• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gjiknuri: Zvicra kontribut në gazifikimin e Shqipërisë

by Java News
07/09/2015 22:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, priti në takim një delegacion nga Qeveria e Zvicrës kryesuar prej zv.ministrit të Jashtëm, Georges Martin.

Në këtë takim ishin te pranishëm ambasadori i Zvicrës në Tiranë, Christoph Graf dhe përfaqësues të projektit të gazsjellësit TAP, mes të cilëve edhe Drejtori i Përgjithshëm, Ian Bradshaw.

Sipas njoftimit për shtyp nga MEI, në fjalën e tij ministri Gjiknuri shprehu falënderim për qeverinë e Zvicrës, e cila ka mbështetur vazhdimisht sektorin e energjisë elektrike ndërsa tanimë po kontribuon edhe për zhvillimin e infrastrukturës së lartë të gazit në Shqipëri.

Në vlerësimin e ministrit Gjiknuri, mbështetja e fundit dhënë nga Zvicra përmes SECO-s me grantin 6.6 milion euro ka qenë një kontribut shumë i rëndësishëm në kuadër të objektivit të gazifikimit të vendit.

Bashkëbiseduesit u ndalën më tej tek ecuria e procesit të ndërtimit të gazsjellësit TAP dhe hapat e ndërmarra deri më tani nga qeveria dhe konsorciumi, në kuadër të këtij projekti të rëndësishëm.

Kreu i energjitikes theksoi se, një fushë me rëndësi ku mund të thellohet bashkëpunimi mes qeverive të Shqipërisë dhe Zvicrës është ajo e efiçencës së energjisë. Një rezervë kjo, që sipas ministrit, do duhet të shfrytëzohet maksimalisht dhe tanimë qeveria ka kaluar në parlament ligjin e ri të efiçencës që i hap rrugë këtij procesi.

Bashkëbiseduesit u ndalën edhe tek sektori i energjisë elektrike ndërsa ministri Gjiknuri njohu të pranishmit me reformat e ndërmarra deri më tani me synim rritjen e likuiditetit në sektor, uljen e humbjeve dhe rritjen e arkëtimeve.

Referuar këtyre reformave të ndërmarra nga qeveria, zoti Martin përgëzoi ministrin Gjiknuri për arritjet që sipas tij janë impresionuese në një kohë të shkurtër prej dy vitesh.

Next Post

Aksioni i doganave, kultivuesit e duhanit në Elbasan përgjigjen me protestë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Pro Palestinës”, si “kthesa diplomatike” e Londrës nxiti zemërimin e Izraelit

Starmer nuk largohet: Jeni të frustruar por kemi kundërshtar të rrezikshëm

May 12, 2026
Banka Europiane financim për bizneset shqiptare, Rama: Nuk kemi plan B përveç BE-së

Banka Europiane financim për bizneset shqiptare, Rama: Nuk kemi plan B përveç BE-së

May 12, 2026
“Vetëm disa ditë jetë, ndihmoni Pranverën”, thirrja e nënës për vajzën 31-vjeçare

“Vetëm disa ditë jetë, ndihmoni Pranverën”, thirrja e nënës për vajzën 31-vjeçare

May 12, 2026
“Ai ka shtruar tela, proces qesharak”/ Mbahet seanca në GJKKO ndaj kreut të Bashkisë Vau i Dejës

“Ai ka shtruar tela, proces qesharak”/ Mbahet seanca në GJKKO ndaj kreut të Bashkisë Vau i Dejës

May 12, 2026

Vetëm 950 mijë do të votonin sot në Shqipëri – mbi 2/3 e tyre për PS-në

May 12, 2026
Të ardhurat për frymë rriten në të gjithë Ballkanin, po si renditet Shqipëria?

Të ardhurat për frymë rriten në të gjithë Ballkanin, po si renditet Shqipëria?

May 12, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Pse Shqipërinë e sotme duhet ta marrësh me të qeshur

May 12, 2026
“Pse e mbani procesin e integrimit top sekret?”, Vokshi debate me socialistët në Komisionin e Jashtëm

“Pse e mbani procesin e integrimit top sekret?”, Vokshi debate me socialistët në Komisionin e Jashtëm

May 12, 2026
“Toka e Teatrit Kombëtar është e shenjtë. Gjynah ta shesin disa biznesmenë”

Puthja që ju shkatërroi planet ose si Robert Ndrenika rrëmbeu tapetin e kuq

May 12, 2026
“Kushtetuta përcakton lirinë e medias”/ Veliaj kërkon transmetimin LIVE të seancës, gjykata rrëzon kërkesën

Kërkoi zbutjen e masës së sigurisë, Gjykata e Lartë cakton datën e shqyrtimit për Veliajn

May 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In