Policia Kufitare e Qarkut Gjirokastër ka ndaluar mbrëmjen e së martës plot 86 klandëstinë të futur në territorin e Republikës së Shqipërisë. Bëhet fjalë për 86 shtetas nga Siria, Eritrea dhe Irani, ndërkohë që ndalimi i tyre është bërë në fshatin Vrisera.
Shërbimet e migracionit kanë nisur punën për riatdhesimin e tyre, ndërkohë që numri i klandestinëve që tentojnë të përdorin Shqipërinë si urë lidhëse me Perëndimin sa vjen e shtohet.
Shtetasit në fjalë kishin hyrë ilegalisht përmes kufirit me Greqinë.









