“Të zbulosh Kinën nëpër libra”, eventi si urë mes kulturave

September 27, 2026
“Familjet kanë pritur mjaftueshëm!”- Ministri Demo në Kombinat: Rindërtimi duhet të ecë me ritëm, deri te çelësi i shtëpisë së re!

Goditja e grupeve që shisnin drogë në shkollat e Tiranës, ministri: Policia do të jetë në çdo cep për sigurinë e fëmijëve

September 27, 2026
WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

September 27, 2026
Skandali financiar në Angli: Klubet e Premier League përgatisin padi 930 milionë euro kundër Manchester City-t

Skandali financiar në Angli: Klubet e Premier League përgatisin padi 930 milionë euro kundër Manchester City-t

September 27, 2026
Masa ndaj Vlora Hysenit, Rama reagon nga New Yorku: Lirim të menjëhershëm nga detyra! Kreu i ri i SHISH, sapo…

Rama mbërrin nga SHBA sot në orën 13:00, mediat: Çfarë pritet të deklarojë nga salla VIP në Rinas

September 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Edhe fundi e ka një erë…

September 27, 2026
GJKKO lë në burg Bledar Cafin pas arrestimit në operacionin “Muri i Lartë”

GJKKO lë në burg Bledar Cafin pas arrestimit në operacionin “Muri i Lartë”

September 27, 2026
Procedohen dy mjekë neurologë pas vdekjes së një 40-vjeçari, dyshohen për mjekim të pakujdesshëm

Procedohen dy mjekë neurologë pas vdekjes së një 40-vjeçari, dyshohen për mjekim të pakujdesshëm

September 27, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Euro bie, çmimet jo”/ Braçe denoncon supermarketet: Blejnë më lirë, na shesin shtrenjtë! Të taksohen mbifitimet

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com