• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjin Gjoni shpërndan fletushka dhe fton qytetarët ne protestë kundër… korrupsionit: Do iu kthej shpresën shqiptarëve. O sot, o kurrë

by S T
10/07/2024 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish- gjyqtari Gjin Gjoni, i cili aktualisht shërben në cilësinë e kryetarit të Partisë Demokratike në degën e Lezhës ka dalë në takime me qytetarët.

Gjatë këtyre takimeve ai ka shpërndarë fletushka, në kuadër të sensibilizimit të lezhjanëve për të marrë pjesë në protestën kombëtare te 11 korrikut të thirrur më herët nga ish-kryeministri, Sali Berisha.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Facebook, Gjoni shkruan se pjesëmarrja e secilit në këtë protestë është detyrim për ndryshimin e shumëpritur, në përpjekjet për të rikthyer shpresën e shqiptarëve.

“Vazhdojne edhe sot takimet me qytetaret e Lezhes ne kuader te sensibilizimit te tyre per te marre pjese ne protesten e 11 korrikut. Pjesmarrja e sejcilit prej nesh ne proteste detyrim per ndryshim te shumepritur per te rikthyer shpresen tek cdo shqipetar. O sot o kurre”,- shkruan ish-gjyqtari, Gjin Gjoni në rrjetin social, Facebook.

Ish-gjyqtari Gjin Gjoni u zgjodh në krye të degës së PD-së në Lezhë në muajin prill të këtij viti, i propozuar nga grupi i Berishës që në atë kohë mbante emrin Rithemelimi. Gjoni kishte tentuar edhe herë të tjera që të bëhej pjesë e PD-së, por përpjekjet e tij nuk ishin rezultative.

Në korrik të 2020, Gjin Gjoni dha dorëheqjen nga detyra e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit.

Gjoni është gjithashtu edhe një nga figurat e drejtësisë më të përfolur në vend për pasurinë e tij, që nuk kaloi në sitën e verifikimit të Vettingut, pasi në fund të vitit 2018, gjyqtari mori leje prindërimi 2-vjeçare, meqë u bë me vajzë.

Ai ishte në prag të nënshtrimit të procesit të Vettingut, kur mori nga KLD leje prindërore 2-vjeçare për të qenë pranë bashkëshortes së tij në Gjermani. Për këtë erdhi atëkohë edhe reagimi nga Ambasada e SHBA-së, e cila tha qartë se leja e marrë nga gjyqtari i Apelit të Tiranës nuk duhet ta shpëtojë atë nga Vettingu.

Ndërkaq, vetë Gjin Gjoni në letrën e dorëheqjes për KLGJ, tha aso kohe se vettingu nuk është i barabartë për të gjithë dhe e kalon ai që i shërben politikës.

Next Post
Manja pret gjyqtarët dhe prokurorët amerikanë, zbardhen diskutimet: Jetësim i plotë i reformës në drejtësi

Manja pret gjyqtarët dhe prokurorët amerikanë, zbardhen diskutimet: Jetësim i plotë i reformës në drejtësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In