• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Gjiknuri në Uzinën e Ferrokromit: E ringjallëm industrinë përpunuese

by Java News
14/10/2018 13:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri ishte në Uzinën e Ferrokromit në Burrel ku pa nga afër efektin e masave të ndërmarra nga qeveria gjatë viteve të fundit për ringjalljen e industrisë përpunuese të mineraleve brenda vendit.

Gjatë vitit 2017, shoqëria koncesionare ka kryer 11 milion USD investime duke rehabilituar një furrë të vjetër, ndërtuar një të re, ashtu skurse sistemet e dozimit të furrave, impiantet e copëtimit dhe sitosjes së mineralit të kromit, sistemin ftohës, vinçat, repartet e shkrirjes dhe derdhjes dhe mekanizmin deri në përpunimin final të ferrokromit të gatshëm për eksport.

Ky investim ka mundësuar rritjen e kapacitetit prodhues të ferrokromit në Uzinën e Ferrokromit Burrel duke e dyfishuar atë. Kjo uzine do të prodhojë 36,000 ton ferrokrom në vit, nga rreth 17,000 ton/vit që ishte vetëm një vit më parë produkt i cili shkon 100% ne eksport.

“Jemi duke studiuar mundësinë e hapjes së një furre të tretë për prodhimin e ferrokromit. Ky investim i ri llogaritet të shkojë në rreth 10 milion USD dhe të hapë vende të reja pune”, u shpreh drejtuesi teknik i Uzinës.

Ministri Gjiknuri vuri theksin tek efektiviteti i masave të marra nga qeveria për ringjalljen e industrisë së kromit.

“Po të kujtojmë, para shumë vitesh, kjo uzinë qe totalisht e braktisur. Falë investimeve private dhe politikave nxitëse të qeverisë sot kemi një industri që po shtohet. Kemi dyfishim të kapacitetit por çfarë do të thotë kjo për ekonominë shqiptare? Vetëm kjo uzinë e ferrokromit i jep ekonomisë shqiptare 28 milion USD më shumë. Pra, nëse ky krom që përpunohet këtu do të eksportohej mineral në tregjet e eksportit, ekonomia shqiptare do të humbte 28 milion USD. Sot që flasim, këto 28 milion USD janë përkthyer në investime, janë përkthyer në punësim, janë përkthyer në një zinxhir ekonomik që prek edhe shumë sektorë të tjerë të lidhur me industrinë e kromit”, u shpreh Gjiknuri.

Më tej, ai nënvizoi se investimet kanë rritur kapacitetet përpunuese brenda vendit duke tejkaluar edhe prodhimin e e ferrokromit të para viteve ’90 ndërsa sqaroi se vetëm kjo uzinë punëson 180 persona me paga mesatare 60,000 lekë të reja në muaj.

Ministri Gjiknuri nënvizoi se shumë shpejt do të mund të fillojë puna edhe në minierën e Vllanës.

“Shumë shpejt fillon puna në minierën e Vllanës. Shumë shpejt edhe aty do të kemi ringjalljen e asaj miniere, shtimin e prodhimit, ngritjen e impiantit të koncentrimit të kromit dhe shtimin e prodhimit të kromit në vend. Praktikisht, edhe politika e re nxitëse për të dekurajuar eksportet dhe nxitur përpunimin e kromit brenda vendit, do të japë një vlerë të shtuar për ekonominë shqiptare. Shembulli konkret i punës dhe suksesit është ky: investim, punësim, rritje e kapaciteteve prodhuese, rritje e të ardhurave për ekonominë kombëtare. Ky është edhe synimi i kësaj qeverie përsa i përket industrisë minerare”, theksoi Gjiknuri. (Tema)

Next Post
Emigrantët në Greqi, tjetër shans për lejet e qëndrimit

Tragjedia e “trurit”/ Shqipëria në mesin e 15 vendeve për emigracionin e lartë të intelektualëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

September 18, 2026
Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

September 18, 2026
Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

September 18, 2026
“Nuk është verdikt përfundimtar!”- BE reagon para vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK: Respektoni verdiktin e Speciales, e drejta…!

Se për ta, liria e Kosovës ishte e para

September 18, 2026
25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

September 18, 2026
Orët e Tiranës

Orët e Tiranës

September 18, 2026
Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

September 18, 2026

“Po paguajmë shtrenjtë”, Erion Braçe kërkon të hiqen taksat që rëndojnë naftën

September 18, 2026
“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

September 18, 2026
Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com