• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Gjiri Lalzit, shkretohen edhe 28 hektarë pyje për ndërtimin e një kompleksi rezidencial

by Aalison Pearse Stevens
25/08/2016 17:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Pas shpyllëzimit masiv të 2000 ha në zonën nga Kulla në Ishëm në vitet ’60-’65, ku pyjet u prenë për toka buke, mbërrin shpyllëzimi i dytë për resorte turistike… Ilia, ekonomist, tani në të 80-tat, tregon se si u shpëtuan 300 hektarë pyll në Gjirin e Lalëzit në vitet 1960-1965, kur regjimi i kohës nisi shpyllëzimet masive për të krijuar toka të reja për prodhimin e bukës në vend.

Në atë kohë, ai ishte në stafin e Komitetit Ekzekutiv Durrës, seksioni i bujqësisë dhe tregon se nga Sukthi deri në Rrushkull, Hamallë dhe i gjithë Gjiri i Lalëzit ka qenë një pyll masiv natyror. Reforma agrare që nisi me intensitet në vitet ’60 përfshiu në këtë projekt edhe shpyllëzimet nga jugu në veri. Ilia thotë se pjesë e këtij projekti ishte hapja e tokave të tjera edhe në fshatrat pranë Durrësit, ku u shpyllëzuan rreth 2000 hektarë pyll.
Bashkë me një grup specialistësh të kohës, ai ka këmbëngulur fort, duke argumentuar me shifra dhe rezultate se pylli pranë detit në zonën e Gjirit të Lalëzit do të ishte më produktiv nëse përdorej si rezervat natyror me kafshë dhe shpendë të egër se sa si tokë bukë. Dhe kështu u vendos. Brezi i pishave me sipërfaqe rreth 300 hektarë në këtë zonë ka qenë i paprekur deri vonë në ditët e sotme duke i mbijetuar edhe katastrofës së ndërtimeve pas vitet 1990 që shkatërruan një pjesë të bregut të Durrësit.
Pas 51 vitesh rikthehet shpyllëzimi
Pas 51 vitesh hitoria po përsëritet, po këtë herë po priten pyjet për të hapur sipërfaqe për resortet turistike. Së fundmi, Qeveria ka vendosur me një vendim të posaçëm, i cili është botuar edhe në Fletoren Zyrtare që të shpyllëzojë 28 hektarë  në zonën e Gjirit të Lalëzit, për ta vënë në dispozicion të ndërtimit të një kompleksi turistik, rezidencial dhe hotelier.
Sipërfaqja pyjore prej 28 hektarë në ngastrat 70 a b c d të ekonomisë pyjore “Rrotull”, do të përdoret nga shoqëria “Omnix Albania”, sh.p.k. për ndërtimin e një kompleksi turistik rezidencial. Qeveria ka saktësuar  se sipërfaqja do të  nga fondi pyjor publik dhe të çregjistrohet nga Kadastra Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave.
Më tej, këto sipërfaqe do të regjistrohen në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, në funksion të lidhjes së marrëveshjes me shoqërinë “Omnix Albania”,. Qeveria sqaron se Ministria e Mjedisit dhe Shoqëria “Omnix Albania”, sh.p.k., të hartojnë marrëveshje të përbashkët, lidhur me pyllëzimin e një sipërfaqeje tjetër.
“Omnix Albania” ka marrë leje për ndërtimin e këtij kompleksi qysh në maj të vitit 2013 nga ish qeveria Berisha. Qeveria e kohës kishte thënë se projekti ishte kërkuar nga një prej kompanive më me emër të fushës nga Katari. Sipas të dhënave të datës 10 majt 2013 kur u dha leja zhvillimore nga Këshilli Kombëtar i territorit ky kompleks ishte planifikuar në zonën e Gjirit të Lalëzit në Durrës.
Projekti i investimit është bërë nga kompania Chapman Taylor dhe me një vlerë fillestare investimi prej 200 milionë eurosh dhe në fazat e mëvonshme ishte parashikuar të arrinte në 2 miliardë euro i programuar për të gjeneruar 20,000 vende pune. Projekti nuk u zbatua sipas planifikimeve fillestare për shkak të tranzicionit institucional dhe ligjor që buroi nga rrotacioni politik i 2013-s. MONITOR

ma.me

Next Post
Evropa e trazuar debaton për burkat, hixhabin dhe burkinin

Evropa e trazuar debaton për burkat, hixhabin dhe burkinin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

January 15, 2026
“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

January 15, 2026
Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

January 15, 2026
Zelensky: Sulmet e Rusisë me raketa kërkojnë një përgjigje të fortë

Zelensky: Vizita e ministres shqiptare në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje

January 15, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

January 15, 2026
“Çmontohet” banda kriminale në Spanjë, përdornin notuesit për të fshehur kokainën në anije

“Çmontohet” banda kriminale në Spanjë, përdornin notuesit për të fshehur kokainën në anije

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In