• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjirokastra me kabinet të ri kardiologjie, shtohen disa lloj ekzaminimesh

by A R
19/04/2016 15:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hapja e kabinetit të Kardiologjisë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës ka bërë të mundur zbulimin e sëmundjeve të zemrës të dhjetëra pacientë të cilët nuk kanë qenë në djeni  për problemet shëndetësore. Ndërkohë që për të sëmurët kronikë investimi i  realizuar nga Ministria e Shëndetësisë ka krijuar lehtësi për të kryer provat ushtrimore, ECHO si dhe Holter ritmi e ​Holter Tensioni Arterial.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ndërsa ka përuruar sot (19/04/2016) kabinetin e ri të kardiologjisë ka pohuar se specialistët kardiologë duke punuar me aparaturat bashkëkohore do të mund të përcaktojnë në kohë reale diagnozat për pacientët të cilët do të shfaqin probleme me zemrën. Sipas ministrit të Shëndetësisë  ky investim iu shërben 150 mijë banorëve të Qarkut të Gjirokastrës si dhe 40 mijë pacientëve të cilët njihen si të sëmurë kardiake kronikë. “Sot vizitova funksionimin e kabinetit të kardiologjisë edhe në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës. Ky kabinet funksionon prej dy muajsh dhe ne kemi plotësuar të 11 spitalet rajonale me këto kabinete kardiologjie. 

Kjo sepse jemi angazhuar në programin e qeverisë për të pasur fokus më të veçantë me sëmundjet kardiovaskulare për barrën e lartë të sëmundshmërisë që ato kanë. Jemi angazhuar për të optimizuar angazhimin spitalor, por besojmë se është e domosdoshme për të plotësuar ciklin e ndjekjes së kujdesit shëndetësor që fillon me programin parandalues, pra me “check-up”, me lehtësimin që i kemi bërë me eksesin tek mjeku i familjes dhe tek mjeku specialist me zerimin e tarifave apo me kthimin e tyre në nivel simbolik. Por tashmë sigurojmë edhe akses universal dhe cilësi universale, që do të thotë se edhe në Gjirokastër standardi i kabinetit të Kardiologjisë është po ai që është në të gjithë vendin» ka pohuar Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Nga ana tjetër kreu i shëndetësisë ka pohuar se qytetarët e Gjirokastrës tashmë nuk kanë pse ti drejtohen kryeqytetit për të kryer ekzaminimet rutinë, përveç rasteve kur pacientët kanë nevojë për mjekim më të specializuar. Sipas tij, përcaktimi i diagnozës kryhet në një kohë reale pranë qendrave të banimit. “Ky investim i vlen në radhë të parë qytetarit, kanë më shumë siguri tek sistemi shëndetësor aty ku ata jetojnë. I vlen pacientëve të cilët nuk do të duhet më të shkojnë në Tiranë, të udhëtojnë, të kenë radhë pritje të gjatë, por unë besoj se kjo iu vlen edhe mjekëve kardiologë që janë në këtë spital, të cilët me këto pajisje janë në gjendje të shprehin shumë më mirë njohuritë që kanë, të japin diagnoza më të sakta, të japin terapi më të sakta. Dhe sigurisht edhe rastet e urgjencave kardiake, që tashmë nga 1 Nëntori 2015 ne i ofrojmë në Tiranë 24 orë në 7 ditë të javës, nisen këtu me shumë më tepër përgjegjësi” nënvizoi Ministri Beqaj.

Mjekët kardiologë të këtij spitali kanë pohuar se gjatë këtyre javëve kur kabineti i kardiologjisë është vënë në punë janë realizuar, rreth 70 ekzaminime ECHO, 30 prova ushtrimore si dhe 34 Holter ritmi e Holter TA. “Kabineti është i pajisur me ECHO, prova ushtrimore, Holter ritmi dhe Holter tensioni dhe ne çdo ditë kryejmë ekzaminime me pacientët. Nëse nuk do të kishim këto pajisje, ky fluks pacientësh do të drejtohej për në QSUT. Ky  është një nga investimet më të mira pasi na ndihmon për diagnostikimin e saktë, të shpejtë dhe për mjekimin e tyre sa më të mirë, por nga ana tjetër lehtëson shumë edhe ngarkesën e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka pohuar mjeku kardiolog Përparim Muço ndërsa ka theksuar se këto pajisje ndihmojnë shumë në përmirësimin e punës së tyre, pasi çdo vit numërohen rreth 500 shtrime në vit që që trajtohen nga mjekët kardiologë.

Next Post

Françeska pendohet për rrahjen e shoqes: Pas sherrit u trajtova nga një psikologe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Spahiu: Berisha përdori protestat për të neutralizuar kundërshtarët e rinj

May 8, 2026
Protesta e PD/ Dalin pamjet, protestuesi i maskuar me molotov në dorë, dështon ta ndezë

Protesta e PD/ Dalin pamjet, protestuesi i maskuar me molotov në dorë, dështon ta ndezë

May 8, 2026
“Kafazi” i KLP-së për Olsi Dadon, një presion për të mbajtur fasadën e statistikës së drejtësisë në këmbë

“Kafazi” i KLP-së për Olsi Dadon, një presion për të mbajtur fasadën e statistikës së drejtësisë në këmbë

May 8, 2026
A do ketë protestë tjetër para 23 majit? Përgjigjet Sali Berisha

A do ketë protestë tjetër para 23 majit? Përgjigjet Sali Berisha

May 8, 2026
Berisha: Asgjë nuk na mposht, beteja vazhdon deri në largimin e Ramës

Berisha: Asgjë nuk na mposht, beteja vazhdon deri në largimin e Ramës

May 8, 2026
Ekzekutimi i biznesmenit në Sarandë, ky është personi i shpallur në kërkim nga policia

Ekzekutimi i biznesmenit në Sarandë, ky është personi i shpallur në kërkim nga policia

May 8, 2026
Zjarri në Radhimë të Vlorës, flakët marrin përmasa të mëdha, rrezikohen 4 hotele

Zjarri në Radhimë të Vlorës, flakët marrin përmasa të mëdha, rrezikohen 4 hotele

May 8, 2026
PD do votim elektronik. A ia zgjidh problemin asaj?

A ka më kuptim?

May 8, 2026
Trump: E kemi mposhtur shumë keq Iranin! Nuk do lejojmë që të çmendurit të kenë armë bërthamore

Marrëveshje e re për luftën në Ukrainë, Trump: Armëpushim 9-11 maj mes Kievit dhe Moskës

May 8, 2026
Evi Kokalari për protestën e PD-së: Më pak se 100 veta, mesazh i fortë për Berishën!

Evi Kokalari për protestën e PD-së: Më pak se 100 veta, mesazh i fortë për Berishën!

May 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In