• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Gjiknuri për ARMO-n: Privatizim i dështuar i Berishës, nuk e shtetëzojmë dot

by A R
19/05/2016 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri i është përgjigjur interesit të gazetarëve në lidhje me krizën në kompaninë ARMO, e cila ka thuajse 1 vit që nuk i paguan punonjësit.

Gjiknuri deklaroi se qeveria po përpiqet të ndërmjetësojë me bankat ku ka borxhe kompania për ristrukturimin e saj, pasi nuk mund ta rishtetëzojë.

Ja prononcimi i Gjiknurit:

Ministër, disa punëtorë të kompanisë ARMO kanë protestuar sot para selisë së qeverisë për pagat e pa marra. A keni një koment për këtë protestë?

Nuk është protesta e parë dhe realisht problem është më i thellë. Problemi fillon që tek privatizimi, një privatizim i dështuar. E kemi thënë edhe më pare, se u shit një aset strategjik në duar të gabuara, u falimentua dhe u mbyt me qindra milionë euro borxhe. Tashmë është një kompani private e cila ka falimentuar. Një shitës spekulant ja rishiti disa të tjerëve. Investitorët e rinj nga Azerbaxhani dështuan pasi patën edhe problemet e tyre në Azerbaxhan.

Publiku duhet ta dijë se po flasim për një aset që është ndërmarrje private dhe është si çdo ndërmarrje tjetër private e cila falimenton. Patjetër, interesi është i madh për shtetin pasi është një aset strategjik, rafinimi është shumë i rëndësishëm për ekonominë e vendit. Prandaj dhe ne kemi ndërmarrë çfarë kemi patur mundësi, qoftë edhe një vit më parë, për të garantuar furnizimin me naftë bruto. Qoftë për të parë mundësinë, bashkë me bankat pasi jemi duke diskutuar edhe me bankat, për të gjetur një formë ristrukturimi, por që i takon sektorit privat pasi janë bankat private që kanë hyrë në borxhet e kësaj kompanie. Janë Tatimet dhe Albpetroli që janë borxhlinj më të mëdhenj por të shikohet çfarë mund të ristrukturohet. Është e kotë ti kërkosh qeverisë një gjë që e kishte qeveria e mëparshme, e shiti ‘batjava’, e shiti në duar të gabuara dhe faturën ja la kësaj qeverie.

Z.ministër, a ka mundësi qeveria për ta rishtetëzuar dhe ndoshta më pas edhe për ta privatizuar sërish?

Nuk ke si ta bësh rishtetëzimin sepse aty janë të përfshira shumë banka. I bie të futesh në një cikël krize të të gjithë sistemit bankar. Ajo çfarë po bëjmë ne si qeveri është se po shikojmë mundësitë që përmes bankave të bëhet një ristrukturim i kësaj ndërmarrjeje. Kuptohet, edhe shteti të shohë çfarë mund të heqë dorë ndonjë gjë, por realisht është një proces jashtëzakonisht i vështirë. Disa bëjnë paralelizëm me rastin e kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike por nuk është njësoj. Në rastin e kompanisë së energjisë ishte një aset unik që është energjia e vendit dhe është e pamundur që të shkojë në falimentim. Në rastin që flasim, kemi të bëjmë me një ndërmarrje private e cila falimentoi dhe kjo është situata./a.m.

Next Post

Dëshmia që la në burg Shukri Xhelilin, ja çfarë tha Anisa para togave të zeza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
Misioni Artemis II drejt Hënës çrregulloi atmosferën e Tokës, ja si ndikoi në funksionimin e GPS-it

Misioni Artemis II drejt Hënës çrregulloi atmosferën e Tokës, ja si ndikoi në funksionimin e GPS-it

November 6, 2026
“Dialog do kemi kur PD të ndalojë dhunën!”- Kuko për bashkëpunimin me opozitën: Ta çojmë vendin para, Zgjedhorja kërkon konsensus!

“Dialog do kemi kur PD të ndalojë dhunën!”- Kuko për bashkëpunimin me opozitën: Ta çojmë vendin para, Zgjedhorja kërkon konsensus!

November 6, 2026

Tensionet antisemitiste në Gjermani, Merz paralajmëron emigrantët: Respektoni historinë! Kush nuk pranon, le të largohet…

November 6, 2026
Krimi i rëndë brenda familjes në Durrës, zbardhet dinamika e ngjarjes! Djali i goditi prindërit me sëpatë, dyshohet se vuan nga…

Krimi i rëndë brenda familjes në Durrës, zbardhet dinamika e ngjarjes! Djali i goditi prindërit me sëpatë, dyshohet se vuan nga…

November 6, 2026
Masakër në Jemen, të paktën 30 të vrarë gjatë një sulmi të përgjakshëm në treg! Akuza të ndërsjellta mes Arabisë dhe rebelëve Huthi

Masakër në Jemen, të paktën 30 të vrarë gjatë një sulmi të përgjakshëm në treg! Akuza të ndërsjellta mes Arabisë dhe rebelëve Huthi

November 6, 2026
Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

Tirana pret Samitin Europian për Investimet, analisti: Një mundësi e artë për Shqipërinë, ta shfrytëzojmë!

November 6, 2026
“Roli i Parlamentit, më i fortë”- Muzhaqi: Progres-raporti i KE duhet lexuar i plotë dhe jo në mënyrë selektive!

“Roli i Parlamentit, më i fortë”- Muzhaqi: Progres-raporti i KE duhet lexuar i plotë dhe jo në mënyrë selektive!

November 6, 2026
Dalin bisedat midis qendrës së kontrollit dhe drejtuesve, pak para përplasjes së 2 trenave në Spanjë

Aksidentet tragjike me 115 viktima, BE nis hetimet për keqpërdorimin e fondeve në hekurudhat spanjolle

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In