Ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri i është kundërpërgjigjur akuzave të opozitës në lidhje me cështjen e CEZ. Ministri i ka cilësuar akuzat e opozitës si një orvatje të kotë për të mbuluar paligjshmëritë e qeverisjes Berisha. Gjiknuri ka theksuar se kallëzimi i djeshëm i Kontrollit të Lartë të Shtetit ishte dekonspiruar që në shtator nga ish kryeministri Berisha.
“Ajo që ndodhi dje me KLSH është epilogu i asaj që ka paralajmëruar Berisha që në shtator, kur tha që të presim punimet e disa isntitucionave… meqë bëtë M… e madhe , po thoni ju tani, që ne që po e pastrojmë këtë punë, ju na akuzoni se mbajmë dhe pak erë.”- tha Gjiknuri.
Kreu i ministrisë së energjitikës e përcaktoi raportin e auditimit të KLSH si një fletërrufe politike.
“Raporti i KLSH është një fletërrufe dhe nuk ka asnjë element bazë ligjor.Me dashje në këtë raport fshihen disa fakte. KLSH auditon mënyrën sesi janë bërë marëveshjet. KSLSH meret me raporte dhe auditime financiare, jo me vendime e mënyrat e marëveshjeve. Kjo është një fletë rrufe politike.”- u shpreh ai.
Gjiknuri kundërreplikoi me opozitën duke kujtuar marëveshjet që janë bërë sipas tij nëpër kulisat e zyrave qeveritare në kohën e qeverisjes së djathtë.
“Ju keni bërë marëveshje kulisash, pa një autoritet ligjor. Ne kemi bërë negociata transparente dhe ligjore. Borxhin që do të na e faturojë KLSH e keni bërë faktikisht ju.”– përfundoi Gjiknuri.