• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjiknuri në Delvinë, takon pensionistë e ish-ushtarakë: Besoni ata që kanë dhënë prova

by B K
19/04/2025 11:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri zhvilloi një takim në Delvinë, me pensionistë dhe ish-ushtarakë. Gjiknuri i cilësoi ata si kontributorët ndër vite të Partisë Socialiste, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e përhershme që kanë treguar, ndërsa u ndal tek vëmendja që qeverisja e Partisë Socialiste ka treguar përmes përfshirjes në programin e saj të rritjes së pensioneve:

Gjiknuri theksoi se, “Tanimë Shqipëria i ka mundësitë të rrisë pensionet, por sidomos pensionet minimale. Në vitin 2026, pensioni minimal do të jetë 20.000 lekë dhe pensioni mesatar 40.000 lekë. Kjo është vepër e punëve të mira që ka bërë kjo qeveri dhe e mundësive financiare që tanimë i kemi. Rritja e pagave mesatare sjell më shumë kontribute në skemën e sigurimeve shoqërore që do të thotë më shumë mundësi në fondin e pensioneve për të përballuar pensionet.

Shqipëria ka hyrë në një trajektore zhvillimi por dhe krenarie kombëtare. Ju si ish-ushtarakë, që atdheun dhe detyrën e keni patur të shenjtë, tanimë, me qeverisjen që kemi, Shqipëria është një vend më dinjitoz“.

Gjiknuri u ndal tek investimet konkrete të realizuara në Delvinë nga qeverisja e Partisë Socialiste, duke pohuar se ka qenë një zë i fuqishëm që vazhdimisht ka lobuar për realizimin e investimeve në këtë zonë, ndërsa kërkoi mbështetje masive përmes votës për Partinë Socialiste dhe për emrin e tij si kandidat.

 “Mora një vendim për rrugën Kardhiq-Delvinë dhe e bëra. Kam qenë ministër dhe e kam promovuar projektin e ujësjellësit për ujin e Delvinës, duke mbrojtur interesin e zonës që e kishte këtë nevojë. Infrastruktura, që është më e vështira për tu bërë, ajo është bërë. Referuar energjisë elektrike, furnizimi është më i mirë nga sa ka qenë. Të gjitha këto janë pasaportë e punës sime për këtë zonë. Kandidatura ime, si përfaqësues i Partisë Socialiste, ofron garanci politike, si një përfaqësues i denjë i PS-së, që i kam dhënë provat e mbajtjes së fjalës. Mos dëgjoni kur thuhet që në këto zgjedhje elektorale Damiani është i dalë apo s’ka nevojë Damiani për votë. Unë, nuk dua të punësohem në parlament për të mbajtur fjalime. Unë dua të jem me kredi politike, për të mbyllur dhe për të zgjidhur probleme, për të qenë zë i fortë, të jem një çelës që zgjidhen probleme. Këtë fuqi ma jepni ju me votën tuaj personale për kandidaturën time, përveç votës për Partinë Socialiste. Po mora votën maksimale nga qytetarët e Qarkut të Vlorës, unë, në këtë mandat, nuk largohem më nga qarku. Ky është angazhimi im. Vota juaj masive në Delvinë, Sarandë dhe në gjithë këto zona, më bën të jem në borxh moral me ju, më jep një kreditë, të drejtë dhe detyrim moral për të qenë përherë me ju, në shërbimin tuaj”.

Pensionistët dhe ish-ushtarakët në takimin e zhvilluar në Delvinë i garantuan kandidatit Gjiknuri mbështetje të padiskutuar përmes votës për Partinë Socialiste dhe për kandidimin e tij.

“Të gjithë ne që jemi këtu, papërjashtim, historikisht, nuk vihet në dyshim për Delvinën, që ne jemi të majtë. Sot më shumë se kurrë përballë muzgut që kemi përpara, duam dritën e diellit, kaltersinë e detit duam ujin e pastër që vjen vetëm nga Partia Socialiste. Ju Gjiknuri, pensionistët janë të vendosur deri në fund që votën do t’ia japin PS-së. Delvina është me ju dhe për ju, në mënyrë që ju të keni mundësi ta ndihmoni Delvinën”.

Next Post
Kush ishte shënjestra e atentatit në Tiranë? Zbardhen detaje të reja, 2 autorët ikën me motor ‘Ducati’ drejt Elbasanit, por më pas u ‘zhdukën’

Kush ishte shënjestra e atentatit në Tiranë? Zbardhen detaje të reja, 2 autorët ikën me motor ‘Ducati’ drejt Elbasanit, por më pas u ‘zhdukën’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ditët e festave/ Autoriteti Rrugor, plan masash në të gjithë vendin për sigurinë në rrugë

Ditët e festave/ Autoriteti Rrugor, plan masash në të gjithë vendin për sigurinë në rrugë

December 31, 2025
Eksperti bën përllogaritjet: Ja sa para i duhen një familje për të kaluar natën e ndërrimit të viteve

Eksperti bën përllogaritjet: Ja sa para i duhen një familje për të kaluar natën e ndërrimit të viteve

December 31, 2025
Rusia sulmon Odesën me dronë, katër të plagosur përfshirë tre fëmijë

Rusia sulmon Odesën me dronë, katër të plagosur përfshirë tre fëmijë

December 31, 2025
“Më 28 dhjetor fitojmë bindshëm” Kurti: Më 29 dhjetor gëzohen fëmijët dhe pensionistët

Albin ‘Baba’ fitoi, e dinë në Kosovë se kujt i thonë ‘babë’ shqiptarët?!

December 31, 2025
Viti 2025, nga Papa Fraçesku, tek Giorgio Armani dhe Brigitte Bardot/ Këto janë personalitetet botërore që u ndanë nga jeta

Viti 2025, nga Papa Fraçesku, tek Giorgio Armani dhe Brigitte Bardot/ Këto janë personalitetet botërore që u ndanë nga jeta

December 31, 2025
Albin Kurti paralajmëron takim me Vjosa Osmanin për çështjen e presidentit

Albin Kurti paralajmëron takim me Vjosa Osmanin për çështjen e presidentit

December 31, 2025
VIDEO-Mbërrin 2026-a në Australi, spektakël fishekzjarresh në Sydney

VIDEO-Mbërrin 2026-a në Australi, spektakël fishekzjarresh në Sydney

December 31, 2025
VIDEO- Urimi i ministres Spiropali: 2025-a, vit sfidash dhe arritjesh për Shqipërinë drejt BE! 2026-ta, me nivel të lartë ambicieje

VIDEO- Urimi i ministres Spiropali: 2025-a, vit sfidash dhe arritjesh për Shqipërinë drejt BE! 2026-ta, me nivel të lartë ambicieje

December 31, 2025
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Një vit i mallkuar për t’u harruar

December 31, 2025
Tiranë-Korçë 1 orë e 30 minuta? Tiranë-Qukës edhe mundet…

Auckland vs. Tirana

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com