“Nuk kishim asnjë mundësi punëismi, për të përballuar jetesën e përditëshme u detyruam të pranojmë të punojmë në magazinën e drogës. Ne as e dimë se kush e kishte, por me një furgon shkonim çdo ditë duke punuar aty nga 6 deri në 8 orë në ditë për 2000 mijë lekë”.
Ka qenë kjo e njëjta dëshmi e dhënë nga 22 punëtorët e arrestuar në laboratorin e kanabisit në Rrëshën 2 ditë më parë para hetuesve e zbardhur nga Shqiptarjha.com.
Kështu u shpreh sot në sallën e gjyqit edhe Sokol Lamaj, një prej të arrestuarve lidhur me 4.2 ton drogë që u kapën në Rrëshen në një magazinë të përshtatur si laborator droge. Dëshmia e tij u dha sot në seancën gjyqësore në gjykatën e Lezhës ku Lamaj u njoh me masën e sigurisë, mëson Shqiptarja.com.
“Kam shkuar për të punuar aty sepse nuk kam mundur të gjej asnjë punë tjetër që t’i siguroja të ardhura familjes. Janë vështirësitë ekonomike që më bënë të punoja sëbashku me vëllezërit, dhëndrin dhe kushërinjtë. U bëmë bashkë për të shkuar tek kjo magazinë sepse nuk më mbeti zgjidhje tjetër për punësim”, rrëfeu Lamaj, i cili u la në ‘detyrim paraqitje’.
Prokuroria e Lezhës ka kërkuar për të miturit dhe 3 gratë shtatzënë lirim të menjëhershëm ndërsa për pjesën tjetër të punëtorëve detyrim paraqitje.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ‘punëtoret e hashashit’ prej 3 javësh punonin në këtë magazine dhe të drejtuar nga Lazaratasi, Romeo Gaba, ata kryenin procesin krasitjes me gërshërë të boçes së kanabisit e më pas stivosjen e bimës në rafte.
Në operacionin ‘Befasia’, Policia e Shtetit mundi të sekuestrojë 4.2 ton kanabis ndërsa në kërkim u shpall Kastriot Reci personi që rezulton të ketë dhënë me qira magazinën në pronësi të tij tek të tretë për kryerjen e këtij aktiviteti kriminal.
Zbulimi i magazines me 4.2 ton droge
Pak ditë më parë policia zbuloi 4.2 ton drogë në një godine ne Rreshen. Magazina e ndërtuar pranë një pike ushqimore, që dikur shërbente si pularia e ndërmarrjes bujqësore të Rrëshenit, ishte kthyer nga trafikantët në laborator droge, i pajisur me rezistenca dhe tuba ajrimi, për përpunimin e bimëve narkotike. Sasia e drogës, vendosej në 6 nivele të krijuara me tela, dhe më pas aty kryhej procesi i tharjes së drogës.
Burime për Shqiptarja.com bëjnë të ditur se laboratori i drogës u ngrit pranë pikës ushqimore, me qëllim që të justifikohej lëvizja e shpeshtë e makinave dhe njerëzve që hynin e dilnin në zonë.
Mësohet se e gjithë zona ruhej me roje, ndërsa policia është vënë në dijeni të ekzistencës së laboratorit të drogës pas informacioneve për lëvizje të shpeshtë furgonësh e makinash pranë ish-pularisë.
Pas këtij informacioni, policia vëzhgoi zonën për tre ditë me radhë dhe më pas ndërhyri duke ndaluar 22 persona, të cilët do të gjykohen në Gjykatën e Krimeve të Rënda si grup i strukturuar kriminal.
Policia bën të ditur se në kuadër të operacionit të koduar “Befasia” në Rrëshen e arrestuan 22 persona, si dhe 9 gra po procedohen ne gjendje të lirë.
Ajo që ra në sy ishte fakti se mes të arrestuarve ishte edhe një punëtor nga Gjirokastra dhe dy nga Lushnja.
SHTETASIT E ARRESTUAR NE FLAGRANCE:
1-Altin Ndoj(Cordeanu) , 32 vjeç, banues në Kurbin
2-Jetnor Kaja , 24 vjeç, banues në Lushnje
3-Leonard Lama , 26 vjeç, banues në Mirditë
4-Ramo Gaba , 48 vjeç, banues në Gjirokaster
5-Sokol Lama , 37 vjeç, banues në Mirditë
6-Vitor Lleshi , 43 vjeç, banues në Lezhë
7-Ilir Meraj , 40 vjeç, banues në Mirditë
8-Ded Deda , 33 vjeç, banues në Mirditë
9-Ermir Capani , 23 vjeç, banues në Kurbin
10-Fatjon Lama , 20 vjeç, banues në Mirditë
11-Paulin Prenga , 22 vjeç, banues në Kurbin
12-Taulant Marena , 25 vjeç, banues në Mirditë
13-Afrim Bulica , 37 vjeç, banues në Mirditë
14-Arben Lesaj , 38 vjeç, banues në Lezhë
15-Gjetë Ndoj , 23 vjeç, banues në Kurbin
16-Gjovan Ndoj , 47 vjeç, banues në Mirditë
17-Petrit Prenga , 44 vjeç, banues në Lezhë
18-Gjon Prenga , 28 vjeç, banues në Mirditë
19-Ilir Lama , 26 vjeç, banues në Mirditë
20-Maringlen Gjinaj, 39 vjeç, banues në Lezhë
21-Erald Zajmi, 24 vjeç, banues në Lushnje
22-Valentin Simoni , 34 vjeç, banues në Mirditë
Ndërkohë policia shpalli në kërkim shtetasin Kastriot Reçi. 44 vjeç, banues në Rrëshen – Mirditë, i cili është identifikuar si pronar i magazinës.
Gjithashtu u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për procedim në gjendje të lirë për 9 gra që punon në procesin e përpunimit të bimëve narkotike:
1-M.K. 50 vjeçe, banuese në Mirditë
2-R.L. 24 vjeçe, banuese në Mirditë
3-S.U. 55 vjeçe, banuese në Mirditë
4-M.N. 46 vjeçe, banuese në Mirditë
5-M.S. 26 vjeçe, banuese në Mirditë
6-Xh.M. 16 vjeçe, banuese në Mirditë
7-V.B. 40 vjeçe, banuese në Mirditë
8-S.B. 32 vjeçe, banuese në Mirditë
9-S.M. 23 vjeçe, banuese në Mirditë