• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gjiknuri: Sistemi i transmetimit, me teknologjinë më të fundit

by
21/07/2015 16:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri së bashku me Administratorin e OST, Engjell Zeqo inspektuan punimet në qendrën e re dispeçer të sistemit të transmetimit. Projekti me vlerën 23 milion euro është pjesë e një pakete objektesh për sistemin elektroenergjitik të financiar nëpërmjet një huaje të Kooperacionit Italian.

Pas një periudhe të gjatë bllokimi, projekti rinisi punën në dhjetorin e vitit 2014 dhe pritet të përfundojë plotësisht në vjeshtën e këtij viti. Ai parashikon vendosjen e sistemit SCADA/EMS; sistemin e telekomunikacionit dhe shtrimin e fibrave optike; adaptimin e impianteve që përfshijnë të gjitha objektet e prodhimit dhe transmetimit të energjisë, dhe nënstacionet e OSHEE-së. Elementi përmbyllës i projektit është ndërtimi i godinës së Qendrës së re Kombëtare Dispeçer dhe zyrave të Operatorit të Sistemit të Transmetimit.

“Është investimi për shtyllën kurrizore të të gjithë sistemit elektroenergjitik shqiptar, pra do të jetë truri kontrollues që monitoron të gjithë flukset e energjisë në Shqipëri por dhe në rajon. Është shumë e rëndësishme ta themi se ky investim ishte bllokuar dhe është dashur të bëhen ndërhyrje e negociata me palën italiane për ta bërë të mundur zhbllokimin dhe kryerjen e tij. Pra do të thotë që këtu jo vetëm do të jenë zyrat por do të jetë truri i monitorimit i të gjithë sistemit elektroneergjetik shqiptar. Në terma realë, do të thotë se sistemi elektoenergjitik shqiptar, përsa i përket kësaj pjese bëhet i barabartë me të gjithë vendet europiane”, theksoi ministri Gjiknuri.

Gjiknuri nënvizoi se siç është ndërmarrë angazhimi, brenda vitit 2020, Shqipëria do të jetë plotësisht e integruar me rrjetin rajonal dhe me rrjetin europian të energjisë.

“Kjo qendër, ky tru elektronik i monitorimit të sistemit do të bëjë të mundur edhe zhvillimin e një tregu më likuid të energjisë elektrike. Do të bëjë të mundur menaxhimin e flukseve të investimeve private për të pasur një treg më të sigurtë por edhe shkëmbime më të mira me vendet fqinje duke kontribuar në sigurinë energjitike”, sqaroi Gjiknuri.

Administratori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Engjëll Zeqo tha se qendra dispeçer, momentalisht është vendosur provizorisht në nënstacionin Tirana 2 por me mbarimin e godinës e gjitha do të spostohet në këtë ambient të ri.
“Investimi total rreth 23 milion euro përfshin komplet instalimin e sistemit SCADA/EMS. Sistemi bën kontrollin e supervizimin, grumbullimin e të dhënave nga të gjithë nënstacionet dhe sistemi EMS që ka të bëjë me menaxhimin e sistemit energjetik, e cila të ndihmon në vendimmarrjen gjatë ditës normale të punës. Njëkohësisht bën analizën e sigurisë, por ndihmon shumë edhe pjesën e kontrollit, të menaxhimit dhe të prodhimit”, u shpreh Zeqo.

Ai sqaroi se ka aparatura të dedikuara për të bërë lidhjen dhe leximin e të gjitha të dhënave, monitorimin edhe të nënstacioneve të vendeve fqinjë çka ndikon tek pjesa e sigurisë së furnizimit.

“Para dy vjetësh kjo godinë ishte vetëm një gërmadhë e mbushur nga uji. Sot jemi në fazat e fundit të mbarimit të saj, shumë shpejt do të realizohet inaugurimi dhe kjo falë ndihmës e mbështetjes që OST ka patur nga Ministria e Energjisë, ambasada e Italisë në Tiranë dhe Kooperacioni Italian”, theksoi Zeqo.

Next Post

STUDIMI/ Ja si të luftojmë rrudhat me anë të seksit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së në dekadën e fundit

Rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së në dekadën e fundit

March 30, 2026
Khamenei falënderon Irakun për mbështetjen: Vend mik kundër agresionit

Khamenei falënderon Irakun për mbështetjen: Vend mik kundër agresionit

March 30, 2026
Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

March 30, 2026
Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit

Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit

March 30, 2026
Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In