• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjiknuri dhe Llatja takim me mjekët dhe infermierët: Vota për PS, garanci për vijimin e rritjes së pagave

by A R
30/04/2023 14:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri zhvilloi një bashkëbisedim me mjekët dhe infermierët e Elbasanit për t’i përgëzuar për punën e palodhur në shërbim të qytetarëve dhe rolin e tyre të pazëvendësueshëm në shoqëri.

Në fjalën e tij, numri dy i socialistëve u shpreh se kjo mazhorancë ka treguar një vëmendje të veçantë për përmirësimin e kushteve në sistemin shëndetësor me investimet në spitale, qendra shëndetësore dhe rritje të konsiderueshme pagash për mjekët dhe infermierët.

“Qeveria shqiptare reagoi në momentin dhe kohën e duhur. Të gjitha këto politika pagash që kanë filluar të japin rezultat. Unë kam pasur kontakte me mjekë, në rrethana krejt shoqërore dhe ma kanë thënë këtë gjë. Është tjetër gjë të investosh në infrastrukturë, është shumë mirë të investosh në infrastrukturë sepse infrastruktura është baza, po nga ana tjetër, po nuk trajtove dhe mjekët, personelin shëndetësor, çfarë vlere ka gjithë ajo para e investuar në qoftë se nuk do të kesh personel shëndetësor. Kjo që ka filluar tashmë është një diçka shumë e prekshme, shumë e mirë dhe jam i bindur që të gjithë ju e vlerësoni”, tha ai.

Gjiknuri, që është njëherësh dhe drejtues politik i qarkut, u shpreh se Kryeministri Rama ka deklaruar që kjo paketë do të vazhdojë dhe mjekët do të jenë në vëmendje të të gjithë mbështetjes financiare.

“Mjekët dhe mësuesit gjithmonë të imponojnë respekt. Pikërisht ky lloj trajtimi, kjo mbështetje financiare, u krijon mundësi për karrierë, por të jenë dhe të mirëpaguar. Ndonjëherë njerëzit i krahasojnë dhe me vendet e tjera. Po duhet të shikosh për kushtet e vendit tënd, për të ardhurat që ke dhe sesi e ndërton veten tënde. Është një gjë e thjeshtë të thuash të shkosh jashtë. Po të shkosh jashtë ka një kalvar goxha të madh mundimesh. Ka dhe njerëz që duan të bëjnë karrierën bazë dhe ta ndërtojnë në vendin e tyre. Jam i bindur që me këtë politikë që ka nisur do të vazhdojë mbështetja për mjekët dhe për të gjithë personelin shëndetësor”, siguroi numri dy I socialistëve.

Sekretari i Përgjithshëm I PS u shpreh se konsolidimi i bashkëpunimit qeveri-bashki edhe përtej 14 Majit, është vazhdimi i politikës së nisur për rritjen e pagave dhe trajtimin e duhur të të gjithë personelit mjekësor.

“Ne jemi një ekip. Edhe Gledi, kur themi Gledi nuk është vetëm, ne jemi një ekip politik. Vota për 14 Majin është dhe një garanci për politikat që ka nisur qeveria, rritjen e pagave, qëndrueshmërinë e kësaj qeverisje dhe për vazhdimësinë e të gjithë politikave të mira për shëndetësinë. Jo se çdo gjë shkon mirë dhe në shëndetësi, patjetër ka nevojë për më shumë, por është futur në një rrugë të mbarë. Mbështetja financiare është e para, siç janë dhe investimet në infrastrukturën mjekësore. Konsolidimi i fitoreve në pushtetin vendor është një garanci që këto gjëra do të vazhdojnë”, deklaroi Gjiknuri.

Numri dy i socialistëve komentoi dhe alternativën përballë, duke theksuar se kur ata e kishin në dorë pushtetin, nuk bënë asgjë. Gjiknuri tha se opozita kërkon që ta kthejë Elbasanin në një bunker politik, duke bllokuar projektet e nisura.

“Nuk është pse kemi të besojmë tek të tjerët që thonë, se ai që s’ka gjë në dorë, të premton qiejt. Ai mund të thotë se do t’i trefishojë rrogat, do t’i katërfishojë. Megjithëse po ta pyesësh se çfarë bëre, kur kishe në dorë për profesionet në fjalë, do thotë: -“Nuk bëra gjë, se tani e kuptova që bëra gabim”. Atëherë çfarë garancie ka që ti do të veprosh ndryshe? Në fakt, rekordet e njeriut janë baza jo ajo çfarë thua. Ajo çfarë ke bërë është baza e themelimit dhe vërtetësisë të asaj që thuhet. Nga njëra anë unë them se ne kemi qenë shumë konkretë. Natyrshëm ka dhe gjëra që ne duhet të reflektojmë. Po nga ana tjetër shoh preokupimin e kësaj qeverie, të Kryeministrit Rama. Ndodh që kur ndryshon kahu politik, fillon kthehet në një bunker politik, fillon kthehet në një Foltore të re politike bashkia që merret nga opozita në marrëdhënien me qeverinë. E fatkeqësisht ndëshkohen qytetarët e këtij qyteti, kur ndërkohë janë shumë projekte tashmë të nisura për bashkinë, qoftë rehabilitimi i lagjes së Kalasë, por dhe projekte të tjera që e ngrenë Elbasanin në një vend tjetër”, theksoi Gjiknuri.

/a.r

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vizita e parë e Drejtoreshës së Eurostat në Shqipëri, Koçiu: Po modernizojmë sistemin statistikor sipas standardeve të BE-së

Vizita e parë e Drejtoreshës së Eurostat në Shqipëri, Koçiu: Po modernizojmë sistemin statistikor sipas standardeve të BE-së

November 25, 2026

Veliaj njofton vendimin e ri: Nga viti 2027 çerdhet dhe kopshtet do të jenë falas

November 25, 2026
“Ndiqni paratë”, zbardhen diskutimet e Wendt me Brahon e Ketën, në fokus tenderat dhe trafiku i drogës

“Ndiqni paratë”, zbardhen diskutimet e Wendt me Brahon e Ketën, në fokus tenderat dhe trafiku i drogës

November 25, 2026
Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, disa të plagosur, mes tyre edhe një i mitur (VIDEO)

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, disa të plagosur, mes tyre edhe një i mitur (VIDEO)

November 25, 2026
Festa Kombëtare në Vatikan, prezantohet edhe pulla postare simbol! Ministri Hoxha: Shqipëria krenohet me harmoninë ndërfetare

Festa Kombëtare në Vatikan, prezantohet edhe pulla postare simbol! Ministri Hoxha: Shqipëria krenohet me harmoninë ndërfetare

November 25, 2026
Zvarritet sërish gjyqi për aferën Partizani, “bllokohet” dëshmia e ish-ministrit Pango! Seanca shtyhet më 8 qershor

Debate në GJKKO për dosjen “Partizani” ku gjykohen Berisha dhe Malltezi, SPAK kundërshton pjesërisht dëshmitarin!

November 25, 2026
Ka vetëm një kusht, Franca e gatshme të dërgojë përfaqësues në Moskë për Ukrainën: Evropa të ketë një vend në tryezë!

Ka vetëm një kusht, Franca e gatshme të dërgojë përfaqësues në Moskë për Ukrainën: Evropa të ketë një vend në tryezë!

November 25, 2026
Festat/ 114-Vjetori i Pavarësisë, Kosova dhe Shqipëria aktivitet të përbashkët në Prishtinë!

Festat/ 114-Vjetori i Pavarësisë, Kosova dhe Shqipëria aktivitet të përbashkët në Prishtinë!

November 25, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Të gjithë duan ta fitojnë Tiranën, po kush do që ta qeverisë atë?

November 25, 2026
Elisa Spiropali pas përjashtimit: Duan të më mbyllin derën, por do futem në mbledhjen e grupit të PS edhe me forcë!

Elisa Spiropali pas përjashtimit: Duan të më mbyllin derën, por do futem në mbledhjen e grupit të PS edhe me forcë!

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In