• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjimnazistja denoncon nëndrejtorin e shkollës “Myslim Keta”: Më ngacmonte seksualish

by Java News
17/03/2023 22:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emisioni “Piranjat” ka publikuar një rast të një ngacmimi seksual nga nëndrejtori i shkollës “Myslim Keta”, ndaj një nxënëseje të tij, 16-vjeçare. Denoncimi është bërë nga vajza një vit pasi ka përfunduar shkollën, duke e akuzuar se ai e ka ftuar për kafe dhe se ka tentuar edhe ta prekë fizikisht gjatë kohës që kanë qenë në shkollë.

E reja ka publikuar edhe një audiomesazh ku dëgjohet duke folur me nëndrejtorin e shkollës, i cili i kërkon që ta takojë, duke i thënë që të pinë një kafe dhe më pas të shkojnë diku e të kthehen.

Ndërkohë teksa nëndrejtori në fjalë, Ilir Mella, është përballur me gazetaren e “Piranja”, ka mohuar kategorikisht se ka bërë një gjest të tillë, duke i thënë ndër të tjera se “është burrë i martuar”. Pasi gazetarja ka insistuar për rastin e denoncuar, ai ka tentuar që ta nxjerrë me forcë nga zyra.

Pas ngjarjes, gazetarja i është drejtuar polici për të bërë denoncim, ndërsa mësohet se tashmë nëndrejtori është larguar nga shkolla.

Pjesë nga denoncimi:

Nxënësja: Kur kam qenë 16 vjeç deri në vit të tretë gjimnaz, më ka pas ngacmuar nëndrejtori që më jepte dhe matematikë

Gazetarja: Si e ka emrin?

Nxënësja: Ilir Mella

Gazetarja: Si të ngacmonte?

Nxënësja: Mundohej të më ngacmonte seksualisht. Është munduar të më preki

Gazetarja: Në orë të mësimit, apo veçmas?

Nxënësja: Më merrte tek zyra ose ngaqë bëja dhe kurs me këtë… gjatë gjithë kohës mundohej të më prekte, hidhte kunja. Me mua personalisht nuk është se ka bërë ndonjë gjë, thjeshtë është munduar, por që mendoj se abuzim quhet edhe të çojë organin gjenital nëndrejtori

Gazetarja: E ka bërë këtë gjë?

Nxënësja: E ka bërë si gjë

Gazetarja: Çfarë i ke thënë kur ka tentuar të të prekë?

Nxënësja: Jam larguar, gjëra të tilla

Gazetarja: Sa vjeç është ai?

Nxënësja: Diku tek 50. Ka shumë prova që ky e ka bërë këtë gjë. Nuk është se jam vetëm unë i vetmi person që ka abuzuar. Ka abuzuar dhe më parë dhe më pas meje. Kur kam qenë në vit të tretë, në provim mature ka qenë një gocë që ka ngelur, dhe ky e ka ngacmuar. Ka tentuar dhe me një shoqen time. Jam e sigurt se nëse do vijë një vajzë 15 vjeç, ai do bëjë të njëjtën gjë…

Dëshmia e një nxënësi të kësaj shkolle: Ilir Mella ngacmonte nxënëset në shkollën Myslym Keta. Kishte tendenca seksizmi dhe e justifikonte me faktin ‘se gocat janë më të brishta dhe kanë nevojë për delikatesë’. Në kohën kur kam qenë nxënës aty, vetë ne çunat e klasës jemi përballur me të duke i thënë që këto sjelle nuk ishin të hijshme për t’i bërë me vajza 16-vjeçare.

….

Gazetarja: Ke fol me prindërit?

Nxënësja: Nuk doja që ata të prekeshin në këtë pikë, sepse nuk e di si do reagonin. Babi im mund të ndihej shumë keq, pale se çfarë mund t’i bënte atij.

Audiomesazh nga nxënësja (duke fol me nëndrejtorin):

Nxënësja: Alo

Nëndrejtori :Të iku mami

–Po më iku

–Për zotin po më mërzit aq shumë

-Pse?

-Ne e lamë një muhabet, ti more Cola, ti more gjëra, të rrinim një cikë dhe të bisedojmë dhe pastaj hajde

-Ku supozohet të dal?

-Hej zot na ruaj, po kur do dalësh?

-Nuk do dal

-Me vërte e ke

-Po sepse nuk dal dot

-Pse?

-Sepse ashtu më kanë dalë ca punë

-Nuk e di se çfarë dhe kush të mbush mendjen mbrapsht

-Për çfarë?

-Unë të thash një gjë, ne folëm një gjë dje dhe e lamë…

-A domethënë dikush tjetër po ma mbush mbrapsht, dhe ti po ma mbush parsh?

-S’po të mbush asnjë gjë, lamë një gjë, thash të ikim në një vend dhe iki dhe kthehemi kur të duash ti, për këtë gjë je ti shefja

-Sa vjeç je?

-(qesh) kjo është pyetje në këtë moment, tamam pyetje leshi

-E di që jam 17 vjeç?

-Ca lidhje ka

-Dhe nuk mund të dal dot me ty sepse je

-Ca lidhje ka kjo o ti gocë

-Je mësuesi im

-Pse i ngatërron gjërat

-Gjërat i ke ngatërruar vetë

-S’kam ngatërruar asgjë, ti pse i ngatërron gjërat? Në shenjë respekti të thashë dhe dje, kam detyrim të të jap një kafe

-Edhe unë në shenjë respekti po të them që nuk dua të të hap probleme me familjen

-Ti ke hallin tim apo? As mos e vrit mendjen

-Të flasim me familjen tënde dhe shohim a hapen probleme apo jo?

-Ca probleme do hapesh ti moj, o njeri se po më çudit, pse i merr gjërat kështu, kot pa lidhje

-Sepse ke abuzuar

-S’ka lidhje me familjen time, asgjë. E lamë dje, dalim, ikim në një vend dhe rrimë në një vend he kthehemi

-Është normale që një profesor të ftojë një gocë për të dalë

-Çfarë është ky muhabet moj ti, çfarë për të dalë, ku do të dalësh?

-Ti the

-Thashë të pimë ndonjë kafe, ku të dalim

-Ok pse pimë kafe dot ne të dy, je në terezi?

-Pse mos të pimë më moj ti? Çfarë është kjo?

-Nuk dal dot dhe kaq. Pse duhet ta zgjasësh kaq shumë?

-Po pse ma the dje?

-Sepse nuk e di ishte gjë e momentin

-Pse më the të vij

-Nuk e di (qesh)

-Je normal ti apo flet kot tani

-Jo nuk jam

-Po më çudit për Zotin

-Po ja që nuk vi dot

-Dakord moj, kaq thuaj

-Ok se ti e zgjate

-Po më duket sikur po më ofendon tani, anulova gjithë atë punë tani…

-Ti anulove gjithë këto punë për t’u marrë me mua

-Çfarë halli ke se s’po të marr vesh

-Kam njerëz në shtëpi dhe nuk dal dot

-Mirë bëj punët çfarë të them unë ty

-Ok mirupafshim

-Pse i ngatërron gjërat

-Mirupafshim

-Vetë me the

-Mirupafshim, ti ishe personi i parë që më the ‘hajde dalim bashke’ dhe të thash ‘ok’ me shaka., dhe ti e zgjate me shumë, por ja që më dolën ca punë dhe nuk i lë për ty se nuk je aq i rëndësishëm sa t’i lë për ty.

 

Next Post
“Brenda shtëpisë kanë hyrë ‘2 shtatat”, Qetsori i ashpër me Oltën: E ka zemrën pis brenda dhe jashtë

"Brenda shtëpisë kanë hyrë ‘2 shtatat", Qetsori i ashpër me Oltën: E ka zemrën pis brenda dhe jashtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

“Konflikti më serioz që pas Luftës së Dytë”, Paskal Milo: Nuk do përdoren armët bërthamore…

March 19, 2026
Shkurtimet në Departamentin e Shtetit paralizojnë strategjinë kundër Iranit

Shkurtimet në Departamentin e Shtetit paralizojnë strategjinë kundër Iranit

March 19, 2026
Ndërron jetë Umberto Bossi, themeluesi i ekstremit “Lega Nord”

Ndërron jetë Umberto Bossi, themeluesi i ekstremit “Lega Nord”

March 19, 2026
Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

March 19, 2026
Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Salianji sfidon Berishën: Do kandidoj për kryetar! Seriozisht e merrni Flamur Nokën ju?

March 19, 2026
“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

March 19, 2026
Për ca jugosllavë të mbetur në Prishtinë

Namiri, i miri që nuk bënte zhurmë, por linte gjurmë

March 19, 2026
Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

March 19, 2026
Ndryshime në institucionet shtetërore, ish-nënkryetarja e Bashkisë Tiranë emërohet zv.ministre e Brendshme

Ndryshime në institucionet shtetërore, ish-nënkryetarja e Bashkisë Tiranë emërohet zv.ministre e Brendshme

March 19, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Efektet politike të garës sureale të “rivalëve” të Sali Berishës

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In