• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjiknuri: Do donim sërish koalicion me LSI, por askujt nuk i imponohemi

by Java News
08/12/2016 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqiptarët do thirren pas rreth 6 muajsh të zgjedhin se cilët do të jenë deputetët dhe qeveritarët e ardhshëm. A do kemi të njëjtin koalicion të së majtës, apo mund të përballemi me surpriza? Ekziston vullneti e mundësia për vijimin e një aleance mes socialistëve dhe LSI-së? Ministri i Energjetikës dhe Industrisë, njëherësh anëtar i kryesisë së PS-së Damian Gjiknuri, ripërsërit qëndrimin se socialistët e dëshirojnë një gjë të tillë, por jo t’i luten aleatëve strategjikë.

“PS e ka deklaruar më herët që ne jemi të hapur për rinovimin e këtij koalicioni, kemi qeverisur bashkë dhe kemi bërë gjëra të mira bashkë dhe besoj na lind e drejta që së bashku të kërkojmë edhe njëherë votëbesimin e qytetarëve shqiptarë. Ky është qëndrimi i PS, pastaj çdo parti mund të bëjë zgjedhjen e saj dhe ne nuk imponohemi askujt që duhet të vini patjetër ose jo në një koalicion qeverisës”, thotë Gjiknuri.

Për Vizion Plus, Gjiknuri rendit disa nga reformat e ndërmarra nga qeveria “Rama” në këto 3 vite. Bilanci është pozitiv thotë ai dhe andaj kërkohet një mandat i dytë qeverisës.

“Bilanci i këtyre reformave është mbyllja e gropës financiare, forcimi i shtetit ligjor, krijimi i shtetit në konceptin që qeveria e majtë bëri të mundur krijimin e shtetit me plotë kuptimin e fjalës në shumë fusha, që në ligjshmërinë e pagesave të energjisë, rendi publik, reformat në arsim e shëndetësi, të gjitha reforma të suksesshme dhe patjetër e gjithë kjo e përkthyer në një faturë pozitive për qytetarët që do të thotë rroga e pensione”, deklaron Gjiknuri.

Në takimet e fundit kryeministri Rama ka pohuar se shumë është bërë, porse mbetet i pakënaqur nga qeveria. Një strategji elektorale e paramenduar kjo e kreut të qeverisë?

“Kjo është realizëm, është dialektikë, diçka që është krejt normale për një politikan të përgjegjshëm, i cili pavarësisht ritmit të reformave dhe sukseseve të tyre, patjetër ka shumë gjëra për të bërë. Ka mangësi në çdo fushë, po e filloj nga fusha ime për të qenë edhe më i ndershëm. Patjetër kemi bërë një reformë të thellë në sektorin elektro-energjetik, por ka akoma hapësira për tu përmirësuar në shumë gjëra”, tha ai.

Damian Gjiknurin kryesia e PS-së e ka caktuar si koordinator për Qarkun e Vlorës. Ai thotë se ka nisur puna me strukturat, ndërsa lëvizjen e ish-deputetit Koço Kokëdhima, ai aspak nuk e vlerëson si dëm që mund t’ bëhet të majtës.

“Nuk ka ndonjë shqetësim partia në Vlorë në lidhje me të ashtuquajturën lëvizje, pasi këto nuk janë lëvizje të PS, por janë lëvizje individuale për interesa politike individuale”, nënvizoi Gjiknuri.

Prej javësh tashme anëtarët e kupolës drejtuese socialiste kanë nisur punën me bazën, duke dhënë orientimet mbi organizimin për zgjedhjet politike.

ma.me

Next Post
Operacioni në tetor, si i shpëtoi policisë Klement Balili

Operacioni në tetor, si i shpëtoi policisë Klement Balili

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

July 28, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

“Skrapari rrezikon të zhduket nga harta! Fushë-Krujës duan t’i marrin dy fshatrat e aeroportit”

July 28, 2026
Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

July 28, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Pushteti nuk fitohet nga dështimi i tjetrit

July 28, 2026
Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

July 28, 2026
Analiza: Si ndryshon rrënjësisht regjimi i ri i Iranit nga ai i mëparshmi?

Regjimi iranian nuk gjen qetësi, ekzekuton dy protestues të rinj

July 28, 2026
Zjarret, evakuohen 330 mijë persona në Francë & Spanjë, operacioni më i madh civil në kohë paqeje

Zjarret, evakuohen 330 mijë persona në Francë & Spanjë, operacioni më i madh civil në kohë paqeje

July 28, 2026
Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin (EMRI)

Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin (EMRI)

July 28, 2026
Blushi për protestuesit: Nuk kam parë kurrë kaq shumë helm dhe urrejtje, kjo buron vetëm nga injoranca!

Odisea i Matt Damon dhe Odisea i Bekim Fehmiut

July 28, 2026
Lesi flet për ‘surpriza’ nga SPAK: Brenda vitit merr brenda një tjetër të rëndësishëm nga…

Protesta, Rama dhe shumica e shqiptarëve që nuk janë në protestë!

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com