21 familjet e pallatit 7 katësh në lagjen “Kodra e Shtufit” në Gjirokastër i jane bindur urdhrit të pushtetit vendor dhe policisë së shtetit për të braktisur shtëpitë e tyre.
Mbrëmja e djeshme e gjeti pallatin në errësire totale, ndërsa më herët policia bashkiake largoi nga banesa edhe disa familje të cilat qëndronin ende në katet e sipërme.
Forca të shumta të policisë bashkiake dhe ato të rendit e forcat Shqiponja qëndruan përgjatë gjithë nates në monitorim të situatës.
Një çift i moshuar është vendosur në ambjentet e shtëpisë së të moshuarve.
Pjesa më e madhe janë strehuar tek familjarët, ndërsa disa të tjerë në konviktin e shkollës pedagogjike.
a.ç