• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjiknuri u kërkon himarjotëve një tjetër mandat për Goron: Vazhdojmë projektet e investimeve

by Java News
16/06/2019 14:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi i PS-së për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri zhvilloi një takim me banorë të Himarës ku prezantoi Jorgo Goron si kandidat për një tjetër mandat në krye të bashkisë.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Gjiknuri u ndal edhe tek situata politike në vend duke këmbëngulur se tanimë është momenti që qytetarët të shprehen me votë në 30 Qershor duke respektuar Kushtetutën dhe ligjshmërinë. Bojkoti i zgjedhjeve nga Partia Demokratike dhe aleatët e saj në vlerësimin e Gjiknurit është thjesht frika nga rezultati i zgjedhjeve.

“Për herë të parë po ndodh në Shqipëri që njëra palë ka braktisur fushën e lojës. Jo për fajin tonë sepse nuk kishim ne dëshirë që opozita të braktiste zgjedhjet por ne nuk mund të bëjmë eksperimente me zgjedhjet në Shqipëri. Ne ofruam çdolloj alternative dhe Kryeministri Rama ka qenë i hapur për dialog për gjëra për të cilat mund të bëhet kompromis. Opozita e ndodhur në kushte paniku dhe duke mos dashur të përballet me zgjedhjet, për hallet e problemet e veta ka dal me kartën për të destabilizuar vendin. Përkundër thirrjeve ndërkombëtare për dialog dhe hyrje në zgjedhje, ata kanë zgjedhur rrugën radikale. Ne jemi të detyruar të shkojmë në zgjedhje sepse nuk ka mundësi tjetër”, theksoi Gjiknuri.

Më tej, Gjiknuri u ndal tek projektet e investimeve ku nënvizoi se kjo zonë është ndër përfituesit më të mëdhenj deri më tani ndërsa në 4 vitet e ardhshme do të çohen përpara investime të reja.

“Ka nisur puna për ujësjellësin dhe ky është një investim i madh që zgjidh përfundimisht dhe çështjen e kanalizimeve”, u shpreh ai.

Gjiknuri foli dhe për çështjen e zgjidhjes së problematikave me pronat, një ndër shqetësimet kryesore në Himarë.

“Sfida që mbetet është çështja e pronave dhe unë jam i azhornuar me këtë. Ligji i ri për kadastrën do të hapë hapësira të reja për të zgjidhur shumë probleme të trashëguara për pronën. Personalisht kam kontribuar për të sjellë disa shërbime në Himarë. Premtuam zyrën e Hipotekës dhe u realizua, zyra e shërbimeve të transportit u realizua. Ju e meritoni sepse është Bashki me potenciale të mëdha”, nënvizoi Gjiknuri.

Kryebashkiaku në detyrë Jorgo Goro i cili garon për një tjetër mandat kërkoi votën e qytetarëve për të çuar përpara transformimin e nisur në këto vite.

“Falë punës së bashkisë, të gjithë punonjësve dhe administratorëve të njësive ne jemi këtu sot sëbashku me ju për të garuar për 30 Qershorit. Është një vlerësim që i bëhet punës sime, punës së Bashkisë dhe na jep përgjegjësi për të vazhduar më tej atë që kemi filluar. Do vazhdojmë të ndryshojmë infrastrukturën turistike si për ujin, ashtu sikurse me sheshet dhe shëtitoret siç është ajo e Borshit. Gjithashtu lidhja e gjithë Bashkisë dhe njësive të saj përmes Rrugës së Lumit të Vlorës. Do realizojmë atë që kemi premtuar, Bashkinë më të mirë turistike të Shqipërisë dhe zemrën e turizmit shqiptar”, u shpreh Jorgo Goro./l.m

Next Post
“Franceinfo”: Shqipëria vendi i vogël i ambicieve të mëdha

“Franceinfo”: Shqipëria vendi i vogël i ambicieve të mëdha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në një hotel në Gjirokastër, forcat zjarrfikëse në terren

Zjarr në një hotel në Gjirokastër, forcat zjarrfikëse në terren

September 26, 2026
Gërvalla mohon bashkëpunimin me Specialen: Nuk kam pasur asnjë pikëtakim

Gërvalla mohon bashkëpunimin me Specialen: Nuk kam pasur asnjë pikëtakim

September 26, 2026
Profili i Indrit Dokles/ Nga dënimi i përjetshëm te lirimi, lufta me Martinajn dhe dosja “Revanshi”

Profili i Indrit Dokles/ Nga dënimi i përjetshëm te lirimi, lufta me Martinajn dhe dosja “Revanshi”

September 26, 2026
VIDEO / “Disa histori i kam jetuar, të tjerat…”, çfarë po paralajmëron ish-ministri Tahiri?

VIDEO / “Disa histori i kam jetuar, të tjerat…”, çfarë po paralajmëron ish-ministri Tahiri?

September 26, 2026
Wendt në Tiranë, ambasada e SHBA pas takimit me Begajn: Diskutuan për çuarjen përpara të përparësive të Trump

Wendt në Tiranë, ambasada e SHBA pas takimit me Begajn: Diskutuan për çuarjen përpara të përparësive të Trump

September 26, 2026
Akuzohet për vjedhje me dhunë në Zvicër, arrestohet në Rinas 42-vjeçari nga Italia

Arrestohet në Rinas ukrainasi, në kërkim për trafik droge

September 26, 2026
Protestë masive në Madrid, kërkohen zgjedhje të parakohshme pas krizës së migrantëve në Ceuta

Protestë masive në Madrid, kërkohen zgjedhje të parakohshme pas krizës së migrantëve në Ceuta

September 26, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 27 Shtator 2026

September 26, 2026
Shpërthimi i fuqishëm në Greqi, kush janë shqiptarët që humbën jetën nën rrënoja

Shpërthimi i fuqishëm në Greqi, kush janë shqiptarët që humbën jetën nën rrënoja

September 26, 2026
Berisha: Sulmi i Ramës ndaj Joe Biden për dënimin e Thaçit është një paturpësi ekstreme

Berisha: Sulmi i Ramës ndaj Joe Biden për dënimin e Thaçit është një paturpësi ekstreme

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com