Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Kakavijë, në Jorgucat ku atomjeti tip “Jeep” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.
Për pasojë ka humbur jetën Theodhori Bezhani, i cili ishte në drejtimin e automjetit. Bezhani është një emër i njohur pasi është themelues dhe kryetar i Omonias.
Sakaq në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.









