• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjipali: Shqipëria në momentin më të favorshëm për BE-në, por integrimi do të sjellë edhe kosto e sfida

by E B
26/05/2026 18:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Drejtuesi i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, Gledis Gjipali, është shprehur se Shqipëria ndodhet në një moment shumë të mirë gjeopolitik, në rrugën e integrimit drejt Bashkimit Europian.

Komentet Gjipali i bëri në një lidhje për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori në Report Tv, ku tha se aspirata e qeverisë për mbylljen e negociatave brenda vitit 2027 dhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda vitit 2030, është tejet ambicioze.

Kjo pasi sipas Gjipalit, janë një sërë standardesh të vendosura nga BE, ku kërkohet arritja e progresit të mjaftueshëm për Shqipërinë.

“Mbyllja e negociatave brenda vitit 2027 është një periudhë e shkurtër dhe ambicioze për Shqipërinë, për faktin se kërkesat për këtë grup-kapitull, por edhe për kapitujt e tjerë që mund të mbyllen nëse arrihet progresi i mjaftueshëm, janë të shumta. Fokusi më i madh do të jetë te zbatimi i tyre. Por duhet që këto standarde të reja t’i zbatojnë të gjithë. Kjo do të thotë standarde europiane për të gjithë shoqërinë shqiptare”, tha mes të tjerash Gjipali.

Gjipali shtoi gjithashtu se procesi i anëtarësimit në BE do të prekë aspekte të shumta në jetën e qytetarëve, si dhe do të rrisë kostot e jetesës.

“Kemi përqindjen më të lartë të popullsisë pro-anëtarësimit në BE, që do të thotë se kjo popullsi kaq pro-europiane, do të pranojë edhe kosto të procesit. Por ndryshe është kur procesi fillon dhe ndihet, ka edhe aspektet negative në periudhë afatshkurtër, prek qytetarët, prek bizneset, rrit kostot e jetesës. Atëherë nisin edhe dyshimet, nisin edhe qasjet ndryshe”, vijoi Gjipali.

Ai shtoi më tej se BE ka instrumenta të ndryshëm që të lejon të përfitosh, apo të zbusësh problematikat që ndodhin si pasojë e pabarazive, por sipas Gjipalit, Shqipëria duhet të jetë e aftë të përfitojë nga kjo gjë.

“BE ka instrumenta të ndryshëm që të lejon të përfitosh apo të zbusësh këto problematika që ndodhin si pasojë e pabarazive në zhvillim. Shqipëria është një nga vendet më të varfra në Europë. Standardet europiane ne nuk mund t’i përqafojmë brenda ditës. Duhet edhe mbështetje nga BE. Nëse je i aftë ta përfitosh, duhet ta menaxhosh si duhet“, shtoi Gjipali.

Gjipali theksoi gjithashtu se elementi më i rëndësishëm me të cilin do të përballet Shqipëria gjatë procesit të negociatave është Mjedisi. Kjo pasi sipas tij, BE ka standarde shumë të larta përsa i përket mjedisit.

Por sipas Gjipalit, BE të toleron që disa prej këtyre standardeve të vendosura për Mjedisin, të arrihen edhe pas anëtarësimit, për shkak të faturave shumë të larta.

“Elementi i tretë i rëndësishëm është Mjedisi, që është më i rëndësishëm se të gjithë kapitujt e tjerë. Por këtu ka një dallim që BE të toleron, të lejon që disa standarde t’i arrish edhe pas anëtarësimit. E ka bërë edhe me vende të tjera. Standardet e larta të mbrojtjes mjedisore kanë një faturë shumë të madhe. Përshembull vetëm trajtimi i mbetjeve të ngurta, i mbeturinave, mendohet se mund të arrijë diku te 8 miliardë euro fatura, për të mbrojtur standardet europiane. Dhe këtu BE përshembull të lejon që ti ta bësh edhe pas anëtarësimit, por duke pasur një strategji të qartë. BE ndikohet nga gjeopolitika dhe situata është shumë në favorin tonë. Shpesh përdorim termin treni i fundit, por trenat janë të vazhdueshëm. Por momenti është pozitiv dhe nëse ne e kapim këtë tren, mund të hyjmë në BE, në të kundërt mund të presim një dekadë”, përfundoi Gjipali.

Next Post
Shqipëria hyn në një fazë të re të negociatave me BE, Koçiu: Reformat dhe asistenca ndërkombëtare po afrojnë vendin drejt anëtarësimit

Shqipëria hyn në një fazë të re të negociatave me BE, Koçiu: Reformat dhe asistenca ndërkombëtare po afrojnë vendin drejt anëtarësimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

August 29, 2026
Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

August 29, 2026
Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

August 29, 2026
Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

August 29, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

August 29, 2026
Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

August 29, 2026
Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

August 29, 2026
“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

August 29, 2026
EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

Konflikt në Korçë/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

August 29, 2026
“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com