Një 35 vjeçar nga qyteti i Memaliajt është arrestuar nga policia në Gjirokastër, pasi ishte shpallur në kërkim. Në pranga ka rënë Athenajdo (Amarildo) Abazi, 35 vjeç, banues në Memaliaj, pasi është dënuar me 8 vite burg.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, me shkresë 18/3, datë 19.01.2016, ka dërguar urdhrin e datës 18.01.2016, për ekzekutimin e vendimit penal 83, datë 29.06.2015, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë, e cila e ka dënuar me 8 (tetë) vjet burg.Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”.
ma.me