• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gjiknuri: Siguri energjitike përmes diversifikimit të burimeve

by
16/09/2015 12:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjiknuri: Siguri energjitike përmes diversifikimit të burimeve

Problemet e sigurisë energjitike rajonale ishin në qendër të konferencës “Siguria dhe infrastruktura energjitike në Evropën Juglindore”, organizuar në kryeqytetin bullgar, Sofje, nga Akademia Diplomatike dhe Ministria e Jashtme e Bullgarisë.

Zyra e shtypit e ministrisë së Energjisë dhe Industrisë njofton se në cilësinë e drejtuesit të radhës së Presidencës së Komunitetit të Energjisë, ministri Gjiknuri u ndal tek nevoja për diversifikimin e burimeve energjitike si rruga më e mirë për të garantuar sigurinë energjitike, ndërsa theksoi faktin, që të gjitha vendet e Evropës Juglindore po i kushtojnë vëmendje forcimit të lidhjeve të interkonjeksionit midis tyre për të maksimalizuar shkëmbimet e energjisë.

“Shqipëria e ka funksionale linjën e interkonjeksionit me Malin e Zi dhe Greqinë, ndërsa vitin e ardhshëm përfundon linja me Kosovën”, tha Gjiknuri, duke sqaruar se Shqipëria e ka garantuar mbështetjen financiare për ndërtimin edhe të linjës së interkonjeksionit me Maqedoninë, çka rrit potencialisht mundësitë për shkëmbime edhe me tregun bullgar të energjisë.

Sipas tij, shihet me shumë interes krijimi i kushteve për funksionimin e tregut të përbashkët rajonal të energjisë, duke kthyer në sinergji burimet diverse të vendeve partnere. “Për efekt të hapësirës së vogël të tregjeve dhe fragmentarizimit ekonomik, tregu i përbashkët jo vetëm që rrit sigurinë energjitike, por ofron dhe çmime më të favorshme për konsumatorët”, vlerësoi Gjiknuri.

Ministri vlerësoi projektin TAP, që i jep Shqipërisë një rol të ri të rëndësishëm rajonal në sektorin e energjisë, krijon sinergji pozitive mes Lindjes së Mesme dhe Europës, Kaspikut dhe Adriatikut.

“Shqipëria është duke përgatitur me konsulentë dhe me investime të BE-së Masterplanin e Gazit, i cili përfundon në 2016. Synohet që një pjesë e gazit të shkojë për prodhimin e energjisë elektrike, duke përbërë një burim bazë, që i kombinuar me rezervuarët e mëdhenj hidro që ne i kemi, të garantojë një siguri më të madhe energjetike”, tha ai.

Sipas Gjiknurit, duke lidhur projektin e gazsjellësit TAP me gazsjellësin IAP, krijohen mundësi të reja investimesh në Ballkanin Perëndimor në linjë dhe me Planin e veprimeve të Diplomacisë Energjitike të Bashkimit Evropian për forcimin e diversifikimit të burimeve dhe infrastrukturës energjitike.

Next Post

Lufta ndaj drogës, Rama: PD-së iu prekën interesat, përfitoi miliarda duke lejuar trafikun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com