• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Gjinushi: S’mund të më gjykojnë ca deputetë parazitë që s’kanë as kulturë

by Java News
24/10/2023 15:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pa praninë e medias, me 51 vota pro dhe vetëm dy kundër, Skënder Gjinushi u rikonfirmua në detyrë si kryetar i Akademisë së Shkencave. Zgjedhjet u mbajtën më datë 20 tetor, ndërsa i ftuar në Report Tv Gjinushi foli për këtë proces, i cili në fakt ka hasur shumë kundërshti nga opozita për ligjin që u ndryshua duke i lejuar një mandat tjetër në krye të Akademisë së Shkencave.

I ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Gjinushi pati një koment për opozitën duke thënë se nuk mund ta japin vlerësimin për Akademinë e Shkencave disa deputetë parazitë, që sipas tij nuk e kanë as formim për ta gjykuar. Ky duket edhe si një ‘thumb’ për Ina Zhupën, e cila ka qenë ndër zërat më kritikë të këtij procesi. Gjinushi thotë se në katër vite Akademia e Shkencave ka ndryshuar imazhin e saj.

“Kishin merak që meqë vija nga politika se mos politizoj Akademinë, por në fakt vazhdon po ai zakon i krahëve politik që duan të fusin hundët kudo. Akademia e Shkencave ka 4 vite që ka ndryshuar imazhin e saj. Vlerësimin për të nuk mund ta japin ca deputetë parazitë që s’kanë as kulturën për të gjykuar Akademinë e Shkencave. Duan të mbyllin sytë për gjitha ca ka bërë akademia e shkencave. Ne kemi vlerësimin e gjithë partnerëve, shkollat e larta apo partnerët ndërkombëtarë”, tha Gjinushi.

Ai pretendon se zgjedhjet nuk u mbajtën fshehurazi.

“Zgjedhjet nuk mund të bëhen fshehurazi se zgjedhjet janë lajmëruar nga të tjerë 1 vit para, i kemi njoftuar 1 muaj e gjysmë para në mënyrë publike”, tha

Sa i takon garës ndërsa nuk kishte asnjë kandidat tjetër, Gjinushi thotë se ishte e drejtë e tij dhe se në fakt e kanë propozuar akademikët. Ai e krahasoi procesin e garës me politikën.

“Është një e drejtë e personit. Kemi të bëjmë me 54 akademikë që dinë të gjykojnë dhe vlerësojnë. Fushata për Akademinë është bërë 4 vite, se vlerësohesh për gjithë punën që ke bërë dhe jo si individ, por si kryesi, asamble dhe vlerësimi është maksimal, u shpreh dhe me votë. Vota është  e fshehtë.

Gara bëhet, fiton dhe afrove kur kundërshtari dorëzohet. Nuk jemi në politikë. Në politikë quhet defekt kur mungon opozita, në gjithë zgjedhjet e brendshme në një parti synohet konsensus. Në politikë ai që fiton dhe qeveris, tjetri i bën oponencë, nuk qeverisni bashkë, akademia është 1, do zbarojë një program dhe sheh kush është ekipi më i përshtatshëm për të drejtuar në një moment të caktuar”, tha Gjinushi.

Platforma e Gjinushit në këtë mandat të dytë, parashikon mes angazhimeve kryesore kthimin e Akademisë dhe të instituteve përkatëse në qendrën kryesore të kërkimit  e studimit në shkencat albanologjike dhe realizimin me sukses të tri projekteve madhore në Albanologji, Fjalorit të Shqipes, Historisë dhe Enciklopedisë së Shqiptarëve.

/f.s

Next Post
Vokshi: Primaret do të zhvillohen në 72 degët e PD-së

"Jo Berisha, por as unë s'do e pranoja"/ Deputetja e PD: E kemi diskutuar gjithë natës, ishim në një mendim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Meraku i tij janë familja dhe fëmijët”, Ndreca: Veliajt iu ndalua komunikimi me të afërmit

October 28, 2026
“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

October 28, 2026
Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

Pse u transferua Veliaj në burgun e Fierit? Gazetarja zbulon çfarë do të ndodhë gjatë 10 ditëve të ardhshme

October 28, 2026
Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

October 28, 2026
Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

October 28, 2026
“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

October 28, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

October 28, 2026
Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

October 28, 2026
Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

October 28, 2026
“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In