• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gjirokastër-Lazarat/ Basha: Do të ulim çmimin e energjisë

by
03/06/2015 17:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike vijoi turin e takimeve me qytetarët në Gjirokastër dhe Lazarat. Në bashkëbisedimin me qytetarë dhe tregtarë të Gjirokastrës, zoti Basha është njohur me problemet e shumta që kanë, duke nisur nga çmimet e larta, rritja e taksave dhe papunësia çka ka sjellë dhe rënie të fuqisë blerëse. Zhgënjimi për premtimet e pambajtura të dyshes Rama-Meta ndihet tek të gjithë qytetarët, pasi jo vetëm nuk është bërë asgjë për të hapur 300 mijë vende pune por janë mbyllur mijëra vende pune, tha Basha. Çmimi i energjisë është rritur, në një kohë që u premtua ulje. Shumë familje gjirokastrite vuajnë sot për bukën e gojës, pasi janë hequr me të padrejtë nga skema e ndihmës ekonomike dhe nuk marrin dot as me listë nëpër dyqane, i thanë tregtarët z. Basha.

“Unë i bëj një thirrje të veçantë votuesve të majtë të 23 qershorit, e di që jeni po kaq të zhgënjyer sa votuesit tanë, e di që jeni po kaq të braktisur, ndiheni po kaq të poshtëruar, e di që faturat e energjisë ju vijnë po kaq të larta, që çmimet janë rritur njësoj për ju siç janë rritur për pjesën tjetër të popullit, e di që jeni papunë, pa shpresë. E di që jeni të zhgënjyer, të mërzitur, të zemëruar. Mos e shpërdoroni këtë rast për të vendosur me votën tuaj, për të ndalur këtë të keqe, për të larguar arrogancën dhe padrejtësinë dhe për t’i kthyer nderin dhe dinjitetin Gjirokastrës dhe gjirokastriteve” – theksoi zoti Basha.

Kryetari i opozitës ka ftuar gjirokastritët se vota për Partinë Demokratike më 21 qershor do të jetësojë platformën e saj për ulje të çmimit të energjisë, ulje të taksës së qarkullimit, ulje taksash, subvencione për bujqësinë dhe stimulimin e biznesit për hapjen e vendeve të reja të punës.
“Vota për Partinë Demokratike është votë për ulje taksash, të uljes me 25% të çmimit në energjisë, të faljes së kamatë-vonesave, të rritjes së rrogave dhe pensioneve, të shtimit në listën e ndihmës ekonomike të gjithë atyre që janë larguar me të padrejtë dhe çdokujt tjetër që ka nevojë për ndihmën ekonomike”.

Kryetari i Partisë Demokratike është takuar dhe me banorë të Lazaratit. Zoti Basha ka kujtuar se rezultatet e arritura në luftën kundër narkotrafikut bënë të mundur heqjen e vizave për shqiptarët në vitin 2010. Kryetari i PD theksoi se ata që stigmatizojnë sot Lazaratin, janë përgjegjësit kryesorë të futjes deri në parlament të trafikantëve.

“Kurrë nuk kemi qenë kundër luftës ndaj bimëve narkotike, përkundrazi bashkë i kemi luftuar, bashkë kemi arritur suksese. Europa na vëzhgoi, Europa na vlerësoi, Europa na hoqi vizat, Nderim për ju vëllezër e motra që bëtë këtë të mundur! Ata që stigmatizojnë Lazaratin, janë ata që janë përgjegjës për rritjen e trafikut të lëndëve narkotike, për trafikun nga ajri si asnjëherë më parë të hashashit, kokainës dhe heroinës. Janë ata që trafikantët jo vetëm që nuk i luftojnë por i kanë bërë deputetë të partive të tyre, i kanë veshur me pushtet, i kanë bërë drejtorë, i kanë futur në polici. Oligarkia i do të gjitha për vete, do paratë për vete, do pushtetin vendor për vete, do edhe hashashin për vete, të gjitha për vete i do”.

Zoti Basha i ka kërkuar dyshes Rama-Meta të ndalin terrorin mbi banorët e pafajshëm të Lazaratit dhe u ka kujtuar se me terror policor nuk do ta ndryshojnë vullnetin e lazaratësve për të votuar për Igli Kokalarin.
“Ne jemi këtu për t’i dhënë një mesazh të qartë dyshes Rama-Meta: Ndal terrorin mbi Lazaratin, ndal reprezaljet mbi Lazaratin! Asgjë nuk e mposht vendosmërinë e Lazaratit për të vendosur vetë dhe me votën e tyre, më të mirin, njeriun e punës, njeriun e përkushtimit, njeriun që do t’ju shërbejë ju dhe do të bëjë të mundur që edhe Lazarati të jetojë me punë e dinjitet si gjithë Shqipëria dhe ky është doktor Igli Kokalari”.

Next Post

Puding me mollë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

July 31, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Rezerva valutore, në nivel rekord: Arriti në 7.88 miliardë euro në qershor

July 31, 2026
AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

July 31, 2026
Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

July 31, 2026
60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

July 31, 2026
Më pak rezervime për pushime jashtë vendit, rritet interesi për destinacionet vendase

“Time Out”: Nga frika te mahnitja, përshtypjet e një turisteje britanike në Shqipëri

July 31, 2026
Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

July 31, 2026
Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

July 31, 2026
Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

July 31, 2026
“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

Fund karburanteve anonime? Çdo litër do të gjurmohet nga importi deri te pompa! Qeveria aktivizon sistemin e ri

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com