• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjinushi: Protesta e PD synon destabilizimin, financohet nga klane antishqiptare

by Java News
18/04/2017 09:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, ka komentuar situatat e fundit politike, si edhe ngërçin e krijuar nga mospjesëmarrja e opozitës në zgjedhjet e 18 qershorit. Ai është shprehur se protesta e opozitës është një protestë e dështuar.

Gjinushi akuzoi kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, si manipulatorin më të madh të votave duke përmendur rastin e zgjedhjeve bashkiake të vitit 2011.

Ai deklaroi se kjo situatë politike financohet nga klane antishqiptare dhe theksoi se është politikë e qartë destabilizuese, me një ndryshim në ‘98 kur PD sulmoi me armë, ndërsa tani në mënyrë paqësore. Gjinushi u shpreh per “Sot” se Partia Socialdemokrate do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit dhe do të bëjë koalicion me Partinë Socialiste

PD po bën rreth 60 ditë e ngujuar para Kryeministrisë. Si e shihni kërkesën e saj për qeveri teknike?

Është shumë e qartë që është një kërkesë politike, e cila ndryshe quhet lojë politike ose matje forcash. Pra, PD ka vënë si kërkesë të vetme për zgjedhje, sipas saj të lira dhe të ndershme, kushtin për qeveri teknike. Kjo është një provë force sepse gjithkush para një kërkese të tillë, para zgjedhjeve nuk kërkon kurrkush ndryshim qeverie, se vetë zgjedhjet bëhen për ndryshim qeverie.

Opozita kur argumenton se qeveria është e kompromentuar, korruptuar etj, në shumë raste pret zgjedhjet, se i ka të sigurta. PD, çuditërisht thotë që të ikë qeveria dhe pastaj bëjmë zgjedhje, si paradhënie. Pra, gjithkush thotë nga buron kjo kërkesë? Një provë force e tillë bëhet kur ke faktor për ta rrëzuar këtë qeveri, çka nuk rezultoi.

Edhe me përkrahjen e LSI nuk pati sukses. Qartazi pas dështimit të kësaj loje, pyetet pse vazhdon kjo lojë? Sepse çdo lëvizje bëhet për një fitim. Por është një futje në qorrsokak që e çon në vetëvrasje politike! I bie që PD ka një urdhër të caktuar, e detyruar ta luajë deri në fund; ose Luli e ndjen veten të humbur në çdo rast nën presionin e Berishës, pra si të hyjë në zgjedhje dhe, nëse i humb, është i shkarkuar.

Luli ka një rezistencë që në partinë e vetë prandaj rri në çadër se ka frikë të shkojë në seli, se aty e mbysin gratë që janë më burra sesa ky në politikë. Se politikani këtu dallohet duhet të bëjë mirë llogaritë, s’mund të bëhet i forti kur të ofrohet dhe dialog; kjo tregon që ai ka një çoroditje. Ajo s’është protestë por kërkesë. Është një lojë politike, një matje forcash që dështoi se kurrkush nuk ta jep pushtetin në tavolinë.

Nuk ka motiv që PS të pranojë humbjen para zgjedhjeve. Qeveria teknike është kur qeveria ka përplasje me popullin. Biles në të tilla raste, opozita hyn si ndihmëse për të zbutur konfliktin ndërmjet popullit dhe qeverisë. Kemi shembuj ’91 dhe ’97. Sot s’ka asnjë rrethanë të ngjashme për të kërkuar qeveri teknike. Kjo kërkesë këtu fshihet me kauzën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, por këtë kërkesë PD e ka formuluar shumë vonë. Mos harrojmë që zgjedhjet në Shqipëri i bënë PS dhe PD.

Dhe të gjithë e dinë që nga ’96 lufta ka qenë për komisionet. PD është më përgjegjëse nga PS për manipulimet, sepse edhe Luli mban një përgjegjësi se vjedhja më e madhe e votës ishte më 2011 në Tiranë, është LIVE është Big Brother Luli Shou.

Për shembull, po të ishte bërë një ligj dekriminalizimi për vjedhjen e votës duhet të dënohej Luli, Berisha dhe kompania. Shkurt kërkesa e parë është një lojë politike, matje forcë e lidhur, e cila ka dështuar. Ka faktor të jashtëm që duan të nxisin kriza artificiale në rajon dhe në Shqipëri. I bie që ustallarët e Saliut janë dhe ustallarët e Lulit.

LSI ka kërkuar krijimin e një qeverie besimi, me qëllim që PD të dalë nga çadra. Si e shihni këtë kërkesë?

Qeveria e besimit me atë teknike, nuk kanë dallim. Këto janë hipokrizira, sepse të thuash hajde heqim një qeveri të ligjshme dhe të vendosim një të paligjshme, nuk shkon. S’ka arsye që PD të ketë legjitimitet të thotë nuk hyj në zgjedhje nga PS. Se i bie që do jetë një qeveri e PD dhe LSI. Këto alternativa kanë rënë. Qeveria ndëshkohet ose me zgjedhje ose me mocion.

Gjatë kësaj kohe kemi parë një sërë faktorësh ndërkombëtarë që kanë dalë kundër Bashës dhe Berishës. Por ndërkohë kemi parë që nga PD ka pasur sulme ndaj tyre, duke i akuzuar ambasadorët si të blerë nga paratë e drogës dhe të krimit. Si i shihni këto deklarata?

PD këtu bën një autogol dhe thotë një të vërtetë. Sepse thotë që çfarë ndodh në Shqipëri, vijnë nga jashtë. Pjesa që kërkon të zhbllokohet vetingu, të zhbllokohet reforma zgjedhore, të dënohen të inkriminuarit etj, këto qëndrime që mbajnë të korruptuarit sipas Lulit dhe Salës janë zyrtare. Ndërsa pjesa që përkrah PD, që ne nuk e dimë kush janë, janë pjesë e fshehtë.

Kjo duket sepse Luli thotë luftë doni luftë keni. Kush ia ofron luftën atij? Ka 60 ditë që rri në një vend, ku vrau 4 vetë. I bie që PD kur është në pushtet ka të drejtë të vrasë; kur është në opozitë ka të drejtë të ngrejë armën qeverisë. Kjo PD sponsorizohet nga paratë e klaneve antishqiptare.

Që ndikohet është absolutisht e vërtetë, por nga kush dhe si se dimë?! Këto nuk bëjnë që të luftojnë korrupsionin, por nga ana tjetër pengojnë vendin të hyjë në Europë. Kjo është politike e qartë destabilizuese, me një ndryshim në ’98 kur sulmoi me armë, ndërsa tani në mënyrë paqësore.

Rama dhe Meta nuk kanë vendosur ende për fatin e koalicionit. A mendoni se PS dhe LSI do të jenë bashkë në zgjedhjet e 18 qershorit?

Mendoj që nëse dështon lobimi antishqiptar, nëse Lul Basha nuk kupton që është më i humbur nëse çon në probleme zgjedhjet, palët do ulen në tavolinë, do përcaktojnë rregullat e lojës aq sa lejon koha. LSI siç e keni parë rri në krah të PD, por një gjë është e qartë se, PD-LSI nuk hyjnë dot në zgjedhje bashkë, sepse janë të humbura. Edhe përderisa kjo nuk i nxjerr gjëkund i qëndron alternativa tjetër.

Partia juaj do të marrë pjesë në zgjedhje dhe në çfarë koalicioni do të rreshtohet?

Patjetër që do jemi pjesë e zgjedhjeve, dhe do të jemi në koalicion me Partinë Socialiste.

Reforma në drejtësi duket se është bllokuar. Mendoni se do të ketë efekt?

Normalisht, reforma pritet të ketë efekte, por gjithçka varet nga mënyra se si do të fillojë të zbatohet ajo. Është shumë rëndësishme që zbatimi i saj të mos bëhet në mënyrë selektime, atëherë do të jetë e kotë. Pra po u nis që ky ka imunitet dhe është i mbrojtur, atëherë dështimi është i sigurt.

Në drejtësi është shumë i rëndësishëm zbatimi i procedurave, që është pikënisja. Krijimi i një precedenti është thelbësor në këtë drejtim, pasi nëse bëhet një shembull, nëse dënohet një politikan i caktuar, atëherë është një bazë, është një pikënisje që mund të merret si shembull.

c.a

Next Post
Kjo VIDEO do t’ju habisë, si t’i zmadhoni vithet për vetëm 15 minuta

Kjo VIDEO do t'ju habisë, si t'i zmadhoni vithet për vetëm 15 minuta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet plagosja e 22-vjeçarit në Kurbin, shkak u bë një vajzë

Zbardhet plagosja e 22-vjeçarit në Kurbin, shkak u bë një vajzë

July 26, 2026
Aksident i trefishtë në aksin Peqin-Elbasan, lëndohen dy persona

Aksident i trefishtë në aksin Peqin-Elbasan, lëndohen dy persona

July 26, 2026
Prenga përlotet pas humbjes, i kërkon falje shqiptarëve! Joshua feston me flamur kuqezi (VIDEO)

Prenga përlotet pas humbjes, i kërkon falje shqiptarëve! Joshua feston me flamur kuqezi (VIDEO)

July 26, 2026
Situata jashtë kontrollit nga zjarret, më shumë se 300 mijë persona largohen nga Franca dhe Spanja

Situata jashtë kontrollit nga zjarret, më shumë se 300 mijë persona largohen nga Franca dhe Spanja

July 26, 2026
SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, NYT: Trump u tërhoq nga frika se po pakësoheshin raketat Patriot

SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, NYT: Trump u tërhoq nga frika se po pakësoheshin raketat Patriot

July 26, 2026
Përplasjet në protestë, mbahet sot seanca për masat e sigurisë për dy të arrestuar

Përplasjet në protestë, mbahet sot seanca për masat e sigurisë për dy të arrestuar

July 26, 2026
E diela me mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira të pakta kalimtare

E diela me mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira të pakta kalimtare

July 26, 2026
Zbulim i rrallë në Llogara, speleologët gjejnë një shpellë 70 metra të thellë me eshtra kafshësh të egra (FOTO)

Zbulim i rrallë në Llogara, speleologët gjejnë një shpellë 70 metra të thellë me eshtra kafshësh të egra (FOTO)

July 26, 2026
Është e habitshme sa elastik bëhet kuptimi i ligjit, kur shkelja nuk na prek personalisht

Është e habitshme sa elastik bëhet kuptimi i ligjit, kur shkelja nuk na prek personalisht

July 26, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

49.1% e banorëve te rritur të vendit anojnë nga vlerësimi pozitiv për Ramën

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In