Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër ku një bari është gjetur i vdekur.
Bëhet fjalë për 62-vjeçarin me inicialet I.B., i cili u gjet i pajetë në fshatin Vanistër të Dropullit.
Policia bën me dije se në trupin e viktimës janë konstatuar plagë të shkaktuara nga armë zjarri automatik.
Nga veprimet paraprake hetimore rezulton se ai është vetëvrarë. Trupi i pajetë u gjet në kasollen pranë stanit të tij.
Po ashtu, policia gjeti edhe armën në vendngjarje.
Për momentin nuk dihen motivet që e çuan 62-vjeçarin drejt aktit fatal. Dyshohet se bariu ka pasur probleme me depresionin.
Nga dëshmitë e të afërmve pritet të hidhet më shumë dritë mbi ngjarjen./b.d