• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjiknuri i bindur: Nuk ka shans të tjetërsosh votën e qytetarëve

by Java News
21/06/2019 12:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 30 Qershorit, drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri zhvilloi takime me banorët në rajonin Nr.2 të qytetit dhe njësinë administrative Shushicë.

Nga Lungomare ku u zhvillua dhe takimi kandidati për kryebashkiak Dritan Leli tha se ky është shembulli i transformimit të qytetit.

“Këtu ka qenë një simbol i shëmtuar i atyre që sot janë rrugëve. Forca dhe kurajo jonë për ta bërë Vlorën një qytet evropian e shndërroi këtë në një vend atraktiv dhe simbol të komunitetit. Jo pa qëllim kemi vendosur këtu fusha sporti për të rinjtë sepse të rinjtë janë e ardhmja. Pjesa e bregdetit do të shndërrohet në një shëtitore të madhe nga Lungomare deri në Orikum”, u shpreh Leli.

Ndërkaq, drejtuesi politik i socialistëve në këtë qark Damian Gjiknuri u bëri thirrje qytetarëve të dalin masivisht në votime.

“Të dalim masivisht në votime. Ta bëjmë siç duhet, ta bëjmë “termet” të vërtetë. Vlora ta japë votën dhe të çojë një sinjal në Tiranë se vota e vlonjatëve ishte masive. Ti themi Edi Ramës faleminderit për ato që ke bërë dhe je në borxh për pjesën tjetër të mandatit”, theksoi Gjiknuri.

Në takimin e mbajtur me banorë të njësisë administrative Shushicë, Gjiknuri akuzoi opozitën se po kërkon të përmbysë pushtetin me dhunë.

“Duan që ta përmbysin pushtetin me dhunë. Kjo është e pafalshme, do të thotë që gjithë ato gjëra të mira që kemi nisur për Vlorën ti lëmë përgjysmë kur të vijë në pushtet Lulzim Basha me Monikën, se ata janë alternativa. Ne jemi më të mirët, ne jemi ata që mbajmë premtimet. Forca e pushtetit qëndron tek vota. Nuk ka shans ta tjetërsosh votën e popullit. Le të thotë ndonjëri që ne paskemi blerë zgjedhjet në Vlorë! Ne e kemi merituar fitoren”, nënvizoi Gjiknuri.

Sipas tij, shqiptarët e dinë shumë mirë kush qenë ata që vranë, kush qenë ata që duan ta kthejnë 97’, kush qenë ata që vodhën jo vetëm vota por gjithçka.

“Vota juaj në 30 Qershor është votë për vazhdimësinë, votë për të thënë që ata që do tentojnë nesër, qoftë president apo parti politike që me bojkot zgjedhjesh dhe djegie mandatesh të krijojnë precedent të rrezikshëm, do ndëshkohen njëherë e mirë”, insistoi Gjiknuri.

Kandidati Dritan Leli u shpreh se në këtë njësi do të vazhdojë programi i investimeve në infrastrukturë.

“Ndërtuam rrugën e Beshishtit, rikonstruktuam qendrën shëndetësore të fshatit të cilën ju e kujtoni se si ishte në një mizerje para disa vitesh ashtu sikurse rikonstruktuam njësinë administrative. Ka filluar punën firma për asfaltimin e gjithë rrugës së Llakatundit, do vazhdojë tek njësia administrative dhe më tej në drejtim të Beshishtit, Mekatit dhe Drithasit. Në 4 vitet që vijnë do përmirësojmë jetesën edhe për komunitetin rom, jo vetëm në njësinë Shushicë por edhe në të gjithë territorin e Bashkisë së Vlorës”, premtoi Leli./l.m

Next Post
Merkel, Macron dhe Conte vazhdojnë mbledhjen në barin e hotelit me birra

Merkel, Macron dhe Conte vazhdojnë mbledhjen në barin e hotelit me birra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Misioni Artemis II shënon rekord historik në eksplorimin e hapësirës, austronautët nisin kthimin

Misioni Artemis II shënon rekord historik në eksplorimin e hapësirës, austronautët nisin kthimin

April 7, 2026
BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

April 7, 2026
FOTOLAJM / Deputetët e PD, dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës

FOTOLAJM / Deputetët e PD, dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës

April 7, 2026
“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

PD funksionon si “klub”! Gazetari: Berisha e ka shuar opozitën. Sulmon këdo që e konsideron armik

April 7, 2026
Drejtori i Policisë nis nga puna/ Takim me shefat e komisariateve, porositë që la

Drejtori i Policisë nis nga puna/ Takim me shefat e komisariateve, porositë që la

April 7, 2026
Nga Denaj e Xhafaj, te Klosi e Gjiknuri / Zbulohet kujt ia ka besuar Rama drejtimin e komisioneve parlamentare

“Punët e Shqipërisë”, Rama mbledh grupin parlamentar, udhëzime për ligjet dhe turin në rrethe

April 7, 2026
Popullsia në Greqi drejt plakjes, Mitsotakis njofton paketën e re prej 1,6 milionë eurosh

Skandali me subvencionet bujqësore në Greqi, Mitsotakis vihet me ‘shpatulla pas murit’

April 7, 2026
Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

April 7, 2026
Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

April 7, 2026
Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In