• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjirokastra, dikur modeli i pastërtisë, sot e mbushur me plehra

by Java News
20/11/2016 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Depozitimi i mbetjeve urbane dhe mungesa e një landfilli vijon të mbetet një ndër problemet më shqetësuese për Gjirokastrën. Pastërtia në territorin e bashkisë së re, Gjirokastër, duket se është ende larg parametrave të një emërtimi të tillë. Kazanë të tejmbushur e mbeturina të hedhura vend e pa vend janë pjesë e panoramës që të ofrohet. Situata në brendësi të qytetit duket disi më optimiste, por në rrethinat e tij, përgjatë rrugës nacionale dhe jo vetëm ndeshesh kudo me pirgje mbeturinash.

Një vit më parë bashkia e këtij qyteti ndërmori një iniciativë për pastrimin e ambientit, duke e nisur pikërisht nga njësia administrative e Lazaratit. Në atë kohë u tha nga kryebashkiakja Zamira Rami se do të ketë një ditë të veçantë çdo muaj kushtuar kësaj nisme, pastrimit të territorit, nismë që nisi dhe përfundoi aty, gushtin e vitit 2015. “Përfaqësuesit e bashkisë erdhën vetëm një herë vjet për të diskutuar për pastrimin vullnetar dhe nuk u dukën më. Këtu nuk ka kosha mbeturinash, ndaj ne detyrohemi t’i hedhim në mes të vendit”, pohuan dje pronarë të bizneseve pranë rrugës nacionale Gjirokastër-Kakavijë, në Kordhocë.

MBETURINAT
Strategji të ndryshme për grumbullimin e mbeturinave janë folur gjatë e herë pas here edhe në këshillin bashkiak, por asnjë prej tyre nuk ka qenë efikase. Sipas banorëve të Gjirokastrës, ndërtimi i një landfilli është një temë e trajtuar herët, por deri tani nuk është bërë asgjë. “Premtimi më i fundit për ndërtimin e tij erdhi një vit më parë, pikërisht në qershor të 2015, kur gjatë fushatës elektorale ministri i Mjedisit, Lefter Koka premtoi përfundimin e landfillit brenda vitit të ardhshëm, duke e konsideruar zbatimin e këtij projekti të vonuar për një qytet si Gjirokastra”, thanë ata. Në lagjen e re të Gërhotit, banesat ndodhen shumë pranë vendgrumbullimit të mbeturinave të të gjithë Bashkisë Gjirokastër. Dikur një zonë e izoluar, larg banesave dhe në dalje të qytetit, sot situata aty duket krejt e ndryshme.

Ndërtimet informale, migrimi i banorëve nga zonat e thella dhe vendosja e tyre në këtë hapësirë boshe solli dhe afrimin e kësaj zone me qytetin. Era e keqe ndihet kudo dhe banorët e kësaj zone janë ata që e vuajnë më së shumti. Moza, një grua 48-vjeçare, u shpreh se fillimisht ka qenë e vështirë të mësoheshin me erën e rëndë, sidomos në stinën e verës. “Nuk do ishte keq të mos i mblidhnin më këtu. Thanë do bëjnë landfillin, por akoma asgjë”. Pamundësisë së ndërmarrjes komunale për pastrimin e plotë të territorit i shtohet edhe papërgjegjshmëria e banorëve. Më problematike situata paraqitet në zonat periferike apo edhe në fshatra, ku banorët vazhdojnë ende të hedhin mbeturinat e tyre në përrenj.

BANORËT
Edhe pas ndarjes së re territoriale, grumbullimi i mbeturinave në fshatra vijon të mbetet shqetësues. Në gjithë qytetin e Gjirokastrës ndodhen rreth 300 kontenierë. Banorët e qytetit muze deklaruan se dikur Gjirokastra ka qenë me nam për pastërti. “Dikur, qyteti ka qenë shumë i pastër, ndërsa tani po na mbyt pisllëku”, tha nënë Vasillua, një ane tipike gjirokastrite, që e gjen përditë duke fshirë me kujdes rrugën para portës së shtëpisë së saj karakteristike. Po sipas banorëve, pavarësisht të gjitha premtimeve, qyteti i UNESKO-s dhe rrethinat e Bashkisë së Gjirokastrës vijojnë ende të jenë në të njëjtën situatë të pandryshuar, të bashkëjetesës së tyre me mbeturinat.
BW/d.i.

Next Post
(FOTO) Lena, malazezja e bukur që po i bën të gjithë për vete në pasarela

(FOTO) Lena, malazezja e bukur që po i bën të gjithë për vete në pasarela

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jemi la me kusi 22 vite, Kristiani na e zgjidhi”, dëshmitarët mbrojnë Shkrelin në GJKKO

“Jemi la me kusi 22 vite, Kristiani na e zgjidhi”, dëshmitarët mbrojnë Shkrelin në GJKKO

February 26, 2026
Ekstradohet nga Beogradi shtetasi shqiptar, akuzohet për…

Ekstradohet nga Beogradi shtetasi shqiptar, akuzohet për…

February 26, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 27 Shkurt 2026

February 26, 2026
Mbi një mijë shitje pa ndërprerje, shkatërrohet banda shqiptare e kokainës

Mbi një mijë shitje pa ndërprerje, shkatërrohet banda shqiptare e kokainës

February 26, 2026
Gjendet i pajetë në një banesë në Fier, një shtetas gjerman

Gjendet i pajetë në një banesë në Fier, një shtetas gjerman

February 26, 2026
I dërguari i Macron, optimist për integrimin: Shqipëria brenda tre viteve në BE

I dërguari i Macron, optimist për integrimin: Shqipëria brenda tre viteve në BE

February 26, 2026
“Koha e dorëheqjeve morale do të vijë”, Rama: 100 herë të kthehesha pas, do të zgjidhja reformën në drejtësi

“Koha e dorëheqjeve morale do të vijë”, Rama: 100 herë të kthehesha pas, do të zgjidhja reformën në drejtësi

February 26, 2026
“Katër varre presin drejtësi”, Rama kritika SPAK-ut: Po për 21 Janarin pse nuk bëni kontrolle banesash?

“Katër varre presin drejtësi”, Rama kritika SPAK-ut: Po për 21 Janarin pse nuk bëni kontrolle banesash?

February 26, 2026
Prezantohet draft-raporti për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, shqetësimet e eurodeputetëve

Prezantohet draft-raporti për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, shqetësimet e eurodeputetëve

February 26, 2026
Alarm në SHBA për avionët Boeing 737, problem serioz me nxehtësinë në kabinën e pilotëve

Alarm në SHBA për avionët Boeing 737, problem serioz me nxehtësinë në kabinën e pilotëve

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In