• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjinushi: Nishani nuk duhet ta dekretojë 25 qershorin, pakti është antiligjor

by A R
19/05/2017 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i PSD, Skënder Gjinushi, shpreh rezerva për marrëveshjen Rama-Basha. I ftuar në “45 minuta” nga Denis Minga në Report Tv, Gjinushi tha se pakti doli jashtë qëllimeve pasi opozita insistoi për zgjedhje të lira, ndërsa marrëveshja e dakordësuar është antiligjore.

“Sot jemi në prag të hapjes së negociatave dhe këto zgjedhje duhet të ishin më të padiskutueshme dhe të gjithë prisnin cilësinë më të mirë, për të prëmirësuar standardet. Ta bësh këtë me antiligj, është e pafalshme. Marrëveshja nuk është e legjitimuar, pasi çdo marrëveshje duhet kthyer në bazë ligjore”, u shpreh Gjinushi.

Ai theksoi se po të ishte President i Republikës nuk do ta dekretonte datën 25 qershor të vendosur nga negociatat mes Ramës dhe Bashës.

Pse Rama u bind për “bashkëqeverisje” me PD?
Ishte i detyruar të bënte marrëveshje. Marrëveshja jashtë qeverisë teknike, në maksimum i ofronte opozitës garanci për paanshmëri në zgjedhje. E nisim nga data juridike, baza ligjore, me këtë ne s’kemi hyrë as në 1997, as në 2007. Në të vetmin rast kur është kërkuar të hyhej në zgjehje pa Kod ka qenë 2007-a, kur ne kërkonim shtyrjen e zgjedhjeve. Ai u ndal atëherë dhe u bë një paketë e negociuar me z.Moisiu dhe u shtynë zgjedhjet. Isha dyshues atëherë se një nga kërkesat, kur u shtynë zgjedhjet, sepse ne kërkonim sesi do kontrollohesin certifikatat e falsifikuara dhe na thanë të shoqëroheshin jo vetëm me pasaportë por me akte pronësie që ishin më të manipulueshme. Ne sot jemi 38 ditë para zgjedhjeve, listat dorëzohen 50 ditë para dhe i gjithë procesi mbyllet 42 ditë para. Pra, listat e 18 qershorit dolën jashtë afatit sepse dolën se ishin dorëzuar një ditë gabim. Pra, i quajnë të paligjshme vetëm për një ditë. Më pas, u tha se pas datës 7 maj nuk kishte më mundësi regjistrimi PD, sepse mbaroi afati ligjor 42 ditor. Për të gjithë, regjistrimi deri me 16 është i paligjshëm, si bëhet i ligjshëm tani? Me vendim partish! KQZ merr urdhër dhe thotë po më solle një listë PS e PD regjistrojeni, unë e regjistroj. Jemi në kushtet që regjistrimet janë jashtë afateve.

Një nga njerëzit që s’është shprehur ende, është Presidenti, nëse nuk e dekreton 25 qershorin…
Po të isha, s’do e dekretoja. Si rregull data vendoset 9 muaj para zgjedhjeve. Tani këtu kemi ecur pas, që do të thotë se dhe me afatet do ecësh pas, pra të krijosh 42 ditëshin e regjistrimit të kandidatëve. Para datës 9 ai nuk mund të shpallë datë zgjedhjesh të ligjshme. Kemi bërë lloj lloj zgjedhjesh dhe janë justifikuar me marrëveshje politke edhe Dushuku e disa deformime që i kanë kushtuar Shqipërisë. Sot jemi në prag të hapjes së negociatave dhe këto zgjedhje duhet të ishin më të padiskutueshme dhe të gjithë prisnin cilësinë më të mirë, për të prëmirësuar standardet. Ta bësh këtë me antiligj, është e pafalshme. Marrëveshja nuk është e legjitimuar, pasi çdo marrëveshje duhet kthyer në bazë ligjore.

Cili është mekanizmi që frenon 25 qershorin?
Ligjërisht s’është, vetmë me marrvëshje, 26 maji për listat është me marrëveshje. Anëtarët e KQZ do i shohim nëse janë kamikazë. Ajo që bën që të shihet marrëvesja si e dyshimtë është se doli nga qëllimi i vet, PD tha se nuk i dilte koha kur erdhi McAllister, nuk i dlinin tre javë, tani kur kaluan tre javë, humbi dhe tre javë të tjera. Po të isha jurist dhe po të më kërkonin këtë gjë, do dorëzoja diplomën. Bylykbashi bërtiti se listat e 18 qershorit janë të paligjshme, tani u bënë të ligjshme prej marrëveshjes?

Si mund të dekretohet data 25 qershor?
Duhet një dispozitë kalimtare në Kod. Mund të bëhet edhe me akt normativ nga Këshilli i Ministrave, por pa shkelur minimumin e afateve të Kodit.

Kush e çon në Kolegj?
Nëse në Kolegj ka filluar efekti i Vettingut, zgjedhjet bëhen të paligjshme. Nëse janë të urdhëruar, drejtësia vepron me precedent. /b.d

Next Post
PDIU dënon dhunën e ushtruar nga PD në fushatën elektorale në Dibër

Marrëveshja për zgjedhjet, PDIU mbledh kryesinë, pritet qëndrimi zyrtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Macron: Gjysma e ardhshme e shekullit do të jetë një epokë e armëve bërthamore

Macron: Gjysma e ardhshme e shekullit do të jetë një epokë e armëve bërthamore

March 17, 2026
Kontrabanda e naftës ‘vergine’, vendimi që çoi në pafajësinë e ish drejtuesve të doganës

Nafta me racion/ Britania ndërhyn, do të ofrojë 50 mln paund mbështetje

March 17, 2026
Zgjedhjet në PD, Tritan Shehu: Sali Berisha do të rizgjidhet, mos u lodhni kot

Zgjedhjet në PD, Tritan Shehu: Sali Berisha do të rizgjidhet, mos u lodhni kot

March 17, 2026
Shkelje të barazisë në tendera/ GJKKO kalon për gjykim dosjen e Benet Becit

Shkelje të barazisë në tendera/ GJKKO kalon për gjykim dosjen e Benet Becit

March 17, 2026
Fredi Beleri dështon në Kushtetuese. Gjykata nuk pranon të gjykohet dënimi i tij me burg

Fredi Beleri dështon në Kushtetuese. Gjykata nuk pranon të gjykohet dënimi i tij me burg

March 17, 2026
SPAK dhe ambasadorët të shantazhueshëm nga Berisha

SPAK dhe ambasadorët të shantazhueshëm nga Berisha

March 17, 2026
BE heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës/ KE: Po angazhohemi ta rikthejmë vendin në rrugën drejt Unionit

BE heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës/ KE: Po angazhohemi ta rikthejmë vendin në rrugën drejt Unionit

March 17, 2026
OKB kërkon akses për të hetuar sulmin vdekjeprurës ndaj shkollës në Iran

OKB kërkon akses për të hetuar sulmin vdekjeprurës ndaj shkollës në Iran

March 17, 2026
Eksportet rriten me 2,8% në shkurt, energjia dhe mineralet me ndikim kryesor

Eksportet rriten me 2,8% në shkurt, energjia dhe mineralet me ndikim kryesor

March 17, 2026
BSH/ Guvernatori Sejko: Nuk duhet të lejojmë pastrimin e parave përmes amnistisë fiskale, të shtojmë masat!

Shoqata e Bankave: Shërbimet online rrisin rrezikun për krime kibernetike

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In