• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjinushi flet për ‘presidentin e përbashkët’: Deklaratat duhet të jenë të kujdesshme por…

by A R
23/02/2018 15:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Akademiku Skënder Gjinushi njihet për kontributet e tij në politikën shqiptare dhe sidomos në spektrin e majtë si kreu i PSD. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në “News24” Gjinushi komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama gjatë ceremonisë së 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, për një president të përbashkët Shqipëri-Kosovë.

Ndonëse nuk i kurseu batutat, Gjinushi theksoi se kjo deklaratë ka qenë në kuadrin e imagjinatës, pasi në realitet nuk mund të funksiononte. Mes të tjerash ai tha se Shqipëria nuk ka nxitur asnjëherë idenë e ‘Shqipërisë së Madhe.

“Jam i ‘ngrirë’ në politikë, ‘infektoj’ reformën. Po të bëj politikë, do politizoja detyrën që kam marrë tani. Nuk dua të bëj komente, pasi çdo njeri mund t’i mbajë përgjegjësi për deklarata. Shqipëria se ka nxitur asnjëherë idenë e Shqipërisë së Madhe. Ne në batuta me të huajt thoshim; nuk është halli i Shqipërisë së Madhe, por e Kosovës së vogël. Ka dhe shtetin tënd, je dhe shtetforumes, dhe pakicë atje. Ndaj Serbia duhet të mësohet me këtë. Shqipëria është quajtur faktor stabiliteti në rajon. Deklaratat duhet të jenë të kujdesshme, por ajo është mënyrë të thëni. President i përbashkët, kur nuk je shtet i përbashkët, nuk shkon”, tha Gjinushi, aktualisht kreu i grupit që po harton një projektligj për reformimin e Akademisë së Shkencave si dhe kryetari i PSD-së.

Po ashtu ai u pyet edhe në lidhje me marrëveshjen detare me Greqinë, ndërsa shtoi me humor se: “Marrëveshja me humbje u anulua. Ndeshja me humbje u anulua se do kishte bërë hile arbitri (qesh)”./BW/a.m.

Next Post
Kryebashkiakja e Shkodrës i përgjigjet Ramës dhe ‘harron’ qëndrimin e shefit të saj për shtyrjen e zgjedhjeve

Nuk i ndahet Ramës, 'lufta' e re që paralajmëron Ademi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com