• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjirokastër/ Çuçi: Bashkëqeverisja u kthye në mundësi për të rrjepur sa më shumë

by Java News
20/06/2017 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi politik i qarkut Gjirokastër, Bledi Çuçi zhvilloi takim me banorë të lagjes “18 Shtatori” në Gjirokastër, një lagje e cila është kthyer në një kantier ndërtimi, ndërsa po vijon puna për rehabilitimin e fasadave falë projektit të qeverisë shqiptare për Rilindjen Urbane. Falë kësaj ndërhyrje pritet që vlera e pronës në këtë lagje të rritet me 30%.

Kandidati për deputet Bledi Çuçi ndërsa iu drejtua banorëve, e vuri theksin pikërisht tek transformimi që po pëson kjo lagje falë vëmendjes që po i kushton qeveria me projektet e saj.

“Shikoni çfarë po bëjmë me pjesën e re të qytetit.  E them e “re” në thonjëza, se është ku e ku larg për nga estetika urbane me pjesën e vjetër. Megjithatë ne po rehabilitojmë dhe ky shesh është nje shembull i qartë, në mënyrë që ta harmonizojmë sa më shumë, sepse do jetë edhe kjo pjesë e Gjirokastrës së re që do ndërtojmë mbi Gjirokastrën e vjetër”, u shpreh Çuçi.

Ai iu drejtua banorëve me kërkesën për një votë të pastër për PS, që i jep fund problemeve që sjell bashkëqeverisja, përfshirë ndarjen në partiza të administratës. Ai tha se çdo votë që nuk shkon për PS, është votë për të shkuarën.

“Ajo që ne pamë në 44 muaj qeverisje në fakt nuk ishte ajo që do dëshironim të ishte, një bashkëqeverisje  ku ne do kontribuonin secili për të mirën e Shqipërisë, por u kthye në një mundësi për të rrjepur sa më shumë  dhe për ta parë qeverisjen si një tepsi ku secili merrte dhe hante pjesën e tij. Prapë arritëm të bëjmë reforma transformuese për Shqipërinë. Nëse na jepni mandatin që të qeverisim vetëm, me në krye Edi Ramën, do të ndjeni 5-fish fuqinë transformuese të qeverisë socialiste”, theksoi ai.

Gjatë ditës Çuçi zhvilloi një takim me punonjës së sistemit të shëndetësisë në Gjirokastër. Z.Çuçi renditi disa nga reformat që janë realizuar në këtë sistem, veçanërisht ulja e çmimit të barnave, që lehtëson direkt xhepat e pacientëve.

“Mund t’ju them se sa e ka vuajtur në kurriz Ministri i Shëndetësisë, reformën në fushën e ilaçeve. T’i biesh ndesh një lobi që jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë është një nga lobet me të fuqishëm financiar sot, më besoni nuk është e lehtë. Por ne treguam vendosmëri dhe sot kemi një realitet që gjen në treg ilaçe 30 përqind me ulët se në 2013-ën”, u shpreh Çuçi.

Ai u ndal më tej edhe tek pajisjet mjekësore:  “Janë 100 mijë instrumente të operacionit sot, të reja moderne, që operohet në gjithë botën. 100 mijë, që t’i krahasosh me instrumentet e një viti apo dy vitesh, është si të krahasosh Kamzën me Los Anxheles, se është një ndryshim kolosal.  Ne kemi demostruar që mbetemi të vendosur deri në fund që ta bëjmë Shqipërinë dhe të shkëputemi  përfundimisht nga ky tranzicion që na  ka stërmunduar të gjithëve”, nënvizoi ai.

Kandidati për deputet, njëherësh mjek në profesion, Flamur Golemi  u shpreh: ”Ajo çfarë do përfaqësohet nesër në parlament, pikërisht si pjesë e këtij komuniteti, është për t’i shërbyer qytetarëve të këtij rajoni, patjetër do jetë edhe një zë i fortë, i gjithë neve sot, i gjithë këtij komuniteti që jemi mbledhur sot”.

Dilaver Stroka mjek : “Unë diskutoj në fshat. Ky është nje sukses i madh. Kalimi në falas është një e ardhme shumë e mirë për ta”.

Çuçi zhvilloi gjithashtu një takim me përfaqësues të Shoqatës së Invalidëve Parapelegjikëve dhe Tetraplegjikëve ne Gjirokastër.  Kryetarja e kësaj shoqate znj.Vjollca Koko ngriti në këtë takim mungesën e infrastrukturës që lehtëson lëvizjen e personave me aftësi të kufizuar në rrugë.

ma.me

Next Post
Tërhiqet kandidati i Milos në Berat, Florian Malasi: Ndjehem i pêrfaqësuar nga PS dhe Edi Rama

Tërhiqet kandidati i Milos në Berat, Florian Malasi: Ndjehem i pêrfaqësuar nga PS dhe Edi Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

INTERVISTA/ Aleksandër Çipa: Dritan Demiraj, si Belul Çelo…

VIDEO / Rrëfehet Aleksandër Çipa: Historia e dashurisë dhe momenti kur iu afrua vdekjes

August 26, 2026
Ethet e Nilit/ Pacienti ‘zero’ në Korçë, ISHP nis hetimin epidemiologjik

Ethet e Nilit/ Pacienti ‘zero’ në Korçë, ISHP nis hetimin epidemiologjik

August 26, 2026
Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra ende aktive. Vijon beteja me flakët në Malin e Dajtit

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra ende aktive. Vijon beteja me flakët në Malin e Dajtit

August 26, 2026
Riatdhesimi i 5 shqiptarëve nga Siria, dalin pamjet nga Rinasi, Lamallari: Vijojmë punën për..

Riatdhesimi i 5 shqiptarëve nga Siria, dalin pamjet nga Rinasi, Lamallari: Vijojmë punën për..

August 26, 2026
Ndërron jetë i burgosuri në Fier, pjesë e grupit që pastronte paratë e kokainës në Belgjikë

Ndërron jetë i burgosuri në Fier, pjesë e grupit që pastronte paratë e kokainës në Belgjikë

August 26, 2026
Shtatë të vrarë në Gaza, sulmi izraelit shkatërron magazinën me ndihma

Shtatë të vrarë në Gaza, sulmi izraelit shkatërron magazinën me ndihma

August 26, 2026
Zjarr në Linaj të Malësisë së Madhe, digjen 3 shtëpi, detajet e para

Zjarr në Linaj të Malësisë së Madhe, digjen 3 shtëpi, detajet e para

August 26, 2026
Ligjet u ndryshuan, siguria e grave jo

Ligjet u ndryshuan, siguria e grave jo

August 26, 2026
Kredi shtëpie me 0% interes për 300 punonjës të administratës, aplikimet nisin më 27 gusht

Kredi shtëpie me 0% interes për 300 punonjës të administratës, aplikimet nisin më 27 gusht

August 26, 2026
Britania rishikon azilin për shqiptarët e trafikuar, puna dhe kushtet ekonomike ndër faktorët e rrezikut

Britania rishikon azilin për shqiptarët e trafikuar, puna dhe kushtet ekonomike ndër faktorët e rrezikut

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com