• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjiknuri takime me strukturat e PS në Selanik: “Po punojmë për njohjen reciproke të pensioneve

by Java News
02/10/2022 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri zhvilloi një takim me strukturat e kësaj force politike në Selanik. Teksa i informoi për zhvillimet në vendin tonë, Gjiknuri theksoi se kjo mazhorancë ka bërë shumë për shqiptarët jo vetëm në Shqipëri, por dhe për komunitetin në Greqi. Ai theksoi se alternative politike përballë përfaqësohet nga Saliu dhe nga Iliri të cilët i kanë shkaktuar shumë fatkeqësi këtij vendi.

“Po bashkohen Saliu me Ilirin. E vjetra janë ata, fatkeqësi që i vijnë nëpër këmbë këtij populli. Ti nuk i ndryshon dot mendjen. Ai është një fakt me të cilin ne duhet të merremi këtej e tutje. Kjo qeveri ka bërë shumë. Puna është: a jemi ne më të zotët? A jemi ne më të mirët? Besoj se po. A duhet të ishim ne, shumë më të mirë? E mira nuk ka kufi. Por mendoni se çfarë keni nga krahu tjetër! Ju, si edhe shumë shqiptarë të tjerë, duhet të jeni barrierë e çdo lloj të papriture, që vetëm dëm i bën Shqipërisë”, tha ai.

Numri dy i socialistëve nënvizoi se PS i ka kushtuar një vëmendje të veçantë emigrantëve. Gjiknuri shtoi më tej se ka qenë pikërisht PS ajo që ka punuar fort që emigrantët të fitojnë të drejtën e votës dhe të jenë një zë i rëndësishëm në vendimmarrje. “Për diasporën është bërë shumë. Fakti që Partia Socialiste luftoi fort për ta përfshirë votën tuaj, për ta bërë pjesë, për ta lehtësuar që të votoni këtu ku jeni, do t’ju bëjë faktor të rëndësishëm. Jeni me mijëra e mijëra këtu në Greqi dhe Itali. Imagjinoni sikur 40 mijë shqiptarë që jetojnë në Greqi, të jenë aktivë në votë, ju përcaktoni fatet e zgjedhjeve”, tha ai.

Gjiknuri ftoi komunitetin shqiptare që jeton dhe punon në Greqi për një pjesëmarrje më të madhe në jetën politikë, teksa theksoi se te PS do të gjejnë gjithnjë një derë të hapur. “Aktivizimi i njerëzve në politikë mund të sjellë dobishmëri në dy drejtime: Së pari në drejtimin që të ndikoni më shumë në politikën shqiptare dhe Partia Socialiste ju mirëpret krahëhapur. E dyta, jam i bindur që një pjesë e juaja, që janë me dyshtetësi greke dhe shqiptare, duke pasur aktivizëm politik, do të ndikojë tek marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë. Ne po luftojmë shumë si qeveri të bëjmë njohjen reciproke për kontributet e sigurimeve shoqërore për pensionet”, nënvizoi Damian Gjiknuri.

/f.s

Next Post
9 shtete evropiane mbështesin anëtarësimin e Ukrainës në NATO

9 shtete evropiane mbështesin anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump paralajmëron zbulime të reja për zgjedhjet e 2020: Të enjten fjalim me dokumente të deklasifikuara

Trump paralajmëron zbulime të reja për zgjedhjet e 2020: Të enjten fjalim me dokumente të deklasifikuara

July 13, 2026
“Më vodhët votat, nuk frymëzoni”, ish-aleati i Berishës përplaset me Telitin

“Më vodhët votat, nuk frymëzoni”, ish-aleati i Berishës përplaset me Telitin

July 13, 2026
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

July 13, 2026
Gazetari zbulon prapaskenat: Nga dyshimet për Iranin te thirrjet në Telegram për sabotimin e koncertit të Kanye West

Gazetari zbulon prapaskenat: Nga dyshimet për Iranin te thirrjet në Telegram për sabotimin e koncertit të Kanye West

July 13, 2026
“Berisha fitoi një betejë, jo luftën me drejtësinë”/ Minxhozi: Rama theu një tabu. Beteja e fituar diplomatike me Greqinë, shenjoi 2024-ën

Protesta është ulur tek “Taivani”

July 13, 2026
“Njerëzit ndihen të fyer, madje të poshtëruar”, Rama flet për problemet në administratë

Rama: Protestat pasqyrojnë rritjen e pritshmërive të qytetarëve, jo vetëm pakënaqësitë!

July 13, 2026
VIDEO/ Pas bizneseve dhe artistëve, në shënjestër edhe pensionistët, protestuesi: Turp që nuk jeni këtu

VIDEO/ Pas bizneseve dhe artistëve, në shënjestër edhe pensionistët, protestuesi: Turp që nuk jeni këtu

July 13, 2026
Sulm ndaj turizmit shqiptar, Vengu: 50 biznese të prekura, turistëve iu dërguan mesazhe mashtruese

Sulm ndaj turizmit shqiptar, Vengu: 50 biznese të prekura, turistëve iu dërguan mesazhe mashtruese

July 13, 2026
Pse revolucioni u shua dhe ‘xhiron’ me moton, ‘të bëjmë dhe pak dëm’?!

Protesta merr rrugët e Tiranës, qytetarët nisin xhiron e mbrëmjes

July 13, 2026
Banka e Shqipërisë heq licencat për 83 zyra këmbimi valutor, zbardhen shkeljet

Banka e Shqipërisë heq licencat për 83 zyra këmbimi valutor, zbardhen shkeljet

July 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In