• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjiknuri përsërit kërcënimet e Ramës për drejtorët: Largoheni nëse nuk u përgjigjeni qytetarëve

by A R
05/05/2018 12:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri zhvilloi një takim me qytetarë të Durrësit.

Në këtë bashkëbisedim të realizuar në ambientet e Pallatit të Kulturës ishin të pranishëm deputetët e këtij qarku dhe kryetari i Bashkisë Vangjush Dako.

Ministri Gjiknuri tha se në këto 6 muaj qeveria ka arritur rezultate konkrete duke merituar marrjen e një rekomandimi pozitiv nga Komisioni Evropian për çeljen e negociatave. Një ndër zhvillimet më të rëndësishme në këtë periudhë sipas ministrit është fillimi i funksionimit të vetingut i cili do të garantojë një sistem drejtësie që i shërben qytetarëve.

Më tej, ministri u ndal tek investimet e kryera në Durrës në fushën e infrastrukturës dhe energjisë ashtu sikurse projektet e ardhshme.

“Kam ardhur të flas direkt për ato çka kemi bërë këto kohë dhe mbi të gjitha edhe të marr më shumë përgjegjësi përsipër nisur nga bashkëbisedimi me ju, që gjërat që po bëjmë janë ato që duhet. E gjitha brenda kornizave buxhetore dhe mundësive që kemi sepse kur flasim për infrastrukturë dhe energji gjithçka përkthehet se sa mundësi kemi të investojmë”, u shpreh Gjiknuri.

Në Durrës, vijoi ai, kemi patur mundësinë të investojmë në shumë projekte të rëndësishme për qytetarët. “Kemi investuar në ujësjellës-kanalizime, një projekt që është drejt përfundimit dhe po ecën me ritme të mira. Është një investim i madh pasi janë dhjetra miliona euro dhe rrjeti i ujësjellës-kanalizimeve në Durrës po përmirësohet në mënyrë radikale. Me investimet e reja të bëra nga OSHEE-ja cilësia e furnizimit me energji gjithashtu është përmirësuar. A kemi shkuar aty ku duhet? Jo, por mos harrojmë se para 4 vitesh sistemi energjetik ishte i gjithi në kolaps dhe hante paratë e buxhetit për të mbajtur dritat ndezur”, nënvizoi Gjiknuri.

Ai më tej u ndal tek investimet në Portin e Durrësit ashtu sikurse projektin e hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas. “Shumë shpejt do të fillojë thellimi i Portit të Durrësit. Do të thotë se do vijnë anije edhe më të mëdha për të patur më shumë përpunim e më shumë punë, më shumë të ardhura për qytetarët e Durrësit dhe ekonominë kombëtare. Shumë shpejt nis dhe projekti i lidhjes së Tiranës dhe Durrësit me hekurudhë moderne. Pak nga pak Tirana dhe Durrësi po kthehen në një qytet të madh të përbashkët. Hekurudha do jetë në gjendje funksionale për 2 vjet”, theksoi Gjiknuri.

Ministri ishte i drejtpërdrejtë me drejtuesit e institucioneve që nuk i shërbejnë qytetarëve ashtu siç duhet. “Ata zyrtarë të cilët nuk i përgjigjen njerëzve apo që janë kthyer në një problem për njerëzit, duhet të largohen. Këtu unë e kam mandatin të plotë jo vetëm në autoritetin si ministër por mbi të gjitha mandatin për të adresuar në vend ato probleme që duken dhe janë të akumuluara. Në rastet kur administrata ka mbyllur dyert dhe nuk po reagon, ne jemi të detyruar të marrim masa. Le të bëhet shembull për të tjerët sepse ka tjerë që e bëjnë më mirë atë punë”, tha Gjiknuri.

Në po këtë linjë, ishte edhe Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako drejtuar funksionarëve lokalë në këtë qark. “Do të mblidhemi prapë. Ai drejtori, nëse nuk do ta ketë bërë për faj të drejtorit të japë llogari dhe të ikë në shtëpi, kushdo qoftë drejtor, i ujësjellësit apo i kanalizimeve. Këto takime janë për të vënë njëfarë drejtësie para atyre njerëzve që i kemi zgjedhur të drejtojnë dhe u kemi dhënë poste publike si administrator. Janë në provë për të treguar aftësitë e tyre, nëse i shërbejnë këtij komuniteti dhe këtyre njerëzve që i kanë zgjedhur. Në momentin që nuk janë të zotët ta bëjnë këtë punë, çka do të dalë nga këto llogaridhënie që ne po bëjmë, do mbajnë përgjegjësi edhe ai drejtori i ujësjellësit nëse se ka sjellë ujin, edhe ai drejtori i elektrikut, edhe ai drejtori i policisë ndërtimore apo kushdo tjetër që mund të pengojë zgjidhjen e problemeve për faj të atij”, këmbënguli Dako./a.m.

Next Post
Raportet Ndërkombëtare dhe balta e Lulit dhe Monikës

Anketa/ Demokratët kundër koalicionit me LSI, 39 % duan bashkëpunim me PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRI/ Ktheu magazinën në plantacion droge, shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve

EMRI/ Ktheu magazinën në plantacion droge, shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve

August 9, 2026
E bujshme nga “WSJ”: Trump braktis marrëveshjen bërthamore me Iranin, për të hapur ngushticën e Hormuzit! Ja shkaqet e tërheqjes

E bujshme nga “WSJ”: Trump braktis marrëveshjen bërthamore me Iranin, për të hapur ngushticën e Hormuzit! Ja shkaqet e tërheqjes

August 9, 2026
VIDEO/ “Merz duhet të largohet”- Protesta në Gjermani, 10 mijë qytetarë duan dorëheqjen e kancelarit, listë me 11 kërkesa! Rritet ekstremi i AFD-së

VIDEO/ “Merz duhet të largohet”- Protesta në Gjermani, 10 mijë qytetarë duan dorëheqjen e kancelarit, listë me 11 kërkesa! Rritet ekstremi i AFD-së

August 9, 2026
SHBA ofronte 5 mln dollarë për kapjen e tij, Dubai ekstradon drejt Irlandës bosin e organizatës kriminale “Kinahan”!

SHBA ofronte 5 mln dollarë për kapjen e tij, Dubai ekstradon drejt Irlandës bosin e organizatës kriminale “Kinahan”!

August 9, 2026
Siria dhe Rusia ndryshojnë statusin e bazave në Tartus dhe Hmeimim, zbulohet marrëveshja e nënshkruar!

Siria dhe Rusia ndryshojnë statusin e bazave në Tartus dhe Hmeimim, zbulohet marrëveshja e nënshkruar!

August 9, 2026
VIDEO/ Messi zbret i pikëlluar në Rosario për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait! Momenti kur del kokëulur nga avioni bashkë me familjen

VIDEO/ Messi zbret i pikëlluar në Rosario për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait! Momenti kur del kokëulur nga avioni bashkë me familjen

August 9, 2026
Kosova heq flamurin e Ukrainës pas deklaratës së Zelenskyt, reagon edhe Shqipëria: Heqja e paraleleve, e gabuar!

Kosova heq flamurin e Ukrainës pas deklaratës së Zelenskyt, reagon edhe Shqipëria: Heqja e paraleleve, e gabuar!

August 9, 2026
Maresca nuk heq dorë nga Rodri, presion Barcelonës: Të premten do jetë në Manchester!

Maresca nuk heq dorë nga Rodri, presion Barcelonës: Të premten do jetë në Manchester!

August 9, 2026
Irani publikon video të Mojtaba Khameneit pas spekulimeve për shëndetin e tij, por mediat dyshojnë se filmimi u bë para sulmit të SHBA-ve

Irani publikon video të Mojtaba Khameneit pas spekulimeve për shëndetin e tij, por mediat dyshojnë se filmimi u bë para sulmit të SHBA-ve

August 9, 2026
Zelensky jep alarmin: Mbi 50 mijë ushtarë të Koresë së Veriut do të vendosen në Rusi për të luftuar, kemi zbuluar edhe raketa koreane!

Zelensky jep alarmin: Mbi 50 mijë ushtarë të Koresë së Veriut do të vendosen në Rusi për të luftuar, kemi zbuluar edhe raketa koreane!

August 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com