• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Gjiknuri: Projektet energjitike Shqipëri-Kosovë me rëndësi strategjike

by A R
24/05/2016 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Albkonfindustria dhe Ministria Energjitikës dhe Industrisë (MEI) organizuan të martën në Tiranë, Expoforumin “Projektet lider dhe modelet e reja te menaxhimit te sektoreve strategjike Shqiperi & Kosove”.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin ministri i Energjitikës dhe Industrisë Damian Gjiknuri, homologu i tij kosovar Blerand Stavileci, ministri kosovar i Diasporës Valon Murati, Shkelqim Bozgo, menaxher i TAP, Gilberto Callera, President, i Këshillit Botëror të Energjisë, si dhe personalitete të tjere të fushës, vendas dhe të huaj.

Ministri Gjiknuri, duke marrë fjalën u shpreh për rëndësinë strategjitike të projekteve energjitike midis Shqipërisë dhe Kosovës, në zhvillimin ekonomik të të dy vendeve.

“Ecuria e bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë, deri tani është pozitive. Ndërsa një ndër projektet me rëndësi mes dy vendeve, është linja e interkonjeksionit “- tha Gjiknuri.

Kreu i Energjitkës vuri në dukje se aktualisht po bëhen studime fizibiliteti të përbashkëta midis Shqipërisë dhe Kosovës, për realizuar me suksese bashkëpunimin energjitik midis dy vendeve.

“Shqipëria dhe Kosova tha ai, kanë kapacitete rigjeneruese në fushën energjitike, ndërsa ambicjet e zhvillimit të këtij sektori kalojnë edhe në planin e bashkëpunimit rajonal, Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, e Kroaci”.

Duke u ndalur në zbatimin e projektit TAP, Gjiknuri tha se gazifikimi është një mundësi e re përfituese për Shqipërisë.

“Ne synojmë të vëmë në punë TEC-in e Vlorës tha ai, ndërsa shpjegoi se, kemi siguruar fondet për studimin e fizibilitetit madje shumë shpejt do të kemi siguruar fondet për studimin e fizibilitetit dhe do të kemi mundësinë e afrimit të partnerëve privatë”.

“Synimi yne tha Gjiknuri, eshte që të gjejmë një operator privat nëpërmjet partneritetit publik privat që të marrë përsipër vënien në punë, riparimin, investimin e nevojshëm për konvertimin me gaz, te TEC-it Vlore  megjithëse ato punojnë edhe me naftë edhe me gaz”.

Pra do të kemi mundësi që edhe këtë TEC ta vëmë në funksion të sektorit elektroenergjitik shqiptar, vijoi ai.
Gjatë fjalës së tij, ministri Gjiknuri nënvizioi faktin e ecurisë pozitive dhe të qëndrushme që po ndjek sektori energjik në vend, pas shumë vështirësive që barti nga keq menaxhimi i qeverisë së kalaur.

Ndërsa tani tha Gjiknuri ky sektor ka hyrë në fazën e stabilizimit dhe investime konkrete zhvillimore në drejtim të rritjes së shërbimit të konsumatorit dhe kontributit në ekonominë e vendit.

Ndresa Menaxheri per Shqiperine, i Projektit TAP, Shkëlqim Bozgo duke folur per impaktin qe do te kete projekti i gazsjellësit TAP ne Shqiperi, tha se nga zbatimi i tij, pritet të punësohen rreth 2 mijë persona, ndersa aktualisht janë 1 mijë të punësuar te tjere.

Bozgo tha se, ky projekt  pritet të ketë impakt shume pozitiv në ekonominë shqiptare ndersa pritet të sjellë në Shqipëri 1 mld euro. (javanews.al / r.a)

Next Post

Edi Pinguli e Marenglen Verlin, anëtarë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In