Përpara se helikopteri ushtarak “EC-145” të rrëzohej në ujë ka komunikuar me kullën e komunikimit në Rinas, duke dhënë koordinatatat e fundit, me vendodhjen e tij. “…Jemi mbi Vermosh…, gjithçka po shkon mirë, do fluturojmë mbi liqenin e Shkodrës dhe më pas do përfundojmë fluturimin në bazë…”.
Kjo ka qënë biseda e fundit e dy pilotëve që humbën jetën tragjikisht Donald Hoxha dhe Floran Delia kanë bërë me kullën e komunikimit në Rinas.
Në komunikimin e fundit ushtarakët nuk kanë raportuar asnjë anomali teknike, por vetëm kanë dhënë vendodhjen dhe lartësinë e fluturimit dhe pas kësaj komunikimi është mbyllur.