• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Gjiknuri: Nisim zgjerimin e portit të Durrësit, destinacion mesdhetar për kroçerat

by A R
01/02/2018 12:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Porti i Durrësit pritet t’i nënshtrohet zgjerimit këtë vit, si dhe po shihet mundësia që të kthehet në një destinacion kroçerash mesdhetare. Lajmin e bëri të ditur ministri i infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, i cili u takua me drejtuesit të Portit.

“Jemi duke bërë një inspektim në Portin e Durrësit, duke parë se si funksionojnë kryesisht terminalet të cilat publiku e di që janë dhënë me koncesion, në disa raste të kritikueshme e nuk kemi pse ta fshehim. Jemi këtu pasi në Portin e Durrësit do të kemi dy zhvillime shumë interesante. Së pari, këtë vit do të fillojmë projektin e shumë pritur të thellimit të thellimit dhe zgjerimit të Portit që do të thotë se do ketë më shumë hapësirë për aktivitete. Nga ana tjetër kemi filluar diskutimet edhe për mundësinë që Porti i Durrësit të kthehet në një destinacion kroçerash mesdhetare. Do të thotë që për periudhën e sezonit, këtu të ketë nga një kroçerë çdo ditë çka do jetë një nxitje ekonomike për portin dhe gjithë qytetin e Durrësit”, nënvizoi ministri Gjiknuri.

Gjiknuri theksoi më tej se, Autoriteti Portual ka ndërmarrë hapat e duhur për të aplikuar tek donatorët e bankat në lidhje me gjetjen e financimeve që do mundësojnë zhvillimin e mëtejshëm të Portit.

“Autoriteti portual ka aplikuar edhe për financime në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ku është parë me shumë prioritet financimi. Jam i bindur se kombinimi i këtyre financimeve me interesin e shtuar kroçerave do të ketë një rritje ekonomike më të madhe për portin dhe gjithë qytetin. Porti përgjithësisht ka patur rritje ekonomike, pra janë shtuar volumet. Investimet në rrjetin rrugor apo edhe investimet që do të bëjmë në hekurudhë patjetër do ti rrisin interesin Portit të Durrësit dhe do të rritet konektiviteti ku porti nuk ka përse ti shërbejë vetëm Shqipërisë por edhe vendeve të tjera të rajonit”, tha ministri Gjiknuri.

Next Post
VIDEO/ Basha u bërtet deputetëve socialistë, ndërhyrja e Ballës

Rrëzohen anëtarët e KLP dhe KLGJ, miratohet aeroporti i Vlorës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In