• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Gjiknuri takime në SHBA, fton kompanitë amerikane të hidrokarbureve

by A R
06/02/2018 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, amian Gjiknuri nisi një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë qëndrimit në Washington dhe në New York, ai do të zhvillojë takime me funksionarë të lartë të Departamentit të Shtetit, Departamentit të Energjisë ashtu sikurse kongresmenë dhe përfaqësues të kompanive të njohura amerikane në fushën e energjisë.

Takimi i parë i ministrit Gjiknuri u zhvillua me të ngarkuarën e posaçme për cështjet e energjisë në Departamentin e Shtetit, Sue Saarnio.

Thellimi i bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të përpjekjeve për rritjen e sigurisë energjetike në Evropë, Korridori Jugor i Gazit dhe ecuria e ndërtimit të gazsjellësit TransAdriaticPipeline (TAP) ishin në fokusin e bashkëbiseduesve. Ministri Gjiknuri njohu zyrtaren amerikane me hapat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për lehtësimin e fazës ndërtuese të këtij projekti mjaft të rëndësishëm që ndryshon hartën energjetike të vendit.

Gjiknuri u ndal edhe tek projekti JonianAdriaticPipeline (IAP) duke falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen që po i japin këtij gazsjellësi të ri që prek jo vetëm Shqipërinë por Malin e Zi, Bosnjen dhe Kroacinë.

“Në një kohë kur projekti TAP tashmë është në fazën intensive të realizimit, po punojmë ngushtësisht me vendet fqinje për të bërë realitet edhe degëzimin me IAP. Gjithashtu, në kuadër të diversifikimit të burimeve të energjisë, kemi përfunduar tashmë masterplanin për gazifikimin e vendit”, theksoi Gjiknuri.

Një tjetër fushë e diskutuar gjatë takimit ishte ajo e hidrokarbureve. Përfaqësuesja e Departamentit të Shtetit nënvizoi gatishmërinë e qeverisë amerikane për të vazhduar bashkëpunimin me dhënie ekspertize në kuadër të mirëmenaxhimit të vendburimeve të naftës.

Ministri Gjiknuri insistoi se përveç ekspertizës edhe prezenca e kompanive amerikane me eksperiencë në fushën e hidrokarbureve do të ndihmonte në këtë drejtim.

Gjatë takimit u fol edhe për planet e qeverisë shqiptare për zhvillimin e blloqeve të lira të kërkimit në tokë e det ashtu sikurse për ristrukturimin e kompanisë shtetërore të naftës Albpetrol./a.m.

Next Post
Tashmë edhe kërkesat për tubime kryhen online

Tashmë edhe kërkesat për tubime kryhen online

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Mars 2026

March 10, 2026
Cilët do të jenë deputetët e ardhshëm? Kush rikthehet dhe kush ulet për herë të parë në Parlament

Sulm kibernetik ndaj Kuvendit, “Homeland Justice”: Kemi në duar bisedat e të korruptuarve

March 10, 2026
NASA publikon foto të fenomenit të mahnitshëm, stuhia që zhvillohet në hapësirë ​​dhe dallohet vetëm nga ISS

NASA publikon foto të fenomenit të mahnitshëm, stuhia që zhvillohet në hapësirë ​​dhe dallohet vetëm nga ISS

March 10, 2026

Për kë votuan më 11 maj të zhgënjyerit e sotëm?

March 10, 2026
Ushtronin prostitucion në një banesë me qira, prangosen dy rumunet

Ushtronin prostitucion në një banesë me qira, prangosen dy rumunet

March 10, 2026
Britania e Madhe përgatit anije ushtarake për dislokim të mundshëm në Mesdhe

Britania e Madhe përgatit anije ushtarake për dislokim të mundshëm në Mesdhe

March 10, 2026
VIDEO / Izraeli njofton eliminimin e militantëve të Hezbollahut, publikohen pamjet nga operacioni

VIDEO / Izraeli njofton eliminimin e militantëve të Hezbollahut, publikohen pamjet nga operacioni

March 10, 2026
“Jam diskriminuar”/ Çfarë tha në gjykatë portugezi i dyshuar për vrasjen e biznesmenit

“Jam diskriminuar”/ Çfarë tha në gjykatë portugezi i dyshuar për vrasjen e biznesmenit

March 10, 2026
Tentuan të vrasin një person për hakmarrje, dënohen me nga 20 vite burg dy shtetas

Tentuan të vrasin një person për hakmarrje, dënohen me nga 20 vite burg dy shtetas

March 10, 2026
Ishulli Kharg, ‘zemra’ e naftës iraniane dhe pika që mund të vendosë fatin e ekonomisë botërore

Ishulli Kharg, ‘zemra’ e naftës iraniane dhe pika që mund të vendosë fatin e ekonomisë botërore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In