Një makinë tip ‘’Peugeot 307’’ është djegur plotësisht mëngjesin e sotëm në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘’Dunavat’’ dhe makina është në pronësi të biznesmenit G. Sinoimerit. Sipas pronarit të makinës, zjarrëvënia është e qëllimshme dhe se zjarrëfikësja ka vonuar një orë për të mbërritur në vendngjarje. Pronari i makinës eshtë pronar i një moteli dhe lokali në zonën historike të qytetit.
ma.me