Situata e krijuar nga reshjet e dendura të dëborës dhe ulja e ekstreme e temperaturave po ndiqet me vëmendje edhe nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH).
Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri informon lidhur me situatën hidrike në vend.
“Hidrocentralet e Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës po mbahen nën kontroll ndërsa prodhimi ditor i energjisë elektrike në Kaskadën e Drinit ka arritur në 16 064 000 kWh. Rezerva energjitike e vendit aktualisht është 776 GWh”, deklaron ministri në rrjetin social facebook.