“Corriere dello Sport” ka vlerësuar mbrojtësin e Shqipërisë, Berat Gjimshiti si një nga talentet që duhet mbajtur nën vëzhgim nga emisarët e klubeve të Serisë A. Gazeta italiane vlerëson forcën fizike të 22-vjeçarit të Zyrihut, duke vënë në dukje se ai mund të luajë në qendër, por edhe nga e djathta. seksionin “Zbuluesi i talenteve” vlerëson mbrojtësin e qendrës, që u shndërrua në protagonist në fazën e fundit të kualifikueseve. Kontrata e lojtarit me klubin zviceran skadon në fund të këtij sezoni dhe gazeta e sheh si një rast të mirë për klubet italiane.