• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjiknuri takim me banorët: Do të lidhim Selenicën me autostradën Levan- Tepelenë!

by
18/04/2021 10:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri u ndal për të biseduar me banorët e Selenicës, të cilët falë investimit në infrastrukturë kanë filluar të zhvillojnë pronat e tyre, të investojnë në bujqësi dhe turizëm në formën e shtëpive pritëse për pushues.

Këtë synonim për zonën dhe ja arritëm, u tha banorëve të zonës Damian Gjiknuri ndërsa shtoi se së bashku me deputetin Vullnet Sinaj, kjo zonë do të ketë një përfaqësim nga më dinjitozët në Parlamentin e Shqipërisë.

“Këtu po realizohen ëndrrat qindra vjeçare sikurse ishte rruga e Lumit të Vlorës. Gjithashtu me  këtë segmentin e fundit Pershkëpi- Selenicë, një kërkesë e kahershme e juaja me të cilën fatkeqësisht të tjerët u munduan të bëjnë dhe politikë. Erdhi dhe Presidenti këtu na përçau,  tha unë po vi të interesohem për rrugën. Kur e ftuam të ishte në inaugurim në fillimin e punimeve nuk na erdhi se kishte hallin e politikës. Ta gezoni rrugën e re. Nuk do  të përfundojë me kaq sepse planet tona, do vijojnë që rruga të lidhet edhe me urën e Poçemit dhe të dilni në rrugën nacionale edhe kjo do të jetë e mundur.  Pjesa  e urës  do të shikohet, ajo është pjesë e projektit dhe do studime më të thella. Por një gjë është e sigurt se do të keni në katër vjeçarin e ardhshëm lidhje rrugore më të mirë nga sa e keni pasur”, theksoi Gjiknuri.

Sipas tij, vetëm Edi  Rama dhe Partia Socialiste do të krijojë mundësi më të mëdha zhvillimi për  turizmin që do të thotë ekonomi. “Të  gjitha këto vepra infrastrukturore në Vlorë do të zhvillim, Rruga e Lumit të Vlorës që lidhet me bregdetin dhe rruga që  do lidhet me ju pse jo të lidhet dhe më rrugën  nacionale Levan – Tepelenë, do të krijojmë zhvillim ekonomik do të sjellim më shumë njerëz edhe nga pikëpamja e përfaqësimit”, u shpreh Gjiknuri.

Vlerësimi për krahinën, vijoi ai, duket në kandidatët që përzgjedh për ta përfaqësuar zonën , e në skuadrën e Partisë Socialiste përfaqësimi është nga më dinjitozët. Gjiknuri i bëri thirrje opozitën të ndalë shantazhet për vota.

“Në fund të fundit ne e vlerësojmë krahinën sepse ju sjellim një kandidat që është nga kjo krahinë dhe është deputet i Parlamentit. Një kandidat që sollën kundërshtarët e vunë të pestin, po të kishin respekt për zonën se vinin të pestin. Nuk i merr dot pesë PD-ja këtu, do të thotë se është një kandidat që lufton për ca vota për interesat e tij. Bëhet edhe ndonjë presion këtu, se më vinë fjalët dhe do të këtë hetim për ato gjëra, ndaj i bëj thirrje atij lëri punëtorët në fatin e tyre se boll i shfrytëzoni aty. Mos ju bëni presion për vote”, apeloi Gjiknuri.

Deputeti Vullnet Sinaj, u tha banorëve se zona është trasformuar dhe asnjë qeveri tjetër nuk do ta ketë vullnetin e Edi Ramës, për zhvillimin e zonës dhe orintimin e saj drejt një ekonomie prodhuese të fuqishme për fermerët e zonës por edhe potenciat të jashtëzakonshëm turistik.

Sinaj theksoi se vetëm për agjinaturat e lumit janë shpenzuar 2 miliard lekë dhe tokat tashme janë shndërruar nga toka përmbytjesh në prodhuese.

“Unë këtu kam dy  përgjegjësi si përfaqësuesi juaj dhe si djalë i këtij qyteti, kam dhe përgjegjësnë politike të partisë sime. Unë jam shumë i kënaqur që përfaqësoj Partinë Socialiste dhe shumë i kënaqur që kam besimin tuaj, të Partisë Socialiste dhe të Edi Ramës për një rikandidim. Por, njëkohësisht unë e di se barra ime për katër vitet e ardhshme do të jetë më e madhe sepse kam besim tek  Edi Rama i cili asnjëherë nuk u lëkund për të bërë realitet rrugën Peshkëpi- Selenicë. Janë shpenzuar 2 miliard lekë për të mos lejuar depërtimin e lumit në fushat  e Selenicës, pra janë të gjitha këto punë që janë bërë dhe mua më bëjnë të ndihem krenar. Nuk ka rotacion sipas qejfit të opozitës, të fleri dhe të të thotë; po erdhi koha e rotacionitt! Jo, nuk vjen rotacioni!!! Rotacion ka nëse qeveria që është në pushtet nuk punon dhe ajo që vjen e kërkon rotacion vjen me një alternativë. Ata na vijnë pa asnjë alternative, zero”, u shpreh Sinaj./ b.h

Next Post
EMRI: Vihet në pranga 43-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, ishte i dënuar për vrasje me dashje në Itali

EMRI: Vihet në pranga 43-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, ishte i dënuar për vrasje me dashje në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“He mo Çim a do vish te burgu?”, zbardhen bisedat mes policit të paraburgimit në Elbasan dhe shpërndarëses së drogës

“He mo Çim a do vish te burgu?”, zbardhen bisedat mes policit të paraburgimit në Elbasan dhe shpërndarëses së drogës

January 24, 2026
Akuzohet si një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në botë, arrestohet nga FBI kampioni olimpik Ryan Wedding

Akuzohet si një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në botë, arrestohet nga FBI kampioni olimpik Ryan Wedding

January 24, 2026
Nis zyrtarisht protesta e PD para Kryeministrisë! Berisha del nga selia dhe zbret në shesh

Nis zyrtarisht protesta e PD para Kryeministrisë! Berisha del nga selia dhe zbret në shesh

January 24, 2026
Militantët e PD fillojnë të mblidhen në protestën e Berishës, kordon i dyfishtë policie para Kryeministrisë

Militantët e PD fillojnë të mblidhen në protestën e Berishës, kordon i dyfishtë policie para Kryeministrisë

January 24, 2026
ANALIZA E REL/ Pretendimet për manipulime në proces, çfarë tregon rinumërimi i votave në Kosovë deri tani?

ANALIZA E REL/ Pretendimet për manipulime në proces, çfarë tregon rinumërimi i votave në Kosovë deri tani?

January 24, 2026
Protesta/ Berisha mbërrin në selinë e PD: Keni shansin e madh të riktheni të ardhmen e shqiptarëve

Protesta/ Berisha mbërrin në selinë e PD: Keni shansin e madh të riktheni të ardhmen e shqiptarëve

January 24, 2026
Investigimi/ Daily Mail: Shqiptarët, 300.000 sterlina shesin telefona me numra klientësh që konsumojnë kokainë

Investigimi/ Daily Mail: Shqiptarët, 300.000 sterlina shesin telefona me numra klientësh që konsumojnë kokainë

January 24, 2026
“Tarifa 100% në rast të një marrëveshjeje tregtare me Kinën”, Trump kërcënon edhe Kanadanë

“Tarifa 100% në rast të një marrëveshjeje tregtare me Kinën”, Trump kërcënon edhe Kanadanë

January 24, 2026
Katër sektorë në fokus të investitorëve/ Ekspertët: Ka potencial të lartë, por klima e investimeve mbetet sfidë

Katër sektorë në fokus të investitorëve/ Ekspertët: Ka potencial të lartë, por klima e investimeve mbetet sfidë

January 24, 2026
“Shpresë për BDI-në në qeveri më nuk ka”, Menduh Thaçi: Ali Ahmeti duhet të dorëhiqet nga politika!

“Shpresë për BDI-në në qeveri më nuk ka”, Menduh Thaçi: Ali Ahmeti duhet të dorëhiqet nga politika!

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In